Publikuar me : 20.08.2011 Ne :
Rajoni - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sipas raportimit të medieve gjermane Kancelarja Angjela Merkel do të takojë në Beograd bashkëshorten e ish kryeministrit Zoran Djindjiç dhe përfaqësuesit e fondacionit të tij. Ndërsa, më pas me presidentin Boris Tadiç dhe kryeministrin Mirko Zvetkoviç, ku do të flitet për afrimin e Serbisë me BE-në.
Sipas medieve një prej temave më të rëndësishme do të jetë Kosova. Ekspertët në Beograd thonë se kancelarja do t`i thotë përfundimisht “jo” propozimeve për ndarjen e Kosovës dhe do të kërkojë normalizimin e raporteve në veri të Kosovës.
Qarqet qeveritare në Berlin thonë se kancelarja në Beograd do të bëjë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Por Serbia duhet të njohë kufijtë e jashtëm të vendeve të tjera para se të anëtarësohet në BE.