Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Merren masat ndeshkuese ndaj Lacit

Publikuar me : 07.12.2011 Ne : Sport - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Arbitri Lorenc Jemini


Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë masat ndëshkuese për dhunën e ushtruar në përfundim të ndeshjes Laçi – Kastrioti. Komisioni i Disiplinës ka vendosur për pezullimin e presidenti të ekipit Pashk Laskaj për dy vite.

Ekipit të Laçit i janë hequr 6 pikë dhe ndeshjet e mbetura të kampionatit për kategorinë superiore ky ekip do t’i luajë në stadium asnjanës dhe pa tifozë.

Gjithashtu me dy vite pezullim është dënuar edhe trajneri i portierëve të Laçit, Kastriot Rama.

*   *    *

Një ditë pas ngjarjes barbare e të shëmtuar në stadiumin e Lacit, ku u godit nga tifozët e drejtues të kësaj skuadre gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini, shoqata e gjyqtarëve ka dalë me një komunikatë për shtyp, për të dënuar ashpër gjithcka ndodhi e duke kërkuar që të merren masa sa më drastike.

“Në mbledhjen e saj të zhvilluar më datë 05.12.2011, Kryesia e Shoqatës së Arbitrave të Futbollit Shqiptar denoncon me forcë dhunën e ushtruar ndaj arbitrit të FIFA-s, Lorenc Jemini, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Laçi – Kastrioti, zhvilluar në stadiumin e qytetit të Laçit më 04.12.2011 në kuadër të javës së 11-të të Kategorisë Superiore… Njerëz që janë në poste të rëndësishme apo në rastin konkret Presidenti i skuadrës së Laçit, marrin përsipër jashtë çdo principi të zgjidhin me vetëgjyqësi e veprime të dhunshme atë çka i takon strukturave të zgjedhura nga vetë këto personazhe.

Padrejtësia që kulmoi me dhunën kundër Jeminit në Laç ka ardhur si rezultat i trysnisë, frikës dhe imponimit që njerëz të tillë bëjnë përballë arbitrave në momente e kohë të ndryshme. Krahas pamjeve televizive që treguan publikisht dhunën e pashembullt në Laç të tërheq vëmendjen dhe qëndrimi i mefshët i forcave të Policisë së Shtetit atje dhe aq më keq i deklaratave boshe të saj se për rastin konkret nuk kishte denoncim. Çfarë procedure kërkon kjo polici kur ajo që ndodhi ishte flagrante, publike dhe mediatike? Protesta dhe masat tona në të ardhmen janë në varësi të vendimit që do të marrin strukturat e pavaruara pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë ngjarje të rëndë dhune.

 

Mblidhet sot komisioni i sigurisë dhe dhunës

Sot do të mblidhet në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve komisioni i sigurisë dhe dhunës sportive. Ky komision shqyrton rastet e dhunës të ndodhura në aktivitete të ndryshme sportive dhe në rastin konkret padyshim që çështja kryesore e diskutimeve do të jetë ngjarja e rëndë e ndodhur në Laç. Në këtë komision marrin pjesë krerët e lartë të MTKRS-së që mund të jetë ministri Bumçi ose zv.ministri Bajaziti që do ta kryesojnë komisionin. Gjithashtu do të jenë të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Brendshme, drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit.

 

Prokuroria nis hetimet për ngjarjen

Prokuroria e Laçit nisi hetimet kryesisht bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Florenc Jemini. Me urdhër të drejtuesit të prokurorisë së Laçit, hetimet kanë nisur fillimisht për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” së gjyqtarit Jemini, duke mos përjashtuar që në ditët në vazhdim të ngrihen edhe akuza të tjera si “kundërshtim të forcave te rendit” dhe “prishjes së qetësisë publike”

Policia e Laçit nuk ka kryer asnjë veprim hetimor pas rrahjes masive duke “shpresuar” se çështja do të mbyllet me aq. Sipas prokurorisë, tashmë është kërkuar nga mediat që t’i vënë në dispozicion të prokurorisë pamjet filmike të regjistruar nga media të ndryshme.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit