Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Me shume se rrezim i Berishes

Publikuar me : 27.12.2011 Ne : Kuriozitete - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Preç Zogaj

Deri me sot asnjë  grupim opozitar  në Shqipëri  nuk i ka fituar zgjedhjet  falë programit, në kuptimin që të ketë ndryshuar mendjen e  votuesve duke paraqitur zgjidhje me të mira. Rrotacioni politik i pushtetit në Shqipëri, tre herë në njëzet vjet,  ka ndodhur  parasëgjithash  për shkak të  konsumimit deri në degradim të  shumicës qeveritare  si dhe  erës  së ndryshimit që  shpërthen  zakonisht në raste të tilla. Në vitin 1992 PD  fitoi  si alternativa e parë antikomuniste, pas gjysëm shekulli monizëm. Në vitin 1997, PD largohet dhe PS  vjen përgjatë  një krize të menaxhuar nga  6000 kaskat ndërkombëetare të operacionit “Alba”, që garantuan zgjedhjet  dhe vazhdimësinë  e shtetit shqiptar në një periudhë nga më të errtat  e historisë sonë të re.

Në vitet 2004-2005, Berisha  dhe opozita e  asaj  kohe shinjestrojnë  rikthimin duke kalëruar  abuzimet e qeverisë socialiste të Fatos Nanos me pushtetin. Sllogani “Nano ik”  marrshoi nepër Shqipëri  si sintezë e kulluar e kulturës së rrotacionit në ketë vend: dikush duhet të vijë ngaqë dikush duhet të ikë. Por pesha e kujtimeve  të hidhura të qeverisjes së parë të Berishës  në publik ishte ende aq e madhe, sa këtij nuk i mjaftuan rekordet e zeza të qeverisë  “Nano”. Për të fituar  ju  desh një  operacion politiko-mediatik i mirëfilltë që kishte si qëllim  të ndryshonte  sa të ishte e mundur imazhin e tij të vjetër.  Dhe iu desh mbi të gjitha faktori LSI, dalja me vete e Ilir Metës.

Në  këtë histori, programet kanë qenë  një garniturë apo një butafori  zbukuruese  e mekanizmave  të vërtetë që vënë  në lëvizje  rrotacionin e  pushtetit në Shqipëri.  E gjithë kjo  ka patur arsyet e  veta komplekse. Njëra prej këtyre arsyeve  më duket më thelbësore se të tjerat: Privatizimet, remitancat (paratë që dërgojnë emigrantët),  grantet, ndihmat, kreditë e buta dhe  madje edhe trafiqet e ndryshme kanë qenë  për shumë kohë burime konstante të ardhurash për ekonominë e vendit, pra edhe për buxhetin, pavarësisht kush ka qeverisur.  Këto  burime “gratis”  kanë përcaktuar  bashkë me lehtësinë e qeverisjes edhe  modelin skematik të  drejtimit dhe  zhvillimit të vendit, model  i cili,  me ndryshime dhe përmirësime  jo thelbësore,  ka qenë i njëjtë  nga një qeveri në tjetrën.

Politikat reale të zhvillimit, ato që projektohen nga mendje të hapura dhe kalkulohen në institucione  të specializuara, kanë qënë mish i huaj  në kulturën shqiptare të drejtimit. Rrjedhimisht, “gara”  politike nuk ka qenë se kush propozon   më  shumë zgjidhje të reja,  por kush po e tepron me shumë me abuzime. Thenë ndryshe,  nuk ka qenë kush është më  zoti dhe më i mirë se tjetri, po kush është më i keq se tjetri.

Kjo periudhë po perëndon. Mjedisi politik  dhe shoqëror nuk është më siç ka qenë. Rubinetat  e lartpermendur nuk  janë më siç kanë qenë. Dalngadalë po rrjedhim me  currila ose po shterrojmë  fare. Privatizimet  e asaj që  trashëguam nga komunizmi po mbarojnë. Remitancat janë në rënie të vazhdueshme. Kreditë  me interesa tregëtare po prevalojnë mbi kreditë e buta. Ndihma pothuajse nuk ka më. Trafiqet, për fat, janë në tkurrje. Të shtojmë këtu edhe  efektet e drejpërdrejta apo anësore të krizës  globale. Ekonomia shqiptare  po ekspozohet çdo ditë e me qartë dhe çdo ditë e me ballazi me pyetjen “nga do të vinë paratë tani e tutje”,  cilët  do  të jenë burimet e reja për  të  përballuar nevojat e  shlyer borxhet? Nëqoftese  këto burime nuk do të gjenden e nuk do të aktivizohen në kohë, vendi do të detyrohet të ndryshojë  mënyrën e jetesës duke kufizuar  kërkesat në maksimumin jetik. Shqipëria do të përfundojë në shtratin e  Prokustit për të jetuar në bazë të asaj që  jep, që prodhon.

Të drejtën dhe detyrimin për të kërkuar zgjidhje të reja e kanë  barabar shumica  dhe opozita. Qeveria  është në kundërkohë,  sepse  ka fjetur  mbi dafina gjithë këto  vite, edhe pse shterrimi i burimeve  financiare ka qenë i parashikueshëm  prej disa vitesh. Berisha me të tijët janë të vetëdijshëm se thjesht do të shkaktonin  ilaritet po të premtojnë për neser  çfarë duhej të kishin berë  dje. Ma merr mendja se  në synimin e tyre për një mandat të tretë  nuk do të mbështetën në ndonjë program të ri zhvillimi. Sidomos tani që banka Botërore u rrëzoi edhe mburrjen e madhe me sistemin fiskal- e mbanin si më të mirin, ndërkohë që është vlerësuar si një nga më të këqinjtë e planetit. Berisha do ta mbështesë  synimin e tij thjesht në  shumën  aritmetike  të zgjedhësve  partiakë, sipas  partive që ka e synon të ketë në  koalicionin e  tij.

Ka një pikpamje të përhapur në Shqipëri, sipas së cilës, zgjedhësit partiakë  janë si detashmente të ngrira. Edhe për  këtë shkak kali i betejës së opozitës  për zgjedhjet  e ardhshme  mendoj se do të jetë programi i ri i zhvillimit.  Nuk them aspak se nuk janë  edhe antikorrupsioni, frymëzimi i shpresës dhe ngazëllimi i ndryshimit.  Këto karta kanë pikët e tyre në llogarinë e përgjithshme të fitores. Por nuk mjaftojnë. Dhe nuk duhet të mjaftojnë.  Lidershipi i PS-së e ka kuptuar  këtë. Prandaj ka ngritur  një numër të madh grupesh pune që po punojnë për programin. Efektiviteti i  ketyre grupeve do të duket në  produktin  që do të nxjerrin. Edhe partitë e tjera aleate me PS-së duhet të  thonë fjalën e tyre në këtë kantier. Nuk është fjala këtu për  zgjidhje sempliciste, që kufizohen në  skema të reja  rishpërdarjeje të së njëjtës shumë parash që prodhon ekonomia që kemi.  Fjala është për politika  zhvillimi  të reja, konkrete, të zbatueshme, në bazë të  aseteve dhe mundësive që ka vendi në kushtet e hapjes me botën, duke u fokusuar te deti, bujqësia, turizmi, uji, infrastruktura  e tjerë. Fjala është për të shtuar punën dhe punësimin.  Normalisht  kjo opozitë   do të jetë e para  që do të synojë një rrotacion politik  të pushtetit ku programi nuk do të jetë një garniturë, një  rrabat që shoqëron fjalimet politike,  por një  muzikë e gjallë  që do të zgjojë masën gri të zgjedhësve   dhe një “detonator” që do të  çajë  masën  e ngrirë të elektoratit partiak.

Nuk fitohet pa program. Nuk duhet të fitohet pa program. Impulset e rrotacionit janë flakë kashte që shuhet shpejt. Programi i votuar  është garancia  e qeverisjes së mirë. Prandaj nga opozita e sotme kërkohet  me shumë se sa bashkimi për të rrëzuar Sali Berishën. Ka mijëra e mijëra zgjedhës që nuk duan gjë tjetër. Por ata nuk janë shumicë. Rrotacioni i pushtetit kërkon  doemos  mijëra të tjerë që duan me shumë, duan  tejkalimin e Sali Berishës, duan  programe dhe zgjidhje për problemet themelore që kanë  si idividë dhe si komunitete.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit