Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Me cfare binden qe kane humbur?

Publikuar me : 18.05.2011 Ne : Politike - 245 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Te bindesh grupin qeversises te sotem se, pushteti edhe mund te humbet eshte sot, sfida me jetike per Shqiptaret. Ngjarjet qe po rrjedhin, njera pas tjetres, po na ndihmojne ne nje menyre te pabesueshme per te kuptuar se, nuk behet me fjale per nje tranzicion te vonuar dhe te tejzgjatur, sic e kemi bere tashme zakon ta quajme kete proces te gjate ne Shqiperi. Por, per nje tranzicion te ndalur. Ndalese e cila, duke patur parasysh tendencen normale te konsolidimit te nje sistemi te tille, pa me dyshje, mund te konsiderohet si regres i demokracise.


Qe rruga, neper te cilen, prej disa kohesh kemi hyre ishte dhe mbetet e rrezikshme, kjo ishte e qarte per cdo qytetar i cili, ka pak njohuri per demokracine. Qysh ne krye te heres, ajo u denoncua nga shume eksperte, nderkombetar e vendas dhe mund ta lexojme ne shume raporte nderkombetare si nje tendence per daljen e shumices se sotme, nga kufijte e nje qeverisjeje te moderuar dhe te kufizuar. Ne nje aksion, tashme te qarte, per te kontrolluar diku, nepermjet institucionit te zgjedhjes dhe diku nepermjet presionit te hapur,(kur ndikimi tek zgjedhja ishte i pamundur) te gjitha pushtetet e garancise kushtetuese te lirise se individit.


Rezultati eshte i dukshem e pa ekuivok dhe 21 janari e nxorri kete pasoje te qarte dhe paster per te gjithe. Shteti eshte i gjithi, nen nje kontroll te paster dhe institucionet e tij, nuk jane me te lira, per te ushtruar rolin e tyre rregullues. Shteti, ne vend te luaje rolin e tij, si rregullator i paanshem eshte tashme shnderruar ne nje instrument presioni, te dukshem e te padukshem, jo ndaj ndonje klase te caktuar sic ndodhte ne monizem, por ndaj kundeshtareve te ketij realiteti.


Ky deformim i rrezikshem vjen si rezultat i nje konceptimi te gabuar te pushtetit nga nje grup njerezish qe po perfitojne edhe nga nje realitet i varfer, financiar dhe demokratik i Shqiperise.


Kjo situate po mbyt edhe shoqerine civile dhe mediat, duke iu mohuar rolin e natyrshem qe ato kane ne nje sistem demokratik. Ne kete kuptim, ne keto momente, Shqiperia nuk eshte me nje demokraci hibride por nje demokraci e bllokuar. 21 janari e beri te qarte edhe per nderkombetaret kete situate te rrezikshme, ne te cilen gjendet vendi. Ne kete date, organet shteterore, nuk u shfaqen me si rregullues te paanshem por, si pale te verteta te pushtetit. Dhe kur ndonje prej tyre guxoi te ngrinte koke u gjend ne nje presion te pa gjetur e ndeshur, ne asnje demokraci normale, sic qe rasti ndaj Presidentit te Republikes apo Prokurorise.


Rrezikshmerine iminente te kesaj krize e kuptuan te paret, nderkombetaret. Dhe nuk ka qene e veshtire per ta te konstatonin se ky vend, gjendej perpara dy alternativash konfrontimi ose kthimi ne nje normalititet, sado te brishte. Dhe zgjedhjet lokale ishin me sa duket, shansi me i pershtatshem ne kete drejtim. Ishte ne fakt, rruga e duhur per tu ndjekur edhe pse, si per ta ashtu dhe per shumicen e qytetareve te ketij vendi, keto zgjedhje, ne keto kushte, nuk mund te ishin zhvilluar ashtu sic duhej. Qasja dukej qysh se largu ne kete menyre, eleminohej konfrontimi dhe i ktheheshim lojes demokratike. Packa se, nje loje qe nuk ngjan shume me zgjedhjet ne nje demokraci te stabilizuar dhe funksionale.


Duke zgjedhur kete rruge, nderkombetaret e kane patur te qarte se, ne shume raste, pavaresisht perpjekjeve te tyre, per te ngjallur paanesine dhe besimin e humbur tek institucionet e pavarura, do te ishin ata vete, organet e garancise ne keto zgjedhje. Per aq sa kjo ishte e mundur objektivisht. Kjo per faktin se, per shume arsye, per te cilat nuk ia vlen te ndalesh, ata nuk mund te pengonin psh, ministrat te realizonin nje presion te papare mbi vartesit e tyre ne administraten publike.


Keta te fundit, vazhduan tiu tregonin te llahtarisur familjareve te tyre, pas cdo mbledhjeje te celulave te partise ne pushtet, ne cdo lagje se ishin te detyruar te kontribonin ne detyra te ndryshme partiake, per te shkuar dere me dere, per te mbushur lista sa me te sakta per mundesite e votimit per cdo familje etj, etj. Sikurse, nuk mund te pengonin psh, ata qindra raste, kur punonjes te administrates publike, sekretar te pergjithshem, drejtore, shefa sektoresh apo dhe thjesht specialist, megjithese me vendbanim te perhershem ne Durres, Shkoder, Shijak, Kavaje e gjetke gjendeshin ne listat e votuesve te Tiranes. Nderkombetaret nuk mund ta ndalnin kete mobilizim te strukturave shteterore, kaq te panatyrshem ne nje sistem demokratik.


E aq me pak, psh te ndalnin funksionimin tashme krejtesisht te hapur politik te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Dhe kjo edhe per faktin se keto nuk ishin dhe jane detyra apo detyrime te tyre por te institucioneve te pavarura te nje shteti. Te cilet, tek ne, per fat te keq nuk ekzistojne me.


Pyetja mundonjese eshte a e zgjidhen thelbin e krizes keto zgjedhje? Keto zgjedhje nuk mund ta zgjidhin krizen Shqiptare. Thelbi i se ciles, sikurse u tha pak me lart, qendron ne menyren sesi konceptohet pushteti nga shumica e sotme edhe pse frazeologjia demokratike mundohet ta fsheh ate. Kjo shumice, nuk arrin te ambjentohet me rrotacionin politik.


Dhe per kete eshte e gatshme te paguhet cdo cmim. Zgjedhjet qe spo mbarojne ende, fushata e tyre, numerimi i votave, mos firmosja e rezultatit paraprak per Tiranen nga KQZ-ja jane te mjaftueshem per te kuptuar se si do te jene zgjedhjet e neserme dhe ajo cka, do te jene ne gjendje te zgjidhin ato.


Sikur te mos mjaftonte e gjitha kjo, nje fakt i ri, rrenqethes, i shtohet kesaj panorame pazakonshmerisht te zymte. Kjo shumice, nuk ka me frike nga bllokimi i integrimit europian te Shqiperise. Nese deri me sot, ne mungese te frikes nga vota, ky kercenim i kishte detyruar pushtetaret Shqiptare te ndiqnin nje rruge, pak a shume lineare, kesaj rradhe u duk me qarte se kurre se frika e humbjes se pushtetit ishte me e madhe se ajo e humbjes se integrimit.


Dhe duke patur parasysh faktin qe, kushtezimi europian i integrimit ishte dhe mbetej per Shqiptaret nje garanci per moskthim prapa i demokracise, kjo eshte vertete per tu shqetesuar.


Per gjithe sa po shohim ne keto vite e vecanerisht ditet e fundit, duket haptazi, me shume se cdo here se cila eshte sfida me e shpejte dhe me e forte e Shqiptareve si do te mundim, te gjithe se bashku, faktor te brendshem dhe nderkombetare te bindim kete shumice qe ne nje sistem demokratik, pushteti edhe mund te humbet. Si, nje dukuri normale kjo, ne demokraci.


Kjo sepse, konceptimi qe grupi drejtues i saj ka per pushtetin, duket se eshte i tille qe as humbja e ketyre zgjedhjeve, as menyra e papare per nje demokraci sic i konceptoi dhe zhvilloi ato, as humbja e statusit te kandidatit edhe kete vit, nuk jane shkak i mjaftueshem per te reflektuar e per tu bindur se Shqiperia po e uleret nevojen per ndryshim te qeverisjes.


Si do ta zgjidhim atehere kete ceshtje? Kjo eshte sfida me e forte sot. Dhe pikerisht ketu, duhet kerkuar ndihma dhe kontributi i te gjitheve dhe ne menyre te vecante, i nderkombetareve miq. Sepse pa asnje medyshje tashme, ne, qytetaret e ketij vendi, procesi i integrimit europian te Shqiperise dhe ne fund te fundit, vete fati i demokratizimit te ketij vendi, shpejt a vone do te na duhet te perballemi me kete problem, kaq delikat dhe shqetesues, ne te njejten kohe.


Pa zgjidhjen e te cilit, qofshin zgjedhjet e parakohshme, qofshin ato te 2013-s, 2017-s, 2030-s etj do te jene vec nje fotografi e ketyre zgjedhjeve qe spo munden te perfundojne.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit