Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Memo atyre qe zgjidhen sot

Publikuar me : 08.05.2011 Ne : Politike - 211 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kete shkrim, do tju lutesha ta lexonit pasi te keni votuar. Le qe, nuk besoj se ky shkrim, si shume te tjere do te ndihmojne votuesin e kesaj radhe te kuptoje se kush prej kandidateve do te jete me i miri per te. Edhe kete radhe njerezit do te votojne kunder dikujt.

Lao Tzu
Nje kinez i vjeter, per te cilin nuk dihet as se kur ka lindur, Lao Cu, ka thene E vetmja gje qe mund tju mesoj eshte thjeshtesia, durimi dhe dhembshuria.
Keto 3 elemente neve na duken aliene. Shoqeria jone momentalisht qendron mbi themele krejt te tjera. Tangerlliku, arroganca dhe shkelja mbi tjetrin, jane shtyllat e shoqerise se sotme shqiptare.
Fushata zgjedhore qe sapo u mbyll jo vetem i rikonfirmoi keto vlera, mbi te cilat ngrihet shoqeria jone, por dha sinjale te qarta qe ndryshimi duket teper i larget.
Fushata tregoi qe ndermjet elites qe ka pushtetin dhe popullit nuk ka me asnje shtrese lidhese.

E VERTETA QE NUK MBERRIN KURRE
Mediat qe duhej te ishin filtri, mbi te cilin informacioni vjen nga ata qe bejne lajme tek ata qe jetojne me lajme falimentoi ne menyre te pashprese. Publiku ndoshta nuk e di qe shumica e gazetareve dhe analisteve qe i mbushin pernate ekranet e perdite gazetat, ne fakt jane blere me para cash nga politikanet.
Dhe kjo nuk eshte fraze e pergjithshme. Ata qe punojne ne media i njohin nje per nje kush nga gazetaret, drejtuesit e emisioneve apo analistet ka marre lek dhe nga cili kandidat i ka marre.
Prandaj, dhe publiku habitet sesi filani, dje fliste keshtu e sot flet ashtu. Sepse publikut nuk ka kush tia thote ky Filan, ka marre para ne dore qe te mbeshtese njerin kandidat per kryetar Bashkie. Me keta gazetare te shitur, jo vetem lajmi denatyrohet, por dhe publiku bombardohet me ide te rrejshme teksa kandidati stoliset me rrobat e padukshme te mbretit. Me e keqja media e blere ka ngritur tashme nje mur qe fsheh turpet e pushtetit nga syte e popullit.

SHOQERIA KU DISA JANE ME TE BARABARTE SE TE TJERET
Shoqeria civile, ajo qe normalisht duhej te perfaqesonte te paperfaqesuarit, eshte nje kliente e rregullt e fondeve shteterore apo dhe private, e cila ka pergjithesisht synime modeste te bredhe boten duke bere palle neper konferenca per mbrojtjen e njeriut, te shkolloje femijet ne vende sa me te mira jashte e ti beje pjese te elites sunduese me pas, te vegjetoje ne zyra te rehatshme derisa te dale ne pension.
Shoqeria civile, ashtu si dhe media, ka bere kompromisin e vet te turpshem me pushtetin.
Ata qe duhej te mbronin te dobetit, konsumatoret, te paaftet, njerezit qe hiqen nga puna me lista te zeza, qytetaret qe u shkelen perdite te drejtat ne kete vend apo ata qe vriten me duar ne xhepa ne rruge, ne te vertete sherbejne si fasade imazhi. Imazh i rrejshem qe pushteti do tu tregoje nderkombetareve.
Shoqeria civile, eshte nje shoqeri tarafesh e snobesh.

GERDECNROSES
Pika e vetme kur elita qe sundon vendin takohet me popullin, eshte dita e votimit.
Por, kjo dite e votimit, qe ne menyre cinike konsiderohet si dita kur flet sovrani zhvleresohet nga vete sovrani.
Nje popull qe voton me urrejtje, nje popull qe voton me frike, nje popull qe e nderron voten e vet me nje thes miell, me 100 euro, apo me nje vend pune ne administraten e atij qe do te fitoje nuk eshte nje sovran.
Nje popull qe voton perhere te keqen me te vogel, nje popull qe voton kunder, nuk eshte nje sovran. Eshte nje i pangrene qe kur i lejohet te afrohet prane sofres tregon qe nuk eshte vetem i pangrene, por dhe palare, i papare e i panxene.
Ne jemi ende te paafte te jemi sovran.
Ja pse, kerkesen qe kam per Kryetarin e Ri te Bashkise, dua ta bej pas fushates, dhe pasi ju ta keni hedhur voten. Sepse, sic thoshte Konfuci, Studio te shkuaren, ne qofte se do te parashikosh te ardhmen.

KONFUCI
Si do te jete e ardhmja? D.m.th., a do te mbahen premtimet, do ta thjeshtonte dikush pyetjen.
Hapesirat e gjelbra, parqet e lojerave, rruget e shtruara, jane kerkesat tradicionale para kandidatit per Kryetar. Une, nuk kam te tilla kerkesa.
Ne kushtet e nje shoqerie ku paraja eshte gjithcka, kur me para blihet mbeshtetja televizive, blihen veshkat e te varferve, blihen vota, blihet seksi e blihet ajri i paster ne zona rezidenciale, une nuk besoj qe votat per kryetarin e ri do te mund te bejne rezistence ndaj elites ekonomike ne te ardhmen.
Keshillat Bashkiake do te blihen. Projektet do te lobohen nga te pasurit. Ne qytet do te kete peme, nese te pasurit do te pranojne te kete peme. Do te kete rruge te shtruara, kur ndertuesit te kene nevoje per ti shtuar vleren pallatit te tyre. Kjo nuk do te varet kurre nga kandidatet, dhe votat do te jene perhere politike. Elita politike prandaj eshte elite.
Elita qendron perhere siper, ne qe votojme gjendemi gjithmone poshte. Urat ne mes, jane prere. Ky eshte fati i nje shoqerie lakuriq e te dreqosur.
Hipotekat, vendet e reja te punes, tramvajet, jane filmi me Harry Potterin qe popullit i jepet te shohe para zgjedhjeve. Prandaj, une per Kryetarin e ri te Bashkise, nuk kam asnje nga kerkesat tradicionale. Une kam vetem nje kerkese.
Kryetari i vertete i Bashkise se Tiranes, per mua, do te jete ai qe do te fuse ne funksion referendumin. Une dua, qe per cdo gje qe ndodh ne kete qytet, UNE, POPULLI, te pyetem.

NGA VILNIUS NE ZYRIH
Ne Lituani votojne me celular. Ne kantonet e Zvicres sa here qe Keshilli Bashkiak merr nje vendim ua con per konfirmim qytetareve te vet me poste. Ata votojne ate qe u intereson, dhe voten e postojne mbrapsht.
Çdo vendim, qe tek dhenia e nje trualli te Bashkise per ndertim, tek futja e autobuseve te rinj, e deri tek ndertimi i nje shatervani, behet vetem me miratimin e qytetareve te Kantonit.
Une, mes Kabulit edhe Zyrihut, kam zgjedhur Zvicren. Une kerkoj, qe populli te mos (behet sikur) pyetet 1 here ne kater vjet. Une kerkoj qe gjithcka qe ndodh ne kete qytet ku une jetoj, ta miratoj une, e jo ata qe jetojne me shume jashte sesa brenda.
Une kam nje kerkese te vetme e te thjeshte Bashkia e Tiranes te fuse frymen e referendumit per te tera ceshtjet.
Une dua, qe te tere vendimet e Keshillit Bashkiak, jo vete te jene transparente, por, te behen me miratimin e shumices. Une jam gati qe ne kete vend te ndertohen trame, edhe pse une nuk e perdor tramin; qe te shtrohen rruge, edhe pse une mund te mos e perdor kurre ate; te ngrihen xhami, edhe pse nuk jam mysliman; te ngrihen pallate me 40 kate, edhe pse i urrej kullat; te rrezohen kinemate, edhe pse me pelqejne filmat!
Une dua, qe te gjitha gjerat qe nuk i dua, te ndertohen, edhe me taksat e mia, por jo kur kete e vendosin elitat financiare, por kur kete e vendosin pabuksat e tjere si puna ime.
Une dua, qe ne kete qytet, cdo vendim te jete referendar!

REFERENDUMI
Cinizmit te disave qe ne nuk jemi Zvicra, apo mosbesimit te disa te tjereve qe populli prape do te manipulohet edhe ne keto referendume, mund ti pergjigjem me nje buzeqeshje. Ne jemi Zvicra, por vetem per ata qe jetojne te Kodra e Diellit. Une dua qe te jemi Zvicer dhe per ata qe jetojne te Kodra e Priftit. Populli mund te manipulohet edhe me referendum. Por, jam i bindur qe eshte me veshtire te blesh nje qytet te tere sesa nje keshill. Referendumi, do te beje qe qytetaret gradualisht te kuptojne qe ata kane vlere. Vendim pas vendimi, ata do te njohin pushtetin e vertete te vendimmarrjes. Pjesemarrja e vazhdueshme ne votimet referendare per ceshtjet e qytetit do te detyroje eliten qe ta marre popullin me te mire cdo dite e jo nje here ne kater vjet. Referendumi, do ti beje njerezit te ndjehen me shume qytetare e me pak outsiders. Ata, do te quhen tiranas, jo se flene gjume ne nje banese ne Tirane, por, se ata mund ta ndryshojne vete Tiranen. Referendumi, do ta beje qytetarin te ndjehet pergjegjes dhe fajtor. Faji, nuk do te mbetet me jetim. Referendumi, do te na beje ta duam e ta urrejme kete qytet si nje produkt tonin, jo si dicka qe e ndertojne te tjeret, e neve vetem na lejojne te banojme ne te.


Referendumi, do te na mesoje te mos votojme kunder nje njeriu, po kunder nje interesi abuziv. Referendumi, do na beje te ndjehemi per here te pare ne keto 100 vjet pavaresi, vertet qytetare. Disave mund tu duket nje utopi. Ne fakt, eshte kerkesa me e thjeshte, qe kerkon vetem zarfe e pulla poste. Por, ajo qe mungon, eshte deshira e elitave sunduese per te mos e ndare pushtetin, per ta mbajtur popullin trup e shpirt te sakatosur.
Kjo eshte momentalisht, e parealizueshme. Ata qe na duan vetem nje muaj, muajin e fushates, do te preferojne te premtojne anije kozmike e miliona vende pune. Por nuk do te premtojne kurre referendum, sepse, referendumi, ua heq pushtetin elitave e ua jep qytetareve. Referendumi, ngjan, he per he, nje enderr e larget. Por shume prej nesh jane akoma te rinj, dhe une nuk kam ne plan te vajtoj anes Elbe-s, anes Spree-se. Une kam hequr dore prej kohesh nga filozofia e votimit te se keqes me te vogel. Une, kerkoj futjen e frymes se referendumit. Dhe heret a vone, me dashje apo jo, me vote apo jo, do ta marr kete te drejte. Te drejten per tu ndjere sovran.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit