Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mercedesi nuk eshte vetem i gjermaneve

Publikuar me : 02.07.2011 Ne : Kulture - 157 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Anila Shuka

“Last Exit Degerloch” quhet pjesa e parë teatrale e shkrimtarit nga Kosova, Beqë Cufaj, premiera e të cilës u shfaq më 1 korrik 2011. Teatri ndërkulturor ka lindur gjatë një projekti zhvilluar në Shtutgart, ku autori shqiptar jeton që prej 15 vjetësh. Një stuhi e papritur i detyron 19 njerëz me prejardhje nga kultura të ndryshme të kalojnë natën në pikën e karburantit “Last Exit Degerloch” që ndodhet midis qytetit dhe aeroportit. Rrëfimet e tyre biografike janë një udhëtim përgjatë historisë 50-vjeçare të migracionit në Gjermani. Ato kanë humor, por edhe një dozë të madhe reflektimi për rolin e imigrantëve në landin gjermano-jugor Baden-Vyrtemberg, ku para 125 vjetësh Carl Benz-i shpiku automobilin e parë të botës. Autori Beqë Cufaj flet për Deutsche Welle-n para premierës.

Ju jetoni në vendin e mercedesave. A lëvizni edhe ju me mercedes?

Beqë Cufaj


Jo. Ime shoqe ka një Opel. Ndërsa unë udhëtoj me tren dhe tramvaj. Destinacioni im më i shpeshtë është aeroporti, vetëm tetë minuta larg vendit ku banoj.

Në Degerloh?

Po, Degerloch quhet lagja ku banoj. Por aty nuk ekziston një pikë karburanti me emrin “Last Exit Degerloch”. Ky është një emër që e trilluam së bashku me regjisorin Friedrich Alt. Degerloh është një lagje paksa elitare ku jetojnë qytetarë të moçëm të Shtutgartit, shumë prej tyre janë të kamur e aty ka pak të huaj. Është një botë stabël që u jep rëndësi vlerave dhe që bie ndesh me atë të migrantëve: plot ëndrra, por edhe me dështime e zhgënjime. Por sfidat që duhet të përballojnë këto dy botë sot janë pak a shumë të ngjashme.

Këto janë?

Pasojat e qytetërimit dhe industrializimit. Ngjarja është vendosur enkas në një restorant pranë një pike karburanti në autostradë, ku në mes të verës fillon një stuhi dëbore dhe të gjitha personazhet mbyllen brenda. Secili ka një histori që ka të bëjë me një kulturë tjetër. Si ballkanasi, turku, portugezi apo spanjolli, megjithëse kanë arritur të integrohen fare mirë në shoqëri, ata e kanë ruajtur një farë distance nga kultura e këtushme.

Aktorët janë një përzierje mes profesionistëve dhe amatorëve. Përse bëtë këtë zgjedhje?

Nuk ishte rastësi. Nga 21 aktorët që luajnë në shfaqje pjesa më e madhe janë migrantë. Donim që kjo shfaqje të kishte edhe elemente dokumentarë, sepse donim të tregonim që migrantët janë pjesë e vetëkuptueshme e shoqërisë dhe kanë dhënë kontributin e tyre gjatë 50-vjeçarit të fundit të historisë 125-vjeçare të automobilit.

Përse duhej theksuar ky aspekt?

Sepse gjermanët, por edhe të tjerë që adhurojnë automobilin gjerman, e shohin atë si produkt gjerman, si diçka shumë fisnike gjermane. Por ka edhe një dimension tjetër që harrohet shpesh: janë edhe migrantët. Të huajt nuk kanë punuar vetëm në ndërtim duke ngritur shtëpi, por kanë punuar edhe nëpër fabrika, kanë ndërtuar edhe makina, apo si ekonomistë, e inxhinierë.

Mendoni se shoqëria gjermane ka ende deficite në njohjen e kontributit të migrantëve për ekonominë e saj?

Ndoshta njerëzit vetë janë të vetëdijshëm për këtë kontribut, por mendoj se ka deficite në dokumentimin ose trajtimin e tij letrar. Një i huaj i cili ka jetuar në Gjermani para 40 viteve, me siguri që dallon shumë nga fëmija i tij, i cili sot jep kontributin e tij, paguan taksën në Gjermani. Sot është më e vetëkuptueshme që të jesh pjesë e kësaj shoqërie. Është fshati global ku përfundojnë të gjithë. Dalja e fundit e tyre është në Degerloh, sfidat e globalizmit.

 

Beqë Cufaj (40), lindur në Deçan, shkruan rregullisht nëpër fejtonet e gazetave gjermanishtfolëse “Neue Zuercher Zeitung” dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Në qershor doli në treg romani i tij më i fundit “Projekt@Party” (Edicion Zëri.) “Last Exit Degerloch” është pjesa e parë teatrale e tij dhe do të shfaqet disa herë gjatë korrikut në “Laboratorium” dhe “Theaterhaus Shtutgart”.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit