Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Me keq se kaq...

Publikuar me : 30.07.2010 Ne : Kulture - 156 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Jo larg, por sa le pas 21 dhjetorin, ketu ne kryeqytet, te dalin perpara te ashtuquajturat miniera dhe qyteza te romeve. Se ceshte kjo miniere dhe kjo qyteze dhe cndodh aty, duhet pare me sy e te degjohet me veshe.


Ketu, me pak rreshta po nenvizoj vetem kaq Qyteza, aty ku strehohen dhe hane, ku clodhen, flene, ku lindin dhe rriten, ku martohen dhe vdesin romet, eshte nje ferr me ferr se ai i Dantes! Strehet e tyre jane mbuluar me plastmase te rreckosur. Ne 5, 6, 7, 10 meter siperfaqe jetojne 7, 8, 10 burra, gra, kalamaj! Kush nuk beson, le te shkoje ti shikoje! Ata ndodhen aty. Sapo gdhin dita, keta dalin prej ketij ferri, shkojne ne nje ferr tjeter!


Ne minieren aty prane, ku dikur jane shkrire metale. Ne kete miniere jane hapur me dhjetera galeri! Brenda ne to, germojne me capa, sqepar e thonj kalamajte, 6, 7, 8,12 vjec, nena te thara si pasterma, baballare qe renkojne e mallkojne! Ja se cpyeta nje dite ne piskun e vapes une pensionisti 72 vjec, dhe si u pergjigj njeri prej kalamajve


- Si te quajne? - Sergji - Sa vjec je? - Tete! - Shkon ne shkolle? -Jo, jo, jo. -Pse nuk shkon ne shkolle? (Shikoi nga e ema) - Pse e torturon djalin ne keto gropa? i them. - Qenke i ngeshem zotrote! - me pergjigjet. Ska buke te haje! Me kane vdekur tre te tjere.


Kane shkuar shume vite qe kur Migjeni derdhte lot per Lulin e vocerr. Per fat te keq, Lulet e Migjenit i shikojme edhe sot e ketyre diteve! Shikoj e degjoj dite e nate politikane karagjoze, me vjen per te vjelle.


Shikoj romet, por edhe lista te gjata ne dyqane nga shtresa te tjera ne qytet e ne fshat, mbaj me gajret dhe ngushelloj veten Mos u qaj e mos u anko, 13.500 e pate pensionin. Te shtoi qeveria edhe 500 leke, u mbushen 14.000.


Me kete pension bli buke e gjelle, paguaj drita e uje, telefon, bli ilace, bej analiza. Nje kafe ne dite dhe nje ngjitje zbritje ne autobus urban baras me ¼ e pensionit!


Por, do edhe nje skaner kjo moshe (ky kushton sa dy muaj pension), edhe nje operacion qe kushton sa 5 muaj pension, ke nevoje edhe per nje proteze qe kushton sa 6-7 muaj pension. Po duhet te kursesh edhe per vdekjen qe po afron. Ja pra, me kete pension duhen bere te gjitha... Degjo edhe pallavrat e politikaneve Bume ekonomike! Ritme me te larta se ne Europe e ne planet.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit