Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Me teatrin njohin kufijte e vetvetes

Publikuar me : 09.06.2011 Ne : Kulture - 178 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ai qe kalon ne rrugen e qete me pisha qe te con te Instituti i Nxenesve qe nuk Degjojne, e ka te veshtire te imagjinoje energjine dhe vrullin e punes qe i bashkon femijet brenda godines kur behet fjale per teater. Pasi kalon disa kate, ku postulatet neper mure Bota jone paqe, sfide dhe integrim, apo Edhe ne jemi si gjithe te tjeret te lodhin syte, gjendesh ne nje salle palestre ku disa dite me pare zhvilloheshin provat e shfaqjes Magjistari i Ozit, perralle e 1900-es e shkruar nga Frank Baum. Regjisorja Elma Doresi ka punuar me kete pjese e nxitur nga pervoja e punes me keta femije dhe lufta e tyre me veten per te kapercyer pengesat.


Magjistari... u shfaq mbreme ne Teatrin Kombetar. Shikuesi pa vetem rezulatin e punes me shfaqjen dhe ndoshta ka cuar neper mend pyetjet Si arrijne te komunikojne me regjisoren, te realizojne rolet me natyrshmeri, duke shmangur sa te mundin shabllonet, si levizin sipas ritmit te muzikes, perse u pelqen teatri?


Ne prova, aty ku njohin kufijte e vetes


Kur jam me ta dhe une nuk degjoj. Ne prova nuk ka regjisore. Keshtu i le te lire te krijojne, gje qe i ndihmon shume per besimin ne vetvete thote regjisorja Elma Doresi qe nuk e ka bashkepunimin e pare me femijet qe nuk degjojne. Me humor Elma kujton fillimet, kur erdhi per ti mesuar dhe mesoi vete prej tyre. Mesoi sesi te punonte me teper me imagjinaten, pantomimen, plastiken. Ajo eshte e bindur qe ata jane gjeni ne levizje dhe plastike. Dhe kjo eshte e vertete.


Fare te natyrshem shohim magjistarin Oz (ne rol Franceska Xhunga) te shnderrohet nga dinake e tinzare ne nje njeri zemerbute dhe te dhembshur, njeriun e hekurt (Erion Supli) te kthehet ne njeri te ndjeshem tek lufton per te pasur nje zemer. Te cliret jane edhe enderrimtarja Doroti (ne rol Zamira Allaisufi), apo Xhino Mema 11 vjec, me trupvogli i grupit ne rolin e luanit te vogel dhe Enea Gjura ne rolin e dordolecit.


Kur i sheh tek interpretojne, vetiu rikthehen ne mendje fjalet qe regjisorja thote per ndikimin qe ka teatri tek ata I ka ndihmuar te kene besim, te kuptojne se jane te forte, te zgjuar, te nxjerrin ne pah vlerat e tyre. Po si komunikojne mes tyre? Po te rrish pak me shume se gjysme ore, e para gje qe ngulit ne mendje eshte fjalia dua te luaj teater qe ne gjuhen e shenjave perkthehet prekje e fytit me gishterinj, nderkohe qe pellembet e hapura vendosen mbi njera-tjetren.


Per komunikimin i ndihmon edhe Vojsava, interpretja, e cila eshte trajnuar tri vjet per te mesuar gjuhen e tyre. Ka disa elemente qe duhet te integrohen me njeri-tjetrin ne menyre qe te kesh nje komunikim me keta femije qe nuk degjojne. E para eshte daktilimi me gishta dhe e dyta, buzet. Ne te njejten kohe qe ti daktilon duhet te shqiptosh ate qe po daktilon. Vec kesaj, sigurisht eshte edhe muskulatura e fytyres, pantomima, shpjegon shkurt Sava, sic e njohin te gjithe vajzen.


Projekti


Shfaqja teatrore Magjistari i Ozit eshte pjese e projektit Diagnostikim i hershem dhe integrim social i minoreve qe nuk degjojne, qe ka nisur ne vitin 2008, i iniciuar nga Ministria e Jashtme Italiane dhe realizohet nga M.A.G.I.S. Sipas administratores se projektit, Nevila Zeneli, nje nga aktivitetet me rendesi te projektit eshte ai qe nis qysh ne maternitetet e Tiranes, Fierit dhe Shkodres. Te gjithe femijet e porsalindur kryejne nje ekzaminim te nivelit te pare qe quhet otoemisione akustike. Hapi i dyte qe kryhet me femijet qe rezultojne fail (me dyshim mosdegjimi) kryejne testin e nivelit te dyte A.B.R.

Femijet qe rezultojne me probleme degjimi edhe pas testit te dyte, pajisen me aparate degjimore nga audioprotesistet italiane qe vijne cdo muaj. Pas pajisjes me aparate femijet ndiqen me logopedi ne Qendren e Zhvillimit dhe Mirerritjes ne Kombinat.
Te gjithe femijet qe jetojne ne Institutin e Femijeve qe nuk Degjojne pajisen me aparate degjimi. Aktualisht sapo eshte perfunduar nje projekt i vogel tjeter me nje grup prej 21 te rinjsh, qe jane trajnuar ne nje kurs informatike si dhe ne trajnime te tjera.


120 femije nga e gjithe Shqiperia mesojne ne Institutin e Nxenesve qe nuk Degjojne. Nuk ka nje shifer te sakte sesa eshte numri i tyre ne shkalle vendi.


34 nga keta femije bejne rregullisht seanca logopedie per te permiresuar gjuhen e folur.


5 femije nga ky insitut jane integruar ne shkolla normale publike te shoqeruar nga asistente komunikimi. Asistentet e komunikimit i ndjekin keta femije qofte ne mesim si dhe ne pune individuale pas mesimit. Gjithashtu femije te tjere qe nuk jetojne ne Institut por ne familje jane te integruar ne shkolla normale. 2 prej tyre jane nga Fieri, dy nga Tirana.
(Shifrat jane marre nga administratorja e projektit, Nevila Zeneli)


Mbeshtetje financiare modeste nga shteti


Mbeshtetja financiare eshte 8000 leke ne muaj, nje shume qe nuk jepet me pas largimit nga Instituti. Mendohet se e kane nje zanat tani (rrobaqepesi, kepucari, marangoz) qe mund ta ushtrojne pas moshes 15 vjecare?!


1. Ne Institut femijet qendrojne deri ne klasen e 9-te dhe pastaj kthehen ne familjet e tyre. Deri ne kete moshe marrin nje ndihme sociale modeste, qe nderpritet me ikjen nga Instituti. Nderkohe nuk ka lehtesira ne transportin urban, ne udhetime.


2. Pasi mbarojne Institutin dhe pajisen me nje vertetim notash, e kane te veshtire te integrohen ne shkollat e mesme te pergjithshme. Ne Institut bejne lende zanati, rrobaqepesi, kepucari, marangoz, qe ne kete moshe nuk i terheqin dhe nuk kane deshire ti vazhdojne me tej.


3. Psikologu pak i pranishem ne jeten ne familje dhe shkollat e pergjishme ku disa prej femijeve kane fatin te integrohen. Shpesh here ndodh qe problemet vijne per shkak te pakujdesise se familjes, nga mos pasja e informacionit te duhur dhe kultura e zakonet e zonave perkatese, te cilat shpesh krijone me shume probleme sesa ndreqin, shpjegon psikologia Kadiu.


4. E kane te veshtire te gjejne nje pune pas perfundimit te studimeve, sidomos ne strukturat shteterore. Moshat 14-17 vjec i shqeteson fakti qe cfare do te bejne kur shkolla do te perfundoje?, e rendit kete problem te parin qe shqeteson kete kategori psikologia Lozana Kadiu. Duke marre parasysh dhe qe nuk eshte se shikohen nje kontigjent i mire per pune, kjo per shkak te mosndergjegjesimit te njerezve qe keta femije jane normale ne aspektin psikik dhe fizik, dhe mungesa e nje shqise nuk i pengon te punojne, apo te krijojne familje.


Zamira Allaisufi, 15 vjece


Kam shume pak shoke dhe shoqe jashte shkolles, pothuajse fare. Pjesen me te mire te shokeve, te cilet i dua shume, i kam ketu brenda ne Institut. Te tjeret, qe jane jashte Institutit gjithmone me lene diku ne hije. Ne momentin qe dua te rrefej dicka, ata thone prit dhe vazhdojne qe te flasin vete. Sa here qe mezitem me ta, pikturoj, por ai qe me ndihmon te ndihem mire vertet eshte teatri. Endrra ime me e madhe? Do te doja qe nje dite te studioja ne universitet.


Franceska Xhunga, 14 vjec


Kur bej rolin e magjistarit, une futem ne imagjinaten time. E vogel shihja cdo film per magjistaret, i kisha shume frike, por edhe i pelqeja. U ktheva ne ato vite per te kujtuar
filmat me magjistare dhe mu rikthyen ndermend te gjitha levizjet. Mua sigurisht qe me pelqen ta vazhdoj teatrin, deshiroj qe te mesoj akoma edhe me shume se kaq dhe shpresoj qe te jete dikush qe te na ndihmoje.


Lorenci Gjuzi, 25 vjec


Une jam asistent regjisor i Elma Doresit. Ne kete shkolle une kam qene ne grupin e nxenesve qe mesonte zanatin e marangozit. Nuk me pelqen qe ta vazhdoje si profesion sepse sigurisht qe ka shume risk, nje dite e ke doren nje dite jo. Ne na kane dhene vetem dy mundesi zgjedhjeje, ose per kepucari, ose per marangoz. Dhe une zgjodha. Sesa te me ngjisnin duart neper masticet e kepuceve, zgjodha me mire zanatin e marangozit sepse eshte pak me komod ne krahasim me kepucarine. Por, po te me jepej mundesia do te vazhdoja me teatrin.


Vojsava Murati, 23 vjec


Ku bazohet kjo menyre komunikimi? Ka disa elemente qe duhet te integrohen me njeri-tjetrin ne menyre qe te kesh nje komunikim me keta femije qe nuk degjojne. E para eshte daktilimi, me gishta dhe e dyta, buzet. Ne te njejten kohe qe ti daktilon duhet qe te shqiptosh ate qe po daktilon. Vec kesaj, sigurisht eshte edhe muskulatura e fytyres, pantomima.


* * *


Analize
Lozana Kadiu Çdo problem duhet tua nxjerresh me grep.


Ne Institutin e Nxenesve qe nuk Degjojne departamentet e psikologjise dhe te punonjeses sociale jane hapur dy vitet e fundit. Me pare, roli i psikologes eshte bere nga mesueset dhe kujdestaret. Kurse tani cdo gje eshte ndryshe. Punohet cdo dite nga 6 ore me grupmoshat 7-17 vjec dhe ne raste aktivitetesh, puna i kalon 8-9 oret.


Çdo grupmoshe ka problemet e saj dhe une, kur jam me ta, mundohem te jem nje femije 7-8 vjec qe me pelqen te luaj me kukulla, makina, aq sa dhe nje adoleshente kapricoze qe dua ti arrij gjerat menjehere. Kete gje e bej sepse dua te marr informacion nga ata dhe tju percoj mesazhe. Kuptohet qe mbaj dhe poziten time te punes, pa shkelur etiken apo pergjegjesite qe me jane dhene.


Problematika me e shpeshte qe haset ne punen me ta eshte mosbindja ndaj rregullave sociale qe ata duhet te zbatojne, kjo per faktin se femijet kane nje bote te brendshme tyren, nje bote qe e ndajne vetem me njeri-tjetrin dhe eshte pak e veshtire qe ti cash muret e te penetrosh brenda. Por, me nje vullnet te mire dhe duke komunikuar me ta, arrin te futesh ne kete bote.


Duhet theksuar fakti qe shfaqin edhe problematikat e moshes (adoleshentet), qe eshte pak veshtire te kanalizohen. Keshtu qe here pas here shprehin nje lloj agresiviteti, i cili i vjen nga deshira per te thene gjithcka, por ne pamundesi per ta bere, ata acarohen dhe reagojne pak negativisht ndaj ceshtjes, ose terhiqen. Moshat e vogla, 7-13 shfaqin probleme me procesin e rritjes dhe adaptimin me problemin e tyre ne boten qe i rrethon.

Moshat 14-17 vjec i shqeteson fakti qe cfare do te bejne kur shkolla do te perfundoje? Duke ditur qe nuk eshte se shikohen nje kontigjent i mire per pune, kjo per shkak te mosndergjegjesimit te njerezve qe keta femije jane normale ne aspektin psikik dhe fizik, dhe mungesa e nje shqise nuk i pengon te punojne, apo te krijojne familje. Aktualisht po prek dhe tematiken e problemeve seksuale dhe trajtimin e tyre ne varesi te grupmoshave, sepse ketu vazhdon te jete pak tabu ne mendjen e femijeve.


Si ne jeten normali, ky eshte edhe grupi me delikat. Ata perjetojne shume here me shume cdo gje te re qe u ndodh ne jete. Me ta duhen perdorur nje gjuhe sa me te thjeshte qe cdo shpjegim te jete i sakte dhe precis, kjo per vete faktin se cdo gje e kuptojne ne heshtje dhe e perpunojne ne heshtje, keshtu qe cdo problem duhet tua nxjerresh me grep.


Prandaj eshte i rendesishem roli i psikologut ne familje dhe ne shkolla. Shpesh here ndodh qe problemet vijne per shkak te pakujdesise se familjes, nga mos pasja e informacionit te duhur dhe kultura e zakonet e zonave perkatese, te cilat shpesh krijone me shume probleme sesa ndreqin. Informacioni duhet te shkoje ne cdo familje, qe te dijne ti pranojne gjerat ashtu sic jane. Kjo eshte e mundur kur ka njerez te kualifikuar, qe njohin zonat perkatese me traditat dhe zakonet e tyre, kur ka buxhet specific me zera te vecante, infrastrukture sociale etj.


Si mund te integrohen keta femije ne shoqeri? Duke ndergjegjesuar shoqerine, duke u hartuar politika perkatese per keto kategori dhe duke hapur fronte pune.
Ne ne Institut i japim dhe nje profesion si rrobaqepes, punim druri e metali, kepucari, gje e cila duhet te profilizohet me tej me shkolla te mesme me specifike sepse jane femije normale si te gjithe te tjeret. Po a ekzistojne kushtet? Jo aq sac duhet apo sic i kane vendet fqinje me Shqiperine. Ne na duhet nje dore e forte per ti realizuar te tera sepse te vetem jemi te pafuqishem.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit