Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Merret ne mbrojtje Kolegji Zgjedhor, Abdiu Anormale

Publikuar me : 25.05.2011 Ne : Kuriozitete - 281 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Tete anetaret e Kolegjit Zgjedhor, te cilet do te shqyrtojne kerkesat ankimore te partive per zgjedhjet e 8 majit, jane vendosur nen ruajtjen konstante te forcave te policise. Prej dy ditesh ata po levizin te shoqeruar nga forcat speciale te Briskut ndersa dhjetera efektive jane pozicionuar perreth Gjykates se Apelit Tirane.


Vendimi per ruajten 24 ore te cdo anetari te Kolegjit Zgjedhor, deri ne nje afat te papercaktuar, eshte marre mengjesin e se henes, por kjo mase nuk ka ardhur si rezultat i kerkeses se anetareve. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, vendimi per ruajtjen 24 ore me police te anetareve te Kolegjit Zgjedhor eshte marre nga Komisioni i Vleresimit ne Ministrine e Brendshme dhe mban firmen e drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj.


Perpara krijimit te Kolegjit Zgjedhor, mandatet diskutoheshin ne Gjykaten Kushtetuese, por asnje here nuk jane marre masa te tilla. Ish-kreu i Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu, e ka cilesuar dje kete vendim si anormal dhe krejtesisht te pa nevojshem per detyren qe po kryen Kolegji. Ne nje prononcim per gazeten Shekulli, Abdiu deklaroi dje se masat e ndermarra nga policia per ruajtjen e tete gjyqtareve, me shume se sa per fakte qe deshmojne se kercenohet jeta e tyre, paralajmerojne per vendimin shume te rendesishem qe pritet te marre ky Kolegji Zgjedhor.


Une nuk di procedurat qe jane ndjekur per te marre ne mbrojtje anetaret e Kolegjit Zgjedhor, por them me bindje se masat e ndermarra jane anormale sepse nuk duket se situata qe ndodhemi perben rrezik per jeten e anetareve. Ne fakt ne historine e vendimeve te gjykates jane marre ne shqyrtim ceshtje edhe me te renda apo edhe me pasoja dhe asnje prej gjykatesve nuk ka kerkuar apo eshte marre ne mbrojtje nga policia. Me shume se sa nje rrezik real per jeten e anetareve te gjykates se Kolegjit Zgjedhor, masat e marra, per mendimin tim, kane te bejne me qendrimin e qeverise. Kjo e fundit, permes ketyre masave, duket se vlereson punen e gjykatesve,- tha Fehmi Abdiu.


Ne te njejten vije logjike ai hedh dyshime se vendimi i Kolegjit Zgjedhor per te shpallur fituesin e Bashkise se Tiranes eshte i paracaktuar dhe qeveria i druhet pikerisht asaj qe do te ndodhe pasi te merret ky vendim. Me marrjen ne mbrojtje te anetareve te Kolegjit, u tregohet se nuk mund te u ndodhe asgje. Keto masa mund te paralajmerojne edhe nje vendimin shume te rendesishem qe pritet te marre kjo gjykate per zgjedhjet e 8 majit.

Mendoj se keto masa sherbejne pas dhenies se ketij vendimit,- tha dje per gazeten Shekulli, Fehmi Abdiu. Duke e gjykuar vendimet qe pritet te marre Kolegjit Zgjedhor si pune rutinore, Abdiu thote se statusi qe gezojne gjyqtaret eshte i mjaftueshem per garantimin e jetes se tyre.


Cilet jane 8 anetaret e Kolegjit Zgjedhor


Sashenka Jonuzi


Eshte shpallur dy here anetar e Kolegjit zgjedhor dhe eshte anetarja me e vjeter ne moshe ne kete institucion. Fale punes dhe integritetit te saj gezon nje emer te mire ne radhet e juristeve, por edhe mes partive politike, aq sa eshte miratuar dy here per te qene anetare e Kolegjit Zgjedhor. Prej vitit 1987 ushtron funksionin e gjyqtares prane Gjykates se rrethit Vlore. Ne vitin 1998 eshte emeruar gjykatese ne shkallen e dyte te gjyqesorit ne Vlore.


Astrit Kalaja


Nje tjeter anetar i zgjedhur per te dyten here ne Kolegjin Zgjedhor eshte Astrit Kalaja. Ka lindur ne qytetin e Shkodres dhe u diplomua ne vitin 1993 ne fakultetin e Drejtesise. Sapo mbaron studimet me titullin Jurist, emerohet ne detyren e gjykatesit ne rrethin e Shkodres. Shtate vitet e fundit ushtron detyren e anetarit te gjykates se Apelit, cka e dergon ne 18 numrin e viteve qe e lidhin me sistemin e drejtesise.


Tom Ndreca


Tom Ndreca, i lindur ne Mirdite ka nje karriere te gjate ne sistemin e drejtesise. Tom Ndreca eshte diplomuar ne fakultetin e Drejtesise ne Tirane, ne vitin 1979. Stazhin e ka kryer ne hetuesine e Bajram Currit. Me pas, per dhjete vite me radhe ka ushtruar detyren e juristit ne ish-Komitetin Ekzekutiv te Kukesit. Rikthehet ne Mirdite per te punuar ne ish-Komitetin Ekzekutiv per nje vit serish si jurist. Me pas, po ne vendin e lindjes punoi per tri vite fillimisht si prokuror i sektorit gjyqesor dhe me pas prokuror rrethi. Ne vitin 1994 emerohet gjyqtar i gjykates se Apelit ne Tirane, detyre te cilen e ushtron prej 16 vitesh.


Petraq Koco


Ne vitin 1995 diplomohet si jurist ne fakultetin e Drejtesise. Nje vit me pas emerohet gjykates ne Sarande, detyre te cilen e ushtron deri ne 2002-in. Per nje vit (2002-2003) ushtroi detyren e gjykatesit te Apelit ne Gjirokaster. Aktualisht ushtron detyren e gjykatesit ne Apelin e Durresit.


Entela Prifti


Entela Prifti u diplomua si juriste ne vitin 1992, ne Universitetin e Tiranes. Pjesen me te madhe te karrieres se saj e ka zhvilluar ne qytetin e lindjes, Korce, ku fill pas mbarimit te shkolles u emeruar si gjykatese ne gjykaten e rrethit. Prej 2001-it eshte anetare e gjykates se Apelit ne Korce. Ka qene anetare e Kolegjit Zgjedhor edhe me pare.


Meriban Mullaj


Ne vitin 1976, Meriban Mullaj diplomohet si juriste ne Universitetin e Tiranes, fakulteti i Drejtesise. Ne vitin 1987 emerohet gjyqtare ne gjykaten e rrethit Korce, detyre te cilen e ushtron deri ne 1994-en. Per pese vite me radhe ushtroi profesionin e lire te avokates, per tu rikthyer ne vitin 1999 ne gjykaten e Apelit.


Dhurata Haveri


Eshte diplomuar si juriste ne fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes ne 1992. Fill pas mbarimit te studimeve, emerohet gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Shkoder. Nderkaq, pergjate viteve 1992-1996 dhe 2000-2001 ka qene pedagoge e jashtme prane universitetit Luigj Gurakuqi ne Shkoder. Per kater vite (2000-2004) ka ushtruar detyren e gjyqtares ne gjykaten e Apelit ne Shkoder. Prej vitit 2004 ushtron detyren e gjyqtares se Apelit per Krime te Renda. Ne dhjetor 2007 u emerua anetare e Keshillit te Larte te Drejtesise.


Marie Qirjazi


Aktualisht, mban postin e drejtueses se gjykates se Apelit ne Gjirokaster. Ajo ka punuar si gjykatese ne gjykaten e rrethit te Sarandes. Ne te kaluaren, ka qene anetare e gjykates se Gjirokastres.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit