Me te foluren e zakonshme propagandistike, kryeministri Berisha njoftoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar se ne date 3 mars do te shpallen ofertat ekomomike per tunelin e rruges Tirane-Elbasan nga drejtimi i Qafe- Krrabes. Punimet, tha ai, do te zgjasin tetembedhjete muaj dhe pritet te perfundojne ne fillim te vitit 2013. Kaq ishte informacioni i tij per kete veper madhore.
Ne te vertete opinioni publik, politik dhe mediatik eshte i interesuar te dije shume me shume per kete tunel dhe per kete rruge, per te cilen qe nga vera e vitit 2009 jane dhene njoftime kunderthenese sa ne nje foltore qeveritare ne tjetren. Sa do te kushtoje?
Si do te financohet? Nga kush? Jane te dhena elementare, qe nuk mund te fshihen e nuk duhet te fshihen me ne fjali evazive te tipit ka te ngjare te jete me e kushtueshmja, sic ka thene Berishes para nje viti ne Elbasan. Kryeministri mund te flase vetem nje here me ka te ngjare. Heren e dyte, sidomos pasi kane kaluar mbi treqind dite, ai duhet te jete konkret.
Nuk kam ndonje arsye te mendoj se Berisha eshte duke ia mbajtur fshehur publikut te dhenat konkrete per koston dhe financimin e rruges Tirane-Elbasan. Une besoj se ai nuk i ka ende ose nuk eshte i sigurt per keto te dhena.
Prandaj, duke dashur te rifreskoje aspektin progandistik te lajmit, eshte i detyruar te operoje me te dhena te pjesshme, me fjali te drunjta, me retorike. Vetem per kete? Jo. Berisha, qofsha i gabuar, eshte duke pergatitur me rrugen Tirane-Elbasan nje histori bis te rruges Rreshen- Kalimash.
Qe do te thote se kostot reale te rruges dhe tunelit do ti mesojme pergjate ndertimit te tyre.
Procedurat ligjore te tenderimit kane rendesi te madhe per ndershmerine e harxhimit te parave publike.
Qeveria, si nje prej tre pushteteve ne demokraci kete detyre ka te administroje mire parate e buxhetit dhe te kujdeset per sigurine. Ne rastin e rruges Tirane-Elbasan ka nje fakt tjeter te shperdorimit te mundesive per te ndertuar mire dhe me kosto sa me te ulet. Nga Tirana ne Elbasan dhe anasjelltas shkohet pa tunel. Nuk eshte nje llaf goje.
Nuk eshte nje shikim me dylbi nga lart dhe nga larg i terrenit. Ka qene dhe eshte nje projekt i autorizuar nga qeveria shqiptare dhe i realizuar deri ne nivelin e projektit te zbatimit nga shoqeria shqiptare Alba Construksion ne bashkepunim te ngushte me shoqerine e famshme italiane Serenisimia te Venecias. Ky eshte varianti i rruges fushore qe fillon te kthesa e Kamzes dhe perfundon ne Paper te Elbasanit. Kemi shkruar e folur disa here per treguesit e kesaj rruge.
Epersine e saj te padiskutueshme ndaj variantit malor me tunele nga drejtimi i Krrabes e verteton fakti kokeforte se per ndertimin e saj eshte ofruar shoqeria private Serenisima, nderkohe qe per ndertimin e variantit malor qe ka zgjedhur tash vone qeveria nuk eshte ofruar asnje privat. Me mire se e di privati qe perdor parate e veta, nuk e di qeveria qe perdor parate e te gjitheve.
Kjo eshte prova me e forte e rentabilitetit te nje rruge.
Rruga me tunele dhe ajo pa tunele ndryshojne si nata me diten ne radhe te pare sepse tek e para do te hidhen minimalisht 120 milione euro te taksapaguesve shqiptare per te hapur nje mal qe pak me tutje e ka hapur natyra.
A thua qenkemi aq te pasur sa nuk dime ku ti hedhim parate, nderkohe qe kjo qeveri nuk shperblen dot pensionistet me 5 mije leke per festat e Vitit te Ri dhe nuk ka paguar dot akoma borxhet qe u ka ndermarrjeve te ndertimit per veprat e vitit 2009?!
Epersite e rruges fushore nuk kane te bejne vetem me tunelin.
Jane te gjithanshme. Fushorja e rrok dhe e mbledh me mire se malorja Jugun dhe Veriun, Lindjen dhe Perendimin, pa hasur ne pengesa urbane pothuajse te pazgjidhshme.
Qeveria ka perdorur e perdor argumentin e distances. Malorja eshte me e shkurter, thote qeveria, duke e konsideruar thjesht nje rruge nderqytetase dhe duke e filluar numerimin e kilometrave nga Sauku.
Por cfare autostrade do te ishte ajo qe do te perfundonte ne Sauk? A mund te perfytyrohet vazhdimi i saj ne unzen e ashtuquajtur te madhe, qe kalon nga lagjia Komuna e Parisit, tashme brenda kryeqytetit?
Rruga Tirane-Elbasan si koridor zhvillimi, si autostrade kombetare e nderkombetare e njerezve dhe e mallrave, e makinave te vogla dhe e kamioneve eshte nje drejtez qe bashkon ne te gjitha variantet dy pika Kthesen e Kamzes ne afersi te Tiranes, qe sherben si rrethrrotullimi i Durresit dhe Veriut deri ne Kosove; Paprin ne afersi te Elbasanit, qe sherben si rrethrrotullimi i Boshtit te Jugut dhe koridoreve te tjera drejt Lindjes e Perendimit.
Gjatesia e kesaj rruge, si korridor i Shqiperise se Mesme dhe si zemer e infrastruktures kombetare, eshte distanca Kthesa e Kamzes-Paper. Nje gjatesi e perafert nga fusha dhe nga mali, por me frymemarrje shume me te gjere nga fusha.
Eshte e cuditshme se si qeveria ka braktisur variantin fushor te bere gati me projekt zbatimi dhe me financim te siguruar, duke perqafuar nderkohe variantin malor ne fazen e projektidese, qe me sa shihet nuk ka ende, as pas nje viti e gjysem, nje projekt teresor zbatimi. Po te kishte vazhduar qeveria planin e saj per dhenien me koncension te variantit fushor, sot rruga do te ishte duke u ndertuar.
Nese qeveria u pendua per dhenien me koncesion, ajo kishte dhe ka detyrimin te kompensoje investimin tekniko-profesional, material dhe moral te inxhiniereve qe pergatiten projektin e zbatimit. Qeveria mund ta blinte kete projekt per ta ndertuar vete.
Ne brakstisjen pa shpjegime te variantit fushor dhe ne perqafimin pa argumente bindese te variantit malor, shohin gjurmet e ustallareve qe ndertojne prej vitesh rruge te palidhura ne Shqiperi, rruge me hendeqe, rruge qe ngushtohen si gryke shisheje duke humbur vleren dhe efikasitetin. Por shohim edhe gjahtaret e punimeve te maskuara ne tunele, qe jane nje burim i njohur abuzimi dhe korrupsioni.
Kryeministri edhe dje beri ironi me deputetet antitunel te opozites. Ne fakt nuk ka asnje. Per rrugen Tirane-Elbsan nuk kam degjuar te flase asnje deputet opozitar. Nga nje ane, mire bejne. Nuk kane pse marrin ane ne variante per te cilet as kane lobuar, as kane njohje.
Qeveria ka te drejte te zgjedhe variantin qe pelqen. Por keta deputete kane detyrimin te kerkojne zbatimin e legjislacionit shqiptar per cdo element te ndertimit te rruges, qe nga tenderimi deri te financimi.
Dhe do tu kisha sugjeruar- por kjo eshte thjesht nje bindje imja qe mund te mos e ndajne me mua Jo me, autostrada dhe rruge strategjike me parate e buxhetit te shtetit. Koncensioni eshte zgjidhja qe do te ndryshoje radikalisht harten e rrugeve dhe do ta ktheje vendin ne kantier te punes dhe fitimit.