Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Me pushime ne rrethinat e Tiranes?

Publikuar me : 03.07.2011 Ne : Sociale - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mund të shkohet me pushime edhe në rrethinat e Tiranës. Jo thjesht vetëm për një kafe, drekë apo për t’u kredhur në pishinat e shumta, deri në përmasa olimpike rreth e përqark, për disa orë, brenda një dite e vonë në mbrëmje të kthehesh në shtëpi. Por mund të merren edhe valixhe të mbushura mirë e mirë dhe të organizohen pushime të vërteta me një paketë të vërtetë ‘all incluse’ edhe rrotull Tiranës. Edhe pse resortet dhe hotelet vetë ende nuk ofrojnë oferta të gatshme afatgjata, të tipit: “kaq ditë në x vend për x lekë apo euro”, këtë mund ta bëjë vetë edhe cilido prej nesh, duke ditur çmimet ditore dhe sidomos shërbimet që ofrohen në këmbim të tyre. Mund t’ua japë një paketë të tillë lehtësuese edhe gazeta ‘Shekulli’ pas një eksplorimi të mirë që i bëri zonës. Dhe pasi t’i keni baraspeshuar, mund ta nxirrni dhe vetë përfundimin, a ia vlen të shkosh me pushime edhe në rrethinat e Tiranës? Duke qenë sa afër shtëpisë në kryeqytet, të afërmve, tek të cilët nëse ta ka enda apo nevoja mund të rikthehesh një hop, por edhe afër spitaleve më të mira në raste urgjence, e njëkohësisht të kesh edhe një mjedis ndryshe, të shkëputur nga rrëmuja dhe rrëmeti, një copëz parajsë vetëm pak kilometra larg.

Në morinë e rrethinave spikat sidomos rruga e Elbasanit, e cila është formësuar si një zonë e vërtetë turistike, falë investimeve të mëdha dhe marramendëse që subjektet private kanë bërë në këtë zonë vitet e fundit, duke ia ndryshuar faqen dhe duke i dhënë një funksionalitet të ri.

E në krahasim me një tjetër rrethinë më të hershme dhe të ngjashme turistike, Dajtin, rruga e Elbasanit nuk të krijon stërmundimin e një rruge gjithë gropa, që të këput brinjët. Edhe gjelbërimin, ndoshta, e ka më të dendur.





 

Drejt Rrugës së Elbasanit

Vërtet nuk të pret as det, as liqen ndanë kësaj rruge, por një mori resortesh njëri pas tjetrit, me pishinat varg, njëra më e madhe dhe e re se tjetra, shatërvanë, rrethuar mes pemëve, lëndinave, anës lumenjve, në ajër të pastër, me temperatura deri në 6ºCelcius më të ulëta krahasuar me Tiranën ku plas  nga vapa e padurueshme. Dhe me atë qetësi që të fal pylli. Kësisoj, veç notit dhe nxirjes së lëkurës, mund të bësh edhe një palë pushime malore e të mbushësh mushkëritë me ajër nga ventilimi i grykës së lumit e lloj-lloj argëtimesh për shtatë palë qejfe.

Përpos natyrës, dora e shqiptarëve në këto vite, sidomos në këtë zonë, ka ndërtuar mjeshtërisht edhe argëtime të të gjitha llojeve me sporte si tenis, ping-pong, bilardo, shah, shëtitje dhe gara me kuaj, qitje me piatel, deri tek soditja e kafshëve në minizoo. Kanë menduar të plotësojnë artistikisht edhe anën shpirtërore të pushuesve me koncerte, kërcime, teatro, mbrëmje poetike. Të mirëorganizuara dhe bollshëm në sipërfaqe 10.000-25.000m². Të certifikuara edhe me 5 yje+ për standardin në çdo element, siç është kompleksi Palma Nova.

“Tek ne nuk thua dot kurrë s’kam ç’të bëj”, konstaton Skënder Hekuri, administrator i kompleksit ‘Panto’. “Organizojmë këtë periudhë shumë dendur sidomos party në pishinë me shkollat e mesme të Tiranës”, shpjegon Vasil Mema, i cili administron ‘Mema resort’, ngritur dy vjet më parë, e ku pishina, shezlongët, fusha e tenisit, e gjithçka tregojnë një ‘moshë’ fare të re të një investimi një milion euro, të cilin pronari pret ta marrë pas dhjetë vjetësh. Ndërsa mbi dy milionë dollarë kanë investuar Bujar dhe Laert Duro për kompleksin klas ‘Palma Nova’. Megjithatë, e dinë se ngrehinat që kanë ngritur me shumë mundime janë dhe do të jenë aty sot e përgjithmonë..

 

Edhe turizëm kulturor



Në të njëjtën rrugë dihet që gjendet edhe Kalaja e Petrelës, 12 km larg Tiranës. Një kala mesjetare, e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. E ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit. Në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve. E megjithatë, ia kanë dalë të ndërtojnë hotele dhe shtëpi edhe afër kalasë.

Po në këtë zonë gjendet edhe shpella e fshatit Pëllumbas. Është një nga gjashtë shpellat më të bukura të Europës dhe një nga pesë shpellat e banuara në botë.

 

Gastronomia, bio



Për sa i përket gastronomisë, ushqimet përveçse shpesh i gjen bio, të marra direkt nga prodhimet e fshatit, shërbehen më pas në gatime tradicionale shqiptare dhe kuzhinë italiane, mesdhetare. Sidomos mishëra të kafshëve dhe shpendëve të egër të maleve përreth në varësi të sezonit të tyre, që ofrohen edhe në barbeky. Fruta, gjithashtu, sidomos nga pemët e fshatrave rrotull. Pak a shumë të gjitha restorantet kanë çmime të përafërta, të cilat mund t’i gjesh edhe me çmimet e restoranteve të nivelit të mesëm në Tiranë, edhe pse mjedisi që ofrohet në periferi është i një niveli të vërtetë turistik. Për ata që zgjedhin për të fjetur brenda çmimit të dhomës, suitës dhe viletës kanë zakonisht edhe mëngjesin falas. Një mëngjes që mund të jetë si kudo, por edhe me qumësht të sapomjelë dhe gjithë nënproduktet e tij, të prodhuara në kuzhinën e atyre restoranteve që cilësohen ‘bio’.

 

 

Pishina, e kudogjendur

 

Të gjitha resortet, por jo vetëm resortet, edhe restorantet gjithmonë e më shumë po e duan dhe po e ndërtojnë një pishinë. Madje mundësisht edhe dy të tilla brenda një kompleksi, që arrijnë edhe 5000m² sipërfaqe vetëm pishina brenda një resorti apo 900m² një pishinë olimpike.

 




 

Fëmijët, parësorë

 

Nuk harrohen asnjëherë. Asgjëkund. Të gjitha investimet e konsiderueshme turistike e kanë projektuar nga një kënd lojërash, kush të vogël e kush si kompleks të madh kryesor. Si mund të bujtin dhe qëndrojnë të rriturit familjarë, nëse të vegjlit e tyre nuk gjejnë veten?!

 

Balta e Erzenit, kurative

Të gjitha resortet që gjenden buzë degëve të lumit Erzen, shoqërizues gjatë gjithë rrugës, kanë mundësi t’u ofrojnë klientëve të tyre një shërbim ekstra, masazh me baltën e lumit. ‘Është tonifikuese për lëkurën,  e përdorin sidomos të huajt”, shpjegon regjisori Gëzim Kame, i cili drejton edhe ai resort me emrin e tij në këtë zonë.

 

Fundjava, plot e përplot



Kryesisht në fundjavë të gjitha mbushen plot. Sa për pishinën, aq edhe për festa, dreka, darka, argëtime të ndryshme. “Kemi nga 1700 vetë në ditë në fundjavë”, thotë Skënder Hekuri nga ‘Panto’. ‘Nga 300 vetë çdo fundjavë”, për Vesel Memën tek ‘Mema Resort’. ‘Nuk iu iket kur mësohen”, shton Durim Sula i ‘Hotel Riza’.



 

 

Çmimet

Pishina:                                   600-800 lekë/dita (për të rritur)

300-400 lekë/dita (për fëmijë)

Dhoma: 2.000-3.000-10.000 lekë/nata

Prenotim dasmash: 7000-9000lekë/njeri



 

Mema Resort

Pranë “Mema Resort” ju mund të gjeni:
• Restorant
• Bar
• Hotel
• Pishinë

Sallë moderne fetish, dasmash
• Parkim të sigurtë

Adresa: Mullet, Tr, Km10, rruga nacionale Tiranë-Elbasan

Tel:0692670105692055435

 

Magdalena Alla

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 80 here.
Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine  Tani o bote me uro gjume te embelAurora Molla  Aurora Molla një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amanetin e saj. Aurora e kishte ndjerë fatin e saj që e priste, dhe para se të largohej i kishte thënë së ëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj. Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimit, pasi i ka rënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit