Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Me Gazmend Gjoken para premieres Me ka marre malli

Publikuar me : 23.04.2011 Ne : Kulture - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nja tete vite perpara luante burrin qe tradhton pambarimisht, i cili i kerkon se shoqes te njejten gje, besnikerine ne familje nga njera ane dhe nga ana tjeter jeten e pavarur me dashnore.


Me kete rol u shfaq per here te fundit ne skene Gazmend Gjoka ne komedine Çifti i shqyer i Dario Fose. Te e njejta skene e Akademise se Arteve ai shfaqet sonte perkrah aktoreve Arben Derhemi dhe Niada Saliasi, ne Riverside Drive komedi me nje akt e shkruar nga Woody Allen, vene ne skene nga Milto Kutali.


Me ka marre malli te luaj njehere, te luaj mire jo vetem per veten, po per te tjeret.
Aktori dhe profesori i drames ka lene figura te paharruara nga Don Zhuani i Molierit, te Keq e me keq i Beckettit, te Ferma e kafsheve e George Orwell, nje triumf i aktorit qe ne nje ore e gjysme realizon 30 karaktere (figura kafshesh),


I perkasin kohes se arte per ate vete dhe per teatrin privat ne Shqiperi ku prodhohej, eksperimentohej disi me teatrin. E famshmja Oaz qe Gjoka dhe Altin Basha themeluan me 1999 ishte ngritur si nje kompani e kerkimit ne teater. Madje prane saj ekzistonin edhe Miqte e Beketit. Kush e ze sot ne goje kete emer?


Nje nga qellimet e Oazit ishte te mbeteshin indipendent ne krijimtari dhe ne strukturen e tyre, te ruanin fizionomine e te rinjve.


Sot Oaz nuk ka me, dhe kjo eshte nder arsyet pse Gazmend Gjoka ka qendruar larg skenes per kaq kohe, duke kultivuar ne ane tjeter poziten e tij akademike. Prej vitit 2008 eshte shef i Departamentit te Aktrimit dhe Regjise se Televizionit e Filmit, gje qe e mbajti afer akademise dhe te rinjve.


Sonte luan Fred Sevic, personazh barbon, me crregullime mendore. Komedia shfaqet sot e neser dhe ne fundjavat e ardhshme. Zgjat 1 ore e 20 minuta.


Si eshte ky personazhi juaj?


Fred Sevic eshte nje person qe ka pasur nje takim te gjate ne kohe me psikanalistin dhe flitet per tridhjete vjet. Ka shume gjase qe vete personazhi Fred, te jete Woody Allen ne kontradiktat veta, ne shkeputjen e vet nga realiteti, ne gjenialitetin e vet. Ne nje nga batutat e para, personazhi im thote Kaosi, bota, jashte kontrollit. Dhe e fundit, ne nje monolog kur flet me yjet Çfare dreqi kemi bere ne ketu poshte qe e kemi zemeruar gjithesine kaq shume?
Kjo nxjerr ne pah ate kontradikte dhe ate regjim pune te vet Allenit ne kete jete e cila po humbet nga principet nga rregullat.


Njeriu kur ankohet per keto humbjet e te ngjajshmeve te vet fillon e behet pak moralist, apo jo?


Miqte tane qe e njohen vepren me vone, kujtonin se kjo eshte nje drame urbane. Por Riverside Drive tregon sa tragjike eshte jeta dhe hyn me ne thellesi te atij realiteti qe jetojme perdite. Qe ne intrigen e pare te fabules dy personazhet, Fredi dhe Xhimi, percojne te publiku mesazhe te forta. Nje problem i jashtezakonshem sot eshte realiteti i marredhenieve paralele, shkaterrimi i familjes.


Gabojme apo keni qene te kjo skene per here te fundit me komedine Çifti i shqyer? Jo rastesisht na kujtohet, sepse keto qe po thoni per familjen dhe marredheniet paralele mund ti kishit pohuar dhe per komedine e Dario Fose.


Dakord. Çifti i shqyer eshte konkret. Ndersa te Allen kemi nje personazh qe eshte kuruar jashte kujdesit te shoqerise, nje njeri qe nuk i eshte dhene asnjehere mundesia te shprehe veten. Kemi edhe personazhin qe luan Arben Derhemi, nje artist qe ne menyre te pafytyre ka hyre ne axhendat artistike. Jane disa modele te njeriut piramide, si ato piramidat tona rentiere te vitit 97.


Po projektoni modelin e nje personazhi tipik?


Aspak. Jam ne rolin e nje njeriu barbon qe vuan nga depresioni bipolar. Kam bere edhe lexime te ndryshme te studimeve mjekesore per te pare qofte edhe kush jane skizofrenet, sa kuptova se ne jeten tone te perditshme ka shume te tille. Ata jane te pranishem ne cfaredo lloj vendi pune, ne cfaredo lloj ambjenti, qe shpesh keta lloj njerezish jane ne kufijte e gjenialitetit te mendimeve, qe shkeputen nga ky realitet por edhe i shkepusin, i refuzojne. Nje nga vuajtjet me te madhe eshte komunikimi me keta njerez. Ndersa ne Shqiperi as qe behet fjale per te krijuar mundesite dhe kujdesin e duhur per ta.


Paskeni marre leksione mbi depresionin?


Kam pare mbi depresionin, mbi skizofrenine, mbi crregullimet bipolare dhe fare mire mund te fitojme dhe ndonje leke me kete pune, sepse do te fillojme te kemi seancat tona! (Qesh)


Si eshte raporti me Niaden dhe Arbenin? Per cfare cilesish do ti vleresoje dy partneret?


Ben Derhemin do ta shihni ne nje nga rolet me te mire te tijet deri me sot. Nuk dua ta cenoj, por ketu ka gjetur nje karakter i cili e ben shume te ndryshueshem, i zgjon labirinte profesionale si zhvillim, si metodike roli.


Ndersa Niada eshte pare me shume ne teatrin e dhomes.


Niada ka qene studentja ime. Sot eshte nje aktore qe pretendon te ece, ka sharm ne skene, ka kuraje. Do te jete nje zhvillim i mire ne punen e saj profesionale deri me sot.


Tete vjet pa luajtur. Arsye te forta duhet te keni pasur.


Pas Çiftit te shqyer, vazhdova ne Top Channel per nje vit e gjysme. Me pas ishte pervoja ne produksionin grek Eduard te regjisores Angeliki Antoniou.


Eshte i vetmi rol ne kinema.


Po ky eshte. Nuk kam dashur te perzihem. Nuk kam besuar asnjehere te keto produksionet filmike.


Te produksionet apo te kinemaja?


Nuk flitet per kinema sot tek ne. Njerezit tregohen shume pragmatiste me ate cka bejne. Kinemaja eshte gje tjeter, edhe si dashuri eshte tjeter gje.
Flas konkretisht per cfare ndodh ne Shqiperi. Njerezit mendojne njehere per fitimin. Regjisori vjen dhe nuk te thote kam kete rol por kam kaq mundesi te te paguaj. Kjo ana konformiste e ceshtjes nuk me pelqen.
Ndersa me Angeliki Antonioun ndodhi ndryshe. Ndodhi qe ajo qe te nxit frymezimin, kerkimin, qe te shtyn ta kesh ne mend dicka.
Them se te njejtin kerkim kam bere sot me personazhin e Fredit.


Si shef i Departamentit te Aktrimit dhe regjise se Televizionit e Filmit, duhet te keni nje pergjigje me te sakte per pyetjen pse Akademia me keto burime ne njerez qe ka, nuk i pergjigjet realitetit?


Nuk i pergjigjet realitetit sepse kjo ku jemi, eshte e vetmja salle qe kemi, dhe kjo salle eshte per tre fakultete. Vec kesaj jane me dhjetera provime, aktivitete te cilat duhen menaxhuar, qe eshte e pamundur me stafin akademik per momentin. Po te kemi mbeshtetjet financiare mund te pretendonim per nje teater te Akademise se Arteve.
Nepermjet programit Qyteti i Arteve ne donim qe te jepej nje drite jeshile per disa projekte te medha te nje Teatri te Akademise. Kemi menduar qe te kemi nje zgjidhje, nese do te vazhdoje kjo ndihme dhe kjo mbeshtetje financiare nga institucione qeveritare dhe private.


Realisht, mund te behet Teatri i Akademise?


Qyteti i Arteve qe mbeshtet tre fakultete me 150 milione leke nga qeveria, eshte tendence e mire qe ne te arrijme ta fitojme te drejten e Teatrit te Akademise, i cili te funksiononte me nje buxhet dhe staf me vete. Te kishim mundesi te benim bashkepunime me teatrot e akademive te tjera, edhe nje festival te akademive ta benim. Jane shume mundesi te cilat do ti nxirnim ne pah duke pasur kete institucion. Ne drejt kesaj shkojme. Veshtiresite dihen.


Do kishim deshire tju shihnim edhe nje here si ne spektaklin e paharruar Keq e me keq.


Them qe edhe ky rol eshte ne ato ujera.


Atehere paraqet veshtiresi te natyres teknike me tekstin?


Samuel Beckett eshte nje laborator me vete dhe ai te jep mundesine qe ti te elaborosh me personazhin. Beckett futet thelle ne kanalet e natyres njerezore. Por ju po kujtoni nje kohe kur ne provonim dhe eksperimentonim me Beckettin, me mendimin e tij specifik, cka nuk mund ta krahasojme me Woody Allenin. Megjithate, eshte e njejta teknologji pune.


Ndoshta eshte keq te flase perpara premieres, por une jam perkushtuar per ta zgjidhur kete rol edhe si figure, e per ta arritur ai aktor edhe teknikisht. Ketu ka disa monologe qe paraqesin detyra te vecanta ne te foluren e shpejte e qe jane tipare te pacienteve depresive, bashke me imitimin e te tjereve, kapercimin e mendimeve, halucinacionet, lidhjen me zerat te cilet i degjojne, iu binden atyre urdhrave, komunikojne me tjetrin, nderkohe qe jane te tretet ndermjet zerit dhe atij, personazhit. Kjo ka sjelle disa detyra per personazhin tim.


Pastaj, e qe ne fakt eshte e para ne rend, me ka marre malli shume te luaj, me ka marre malli te luaj mire jo vetem per veten po edhe per te tjeret.


Nuk ju kemi pare as si spektator ne teater?


Nuk kam shkuar per nje kohe te gjate. Por se fundi pashe Shtrigat e Salemit.
Shqiperia ka shume probleme dhe njerezve shpesh iu del batuta se kjo puna e artit te ne qenka si frut pas buke. Ky eshte mentaliteti per rendesine qe i jepet artit ne Shqiperi. Teater tashti! Kjo nuk i sensibilizon me njerezit, as spektatorin.


Po juve, ju dekurajon ju?


Une pergjigjen time e jap duke punuar. Hajde shihni shfaqjen. Une kete di te bej. Te merrem me teori dhe te merrem per te gjetur arsyet se cfare ndodh sot ne Shqiperi, do te bija ne kete rreth vicioz qe ndodhet teatri, zhvillimet e tij dhe gjithe njerezit qe merren gjate me teatrin.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit