Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mehmet Myftiu tregon pas gjysme shekulli

Publikuar me : 12.09.2010 Ne : Kulture - 186 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Autori flet per idete qe krijuan romanin Shkrimtari dhe si u ruajt ne fshehtesi per 46 vite. Ne prezantimin e librit, kujtime nga familjaret dhe vleresime nga njerezit e letersise




Nuk kam pritur qe te dal para nje auditori te flas per Shkrimtarin. Me keto fjale e nisi prezantimin e vepres shkrimtari 80-vjecar Mehmet Myftiu. E si mund ta mendonte ti fliste te tjereve per romanin Shkrimtari(1964), ne kohen kur e shkroi, atehere kur kishte provuar dy here internimin, njehere ne moshen 12-vjecare ne kampin nazist, e heren tjeter ne vitet e para te diktatures?


Isha i merzitur nga letersia e kohes sovjetike dhe shqiptare. Dhe vendosa te shkruaj nje roman realist. Po si tia beja qe te isha brenda binareve te realizmit socialist?. Pergjigjja qe i dha vetes Mehmet Myftiu ishte Do shkruaj per jeten shqiptare.
Ngjarjet vertiten rreth Besnik Dajtit, shkrimtar dhe gazetar i viteve 50, i internuar njehere ne kampin nazist te Prizrenit. Ne nje kuptim, eshte nje veper autobiografike.
Fillimisht, Dajti besonte ne letersine e realizmit socialist dhe vlerat e saj.


Me burgimin e mikut te tij, shkrimtar edhe ai, Dajti pesoi zhgenjim dhe doli kunder ketij denimi. Per kete e internuan edhe ate. Myftiu krijoi figuren e shkrimtarit te kesaj kohe, duke u bazuar ne pervojen e tij. Qysh ne krye jane radhitur personazhet reale te rrefimit te tij.
Ideja e pare me perfundimin e viteve te internimit ishte te shkruante te verteten, pa i interesuar se cfare do te ndodhte.
Kishim luftuar per te verteten gjithe jeten, thote shkrimtari, qe me ribotimin e librit, ndihet i shperblyer per gjithe mundin dhe persekutimet qe ka kaluar.
Te pranishmit, dje ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ishin kurioze te dinin per kohen kur ky liber qendroi ne sirtar. E nxori nga harresa e bija e shkrimtarit, Besa Myftiu, e cila foli per kohen kur e lexoi per here te pare librin atje ne valixhen e vjeter te dhomes se gjumit dhe u cudit me permbajtjen e tij, me idete e kesaj vepre kunder sistemit social-komunist.


Shkrimtari tregoi se libri ishte kritikuar nga Komiteti Qendror i Partise, nga Enver Hoxha vete, por duke i kursyer burgun Myftiut, ketij ish heroi te levizjes. Prej asaj kohe ai duhej te heshtte dhe te mos e permendte me Shkrimtarin. Ne realitet nuk ndodhi ashtu. Bashkekohesit arrinin ta lexonin fshehtas kete veper disidente por pa komunikuar ne rrugen normale me bashkekohesit.
Myftiu nuk i hoqi shpresat per botimin e librit nje dite, sepse besonte qe diktatura do te shembej.


Shkrimtari pa driten e botimit vetem ne vitin 1994, nga shtepia botuese Marin Barleti.
Dje, gjate prezantimit te ribotimit te redaktuar te librit, aktori Spiro Duni lexoi pjese nga romani, kurse e bija, Elina Duni interpretoi kenge ne shqip e shoqeruar ne fizarmonike nga Genti Rushi.
Ne prezantimet e librave shpesh nuk behen diskutime rreth vepres se plote te nje autori. Ishin te pakte ata qe mund te thoshin dy fjale per Shkrimtarin.


Bardhyl Matraxhiu, pedagog i letersise ne Fakultetin e Filologjise ne Tirane, e vleresoi romanin per realizmin dhe sinqeritetin e tij.
Ai flet per shqetesimet e nje intelektuali qe ka paraqitur nje roman ne Lidhjen e Shkrimtareve, qe shkakton nje zhurme dhe bie ndesh me interesat politike. E gjithe kjo eshte paraqitur me sinqeritet dhe me force pershkruese nga shkrimtari, pohon Matraxhiu.


Ai e quan autorin nje njeri i prere me etalonin e kundershtimit te se keqes. Ky eshte thelbi i njeriut disident per Matraxhiun. Ai mendon se koncepti i disidences ne Shqiperi vazhdon te jete i paqarte per qellime politike dhe kjo ide eshte perhapur per interesa te njerezve qe i takojne shtresave ish-komuniste.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit