Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Rajoni - 23 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tre ditë para se ish-presidenti çek Vaclav Havel të ndërronte jetë, kishte shkruar një mesazh për të burgosurit politikë në Bjellorusi.
Mesazhi i Havelit, i ishte drejtuar kandidatëve të burgosur presidencialë, Andrey Sannikau dhe Mikalay Statkevich, sikundër dhe figurave të tjera të opozitës.
Në mesazh citohet: “Unë do të vazhdojë të përdorë çdo mundësi në të ardhmen, së bashku me miqtë e mi, për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për shkeljet e të drejtave themelore qytetare në Bjellorusi.”