Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Me shume taksa, buxheti mbledh me pak te ardhura

Publikuar me : 31.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 100 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Ndërhyrjet e njëpasnjëshme në sistemin fiskal duket se nuk po jep frytet e parashikuara nga qeveria. Shembulli konkret janë të ardhurat nga akciza. Nga janari i këtij viti, për çdo paketë cigare paguhet 20 lekë më shumë akcizë. Në parim, një rritje e tillë e akcizës për cigaren me rreth 40 për qind (ishte 50 lekë për paketë u bë 70 lekë) pritej të rriste edhe të ardhurat në buxhet, gjë e cila nuk ndodhi, përkundrazi ato u ulën. Përgjatë gjysmës së parë të këtij viti, buxheti i shtetit mësohet të ketë mbledhur rreth 17.2 miliardë lekë nga akcizat. Kjo shumë është 400 milionë lekë më pak krahasuar me një vit më parë. Madje, në qershor 2010, nuk kishte filluar ende të vilej akciza për ambalazhet e plastikës dhe qelqit. Gjatë kësaj periudhe u miratua edhe rritja e akcizës për naftën virxhin, vajrat e rendë, vendosja e saj për bateritë, gomat e përdorura, etj.

Të gjitha këto ndryshime, të cilat hynë në fuqi në mesin e verës së vitit të shkuar, parashikohej të kishin një efekt shtesë prej rreth 5 miliardë lekë në buxhetin e shtetit. Edhe rritja e akcizës për cigaren gjithashtu, parashikohej të kishte një efekt shtesë prej rreth 2.8 miliardë lekë. Në total, ndryshimet e akcizave përgjatë vitit të shkuar parashikohej që të vilnin të paktën 7.8 miliardë lekë më shumë nga ky zë. Taksat u rritën, qytetarët paguan më shumë për çdo paketë cigare apo ambalazh (plastik, qelq) të blerë, por të ardhurat në buxhet, të cilat më pas do t’u ktheheshin atyre në formën e investimeve vijuan në të njëjtat nivele.

Konsumatorët pritet të përballen me një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në vjeshtën e këtij viti. Paketa fiskale e miratuar së fundmi nga parlamenti, krahas sistemit të ri të taksave për makinat parashikon edhe vendosjen e një takse të posaçme për naftën dhe benzinën. Taksa e re, e emërtuar si “taksë qarkullimi për karburantet”, është 5 lekë për litër si për naftën ashtu edhe për benzinën. Ky nivel është vetëm përgjatë periudhës shtator-dhjetor 2011, pasi ajo do të rritet edhe me dy lekë të tjera për litër nga janari 2012 duke shkuar në total në 7 lekë për litër. Në këto kushte, pritet që karburantet të shtrenjtohen minimumi me 5 lekë për litër në shtator si edhe me dy lekë të tjera në janar. Nga ky operacion, buxheti i shtetit pritet të akordojë rreth 1.2 miliardë lekë nga shtatori deri në dhjetor dhe rreth 4.9 miliardë lekë përgjatë vitit 2012.

Rritja e të ardhurave nga ndryshimet në akcizën e karburanteve është një shumë e konsiderueshme (sa trefishi i fondit të dëmshpërblimit të të përndjekurve) në raport me të ardhurat totale të parashikuara nga akciza, gjë e cila pritet të pasqyrohet në xhepin e konsumatorëve shqiptarë, ku rroga mesatare mujore është rreth 300 euro.

E gjitha kjo është në përputhje të plotë me logjikën mbi të cilin qeveria thotë që e ka hartuar këtë ligj: Shpenzon më shumë kush harxhon më shumë. Megjithatë, duket se të gjithë do të preken nga shtrenjtimi i karburanteve në shtator,pavarësisht nëse ka një automjet apo jo. Kjo, për faktin se shtrenjtimi i karburanteve do të pasqyrohet në rritjen e kostos së transportit apo edhe shërbimeve të tjera, nga të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë preken të gjithë qytetarët.

 

 

2

Herë është ndryshuar ligji për akcizat gjatë vitit të shkuar. Ndryshimi i parë përfshiu vendosjen e akcizës për ambalazhet, gomat, bateritë, etj., kurse ndryshimi i dytë e rriti me 20 lekë atë për cigaret

 

 

Akciza/çmimi final

35 perqind akcizë

65 perqind kosto + taksat e tjera

 

 

Të ardhurat nga akciza ndër vite (6 mujori parë)

2008       16.2 mld lekë

2009       14.4 mld lekë

2010       17.6 mld lekë

2011       17.2 mld lekë

 

Akciza përbën aktualisht rreth 35 për qind të çmimit final të një pakete cigare që blen sot çdo duhanpirës në vend. Për sa i parket karburanteve, për çdo litër naftë apo benzinë të blerë, qytetari i paguan shtetit 37 lekë vetëm për akcizën.

 

Emirjon Senja

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit