|
Mesazhi nga Venecia Arti pamor shqiptar ska me vetem tre emra pionieresh
Publikuar me : 08.06.2011 Ne :
Kulture - 246 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Eshte nga Bienalet me te bukura qe kam pare. E bukur per nje Bienale nenkupton e bukur per ndjenjen dionisiake ku arsyeja ia le vendin kreativitetit, lirise, frymemarrjes. Shqiperise i vlen shume kjo pjesemarrje apo ne Documenta ne Kasel.
Komisari i pavijonit shqiptar ne Bienalen e Venecias, 4 qershor -27 nentor, identifikon me fjalet e mesiperme me te miren qe kishte sjelle deti i madh i artit bashkekohor boteror ne edicionin e 54. Bashke me Riccardo Caldura-n, Parid Teferici instaloi Geopathies, pavijoni i dyte zyrtar ne historine e pjesemarrjes se Shqiperise ne Bienale.
Teferici, piktor, poet e perkthyes, qe heret i ka ndjekur perpjekjet individuale te artisteve shqiptare. Kujton Anri Salen, fitues ne Venecia me Uomo Duomo, Sislej Xhafen me performancen e paautorizuar me 1997. Sot e sheh Xhafen ne ekspoziten The World belongs to you prezantuar ne Palazzo Grassi nga Fonacioni i Francois Pinault-se, mandati francez i luksit, ne kuader te Bienales 2011.
Por shqiptaret sjane me 3-4 emra qe kane qene kaloresit e pare, pionieret e pare, thekson komisari i pavijonit shqiptar. Vend i vogel eshte nje koncept qe nuk ze vend ne ekspoziten nderkombetare te artit bashkekohor. Kuratoret jane te predispozuar te presin te reja dhe provokacione prej vendeve qe kane kaluar pervoja apo neper pozita te ngjashme si te Shqiperise.
Teferici nuk e ka fjalen per provokacione te tipit qe pame ne pavijonin serb ku luhej me simbolin e zvastikes. Perfytyrimi qe ai na jep per pavijonin shqiptar, ndjek kete pershkrim. Nje pune inteligjente nga Gentian Shkurti, i cili ne menyre shkencore nderton nje peizazh qe zbret nga ngjyrat e qiellit te ngjyrat e tokes.
Nje instalacion ne emer te solidaritetit, vepra Hats Protect Ideas e Anila Rubikut, mbeshtetur nga Fondazione Borsalino. Jemi krenar per kete ide qe i jep ze atyre qe shpesh nuk kane te drejte te flase, eshte shprehur Fondazioni qe per here te pare financon per Bienalen e Venecias, duke ndjekur praktiken e Prada-s, Francois Pinault-se apo Hugo Boss nga bota e modes dhe e markave te luksit qe po lidhen ngushte me artin bashkekohor.
Driant Zeneli paraqet nje lloj Narcizi modern me utopine per te prekur henen. Eljton Valle me nje muze ne natyre qe krijon nje kontrast te cuditshem me peizazhet e Orion Shimes. E gjitha kjo ne nje hapesire 170 m2, ne nje vend te pershtatshem per tu pare pergjate 6 muajve nga turiste te shumte qe vizitojne aty prane Chiesa del Redentore, nje kryeveper e arkitektures nga Andrea Palladio.
Po fitohet sfida e kontemporanitetit, po fitohet beteja ndaj kanoneve te se bukures. Vepra e artit mund te lexohet si nje fushe forcash, si nje gjenerator idesh dhe mendimesh me shume se nje skulpture apo pikture e bukur. Nuk eshte pak. Mua me duket se ky eshte botekuptimi qe ka ndryshuar ne artin pamor shqiptar. Sistemi nuk eshte kaq i mbyllur.
Te ky perfundim del Parid Teferici. Edhe idene e Iluminimit, nje frymezim beniaminian ne te cilin eshte bazuar Bice Curiger, gruaja qe drejtoi Bienalen e Venecias, Teferici e shikon brenda ketij pelegrinazhi marrie dhe dhenieje qe ben ne kohe arti pamor. I duket vertet sfide qe Curiger ve prane me Tintoretton, nje artist te gjashteqindes, vepren The Clock te artistit svicerano-amerikan Christian Marclay.
Eshte vepra fituese e ekspozites ILLUMInation te cilen Teferici pati rast ta shohe dhe ta shijoje si nje alienim i kohes, si nje aleate edhe armike.
Pjesemarrja ne Venecia duhet te behet tradite. Eshte fat qe eshte kaq afer nesh, nderkohe qe shume vendeve iu duhet te harxhojne shuma marramendese. Mesazhi i komisarit te pavijonit shqiptar thene me plot gojen, duket paradoksal. Ekipi i pese artisteve pjesemarres perfshi edhe perfaqesuesit e Galerise Kombetare, kane udhetuar per ne Venecia me leke nga xhepi.
Ekstreme
- Zero botime per artin pamor ka Shqiperia. 73 mije euro kerkon nje prezantim i yni ne ekspoziten me te rendesishme te arteve pamore, Bienalja e Venecias. Nese ky ekstrem shifrash i cili shpreh ne te vertete shkretine e komunikimit kulturor brenda per brenda vendit, arti yne pamor do te vazhdoje te mbetet ne eter dhe pa publik.
- Jacopo Robusti, i nenshkruari Tintoretto, me tre telajo te medha Ultima Cena, Trafugamento del corpo di San Marco e Creazione degli Animali. Vepra e nje artisti te shek. XVI sipas kuratores Bice Curiger luan rol simbolik ne Bienale. Ne fakt jane te shumte artistet bashkekohore qe ashtu si Tintoretto - pohon Curiger, - kerkojne te vendosin nje dialog intensiv me ate qe sheh vepren e artit dhe sfidon konvencionet.
- Pavijoni i Egjiptit eshte nje nga ata qe nuk duhet humbur. Jane instaluar 5 video te artistit Ahmed Basiony, i vrare ne janar 2011 gjate nje manifestimi anti-Mubarak.
- Balena ne plazh, eshte mesazhi ambientalist i artistit francez Loris Gréaud instaluar ne pavijonin e quajtur The Geppetto Pavilion, ne Arsenale, nje pike kyce e Bienales.
- The Clock e Christian Marclay, sugjerohet si nder veprat qe nuk duhet lene pa u pare. Filmi zgjat 24 ore, perbehet nga sekuenca kinematografike 1minutshe.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|