Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara do te shqyrtoje rezoluten per Kosoven, te cilen e ka paraqitur Beogradi zyrtar pas shpalljes se Mendimit te GJND-se, me 9 shtator, ben te ditur gazeta serbe Danas, duke u mbeshtetur ne burime te kreut shteteror te Serbise.
Ne te njejten dite do te duhej te mbahej edhe votimi, por kjo do te varet nga shqyrtimi dhe nga vendimi, te cilin ne konsultime me palet e interesuara ne OKB, do ta merr Libia, vendi kryesues i Asamblese se Pergjithshme.
Sipas fjaleve te bashkebiseduesit te gazetes Danas nga kreu shteteror serb, Libia ka respektuar kerkesen qe shqyrtimi te mbahet me 9 shtator, ne diten kur AP e OKB-se do te shqyrtoje rezoluten e Azerbejxhanit ne lidhje me situaten ne Nagorni-Karabakh. Kete dite, ne mbledhje per here te pare do te marre ambasadori i BE-se, i cili ka marre statusin e vezhguesit ne organizaten boterore.
Dita D eshte 9 shtatori ka theksuar burimi i Danas, sipas te cilit, votimi i rezolutes do te jete i veshtire, por jo qellim i pamundur.