Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Marrëveshja për traktatin e ri të BE-së, duhet të nënshkruhet brenda 1 marsit të këtij viti dhe trataktivat duhet të përfundojne brenda ditëve të ardhshme”. Ky ka qënë objektivi i Francës dhe Gjermanisë, i deklaruar sot nga presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një konference për shtyp.
Sarkozi gjatë fjalës së tij tha se negociatat për marrëveshjen e re duhet të “përshpejtohen gjatë ditëve të ardhshme dhe të nënshkruhen më 1 mars”. Të dy liderët vunë në dukje se janë të përgatitur për t’i shpejtuar pagesat për fondin e përhershëm të shpëtimit të Eurozonës 17 anëtarëshe, i njohur si Mekanizmi Evropian i Stabilitetit.
Gjatë takimit është trajtuar dhe çështja e krizës së borxheve që ka pushtuar Greqinë. Merkel apeloi që Greqia duhet të realizojë patjetër premtimet e dhëna, para se të merrte këstet e ndihmës.
“Folëm sot për konsolidimin financiar dhe fiskal dhe për të siguruar rritjen ekonomike, për të luftuar papunësinë.Ne duam të diskutojmë në KiE çështjen e transaksioneve financiare dhe mënyrën se si mund të rrisim konkurrencën e industrive tona në zonën e euros. Po përballemi me sfidat e globalizimit”, theksoi Merkel.
Presidenti francez Nikola Sarkozi deklaroi se prioritet i sotëm për BE-në është rritja ekonomike dhe punësimi.