Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në një intervistë për gazetën “Bildt”, kancelarja gjermane Angela Merkel i mëshon faktit se Greqia do të qëndrojë në Eurozonë.
“Në këto momente, Eurozona ka 17 vende anëtare dhe mendoj se në të ardhmen do të jenë më shumë”, tha më tej ajo. Gjatë intervistës, Merkel ka shtuar se ajo nuk do të pranojë asnjë dalje nga zona e euros.
“Kam thënë në mënyrë të përsëritur se po të dështojë euroja, do të dështojë Europa, sepse euro ishte një hap vendimtar drejt thellimit të integrimit europian. Këtë hap nuk mundim ta tërheqim pa pasoja serioze dhe rrisk të madh. Këtë unë nuk kam për ta bërë, sepse posaçërisht ne gjermanët kemi përfituar shumë nga euro”.