Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Merr gjakun e babait, godet per vdekje fqinjen

Publikuar me : 31.05.2010 Ne : Kronike - 232 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Hakmarrja/ Vrasja e babait te autores ne vitin 1997 sjell krimin 13 vjet me pas. Policia arreston 37-vjecaren qe e pranoi menjehere krimin e kryer.


Femijet e dy familjeve mbeten jetime. Kryefamiljaret ndodhen te dy ne burg, njeri per vrasje, tjetri per armembajtje pa leje


ELBASAN - Godet per vdekje fqinjen me leve per tu hakmarre per vrasjen e babait te saj nga bashkeshorti i viktimes.


gjarja ka ndodhur rreth ores 17 50 kur Antoneta Hysa, 37 vjec, ka goditur fqinjen e saj Esma Xibraku 45 vjec me banim rreth 100 metra larg shtepise se autores se krimit. Hysa e kishte thirrur fqinjen e saj per nje sqarim, por gjate debatit qe kane bere ajo ka marre leven dhe e ka goditur ne koke.


Kane qene femijet qe kane zbuluar vrasjen e tmerrshme. Aktualisht nuk percaktohet si krim me paramendim por sipas policies, shkaku i te gjithe ngjarjes ishte nje krim i vjeter per te cilin bashkeshorti i viktimes vuante denimin.


Sulmet dhe sherret mes dy familjeve vazhdonin prej vitesh, por se fundi ishin bere me te mprehta dhe shkaku vinte nga viti 1997 kur bashkeshorti i Esma Xibrakut kishte vrare me arme zjarri te atin e Antoneta Hyses.


Nderkohe, si rezultat i ketij konflikti mesohet se familja Hysa kishte edhe nje arme automatike te cilen policia e kishte sekuestruar dy dite me pare gjate nje kontrolli te befasishem ne shtepine e autores se krimit te djeshem.


Besim Hysa ishte arrestuar per armembajtje dhe pikerisht gjate qendrimit te tij ne qeli eshte regjistruar edhe krimi i vrasjes nga bashkeshortja e tij.


Policia


Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se menjehere pas njoftimit kane mberritur ne vendin e ngjarjes ku kane gjetur te vrare ne nje dhome me leve shtetasen Esma Xibraku, 45 vjec. Nga informacionet e grumbulluara mesohet se shtetasja Antoneta Hysa eshte autorja e krimit dhe eshte arrestuar teksa po largohej ne pjesen e ullishtes se fshatit.


Gruaja pasi eshte arrestuar ka pranuar krimin e vrasjes. Ajo ka thene se e vrau, sepse fatkeqesite e familjes se saj kishin ardhur pikerisht nga familja e viktimes.


Policia deklaron se vrasja eshte kryer per hakmarrje. Njekohesisht policia deklaron se dy dite me pare eshte arrestuar bashkeshorti i autores se krimit, i cili mbante nje arme tip kallashnikov. Shkak i kontrolleve te policise ka qene nje grindje qe dy familjet kishin pasur me pare.


Policia ka marre informacion per ekzistencen e nje arme qe mund te sillte pasoja me te renda per konfliktin e lindur mes tyre dhe ka kryer kontrollin duke arrestuar edhe zoteruesin e kallashnikovit.


Femije pa prinder


Femijet e dy familjeve, ne gjendje tronditjeje psikologjike jane gjendur pa prinderit e tyre dhe me skenen e nje vrasjeje ne mendje. Policia ka vendosur ne njerin prej mjeteve tre femijet e vegjel te Antoneta Hyses.


Ne fytyrat e tyre dukej tronditja e kesaj ngjarjeje te rende qe tronditi te gjithe fshatin Licaj. Nderkohe djali i madh i Esma Xibrakut eshte perballur me ngjarjen e rende te vrasjes se nenes se tij kur per shume vite nuk sheh babane ne burg.


Agjentet jane munduar te qetesojne e te ndihmojne femijet e viktimes dhe gjithashtu te gjejne nje strehe per femijet e autores se krimit per faktin se babai i tyre ndodhet ne qeli per armembajtje pa leje. Te dy familjet ishin ne gjendje te varfer ekonomike.


Tashme dy familjet konsiderohen te shkaterruara. Gruaja 37-vjecare vendosi pas shume vitesh te marre hak per te atin edhe pse autori vuante denimin ne burg me 20 vjet heqje lirie per vrasje.


Konfliktet e vazhdueshme mes dy familjeve duket se nuk kane shuar krimin e vjeter, por e kane nxitur ate duke perfunduar me nje tjeter vrasje, kete here te nje gruaje krejtesisht te pafajshme.


Ne Elbasan regjistrohet brenda dy ditesh krimi i dyte per hakmarrje. 52-vjecari Gezim Alikaj u vra nga tre persona ne qytetin e Elbasanit me shkakun se vellai i tij kishte vrare vellane e njerit prej autoreve te krimit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit