Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mesi Mos me krahasoni me Maradonen!

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Sport - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endi Tufa

Lionel Mesi, futbollisti më  i mirë i botës për momentin, veç dhuntive të tij të jashtëzakonshme në futboll, konsiderohet shpesh edhe si një model mjaft i mirë për të gjithë fëmijët që aspirojnë të bëhen futbollistë, por edhe për ata që thjesht janë fansa të këtij sporti. Kjo për shkak se Lionel Mesi konsiderohet ndër lojtarët me sjelljen më korrekte në fushën e lojës, paçka se këmbët e tij janë më të lakmuarat për t’u goditur nga kundërshtarët për shkak të aftësive dribluese mahnitëse që ka lojtari argjentinas i Barcelonës. Por si çdo njeri, edhe “pleshti” ka një anë të tijën jo të mirë. Mesit nuk pëlqen të lexojë libra, gjë të cilën e ka deklaruar vetë 24-vjeçari. “Është e vërtetë, nuk lexoj. Bëj vetëm një përjashtim për gazetat sportive”, shprehet Lionel Mesi, për të cilin thuhet se libri i vetëm që nisi ta lexojë, por pa e çuar deri në fund, ishte biografia e Diego Armando Maradonës, që e konsideron një mit dhe idhullin e tij të fëmijërisë. “Pleshti” nuk pranon të identifikohet me Maradonën duke deklaruar me modesti se Maradona është thjesht i paarritshëm. “Mes të tjerash dua të them që unë dhe Maradona jemi të ndryshëm dhe mënyra sesi ai ka luajtur është ndryshe nga mënyra sesi luaj unë”, u shpreh më tej në një intervistë të gjatë për jetën e tij brenda dhe jashtë fushës së lojës Mesi. Ylli i madh i futbollit botëror, i cili ka mbushur 8 vite aktivizimi me Barcelonën, ku ka fituar thuajse gjithçka që në moshën 24-vjeçare përfshi këtu edhe dy herë “Topin e Artë” pa llogaritur Ligën spanjolle, Champions League etj.. Ai jeton aktualisht në një vilë të vogël pranë portit të Barcelonës i shoqëruar në kohën më të madhe nga dëshira e tij për të luajtur “play station”. Nuk është pasionant i madh i makinave dhe pëlqen shumë Milanon për kuzhinën dhe sallonet e modës. E nuk mbaron këtu. Lionel Mesi e frekuenton shumë pak jetën e natës pasi urren i diskotekat, si dhe nuk e pëlqen aspak kinemanë. Thënë ndryshe, një model krejt i veçantë i futbollistëve milionerë, të cilët i sheh shpesh në faqet e para të gazetave për bëmat e tyre jashtë fushës së lojës.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit