Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mesim nga Serbia

Publikuar me : 01.06.2011 Ne : Politike - 211 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Se pari, duhet thene qarte qe nuk eshte krim te kerkosh njohjen e diplomave te Universitetit te Prishtines, edhe kur kete kerkese e shtron ne Serbi. Perkundrazi, te kerkosh njohjen e ketyre diplomave do te thote te kerkosh ti jepet fund nje spastrimi etnik qe po ndodh tash sa kohe ne Luginen e Presheves, nje spastrim qe nuk e ka brutalitetin e 11 viteve me pare, por gjithsesi po rezulton efektiv.


Tash sa vjet, shqiptaret e Presheves, Medvegjes e Bujanocit detyrohen te emigrojne, te shesin shtepite e pronat e te lene vendin e tyre, sepse shpesh e kane te pamundur te gjejne pune. Nuk i pengon vetem kriza ekonomike globale, e cila natyrisht qe ndjehet edhe ne ekonomine serbe, por dhe arsye te tjera - te cilat mund ti thuash vetem nen ze, perndryshe, sic tregojne ngjarjet e fundit, rrezikon te arrestohesh, si ndodhi me Belgzim Kamberin ne 30 maj.


Nder arsyet qe e pengojne punesimin, me kryesorja eshte mosnjohja e diplomes per ata qe kane studiuar e jane diplomuar ne Prishtine, meqenese Serbia nuk ua ofron te drejten e shkollimit te larte ne gjuhen e tyre.


Nuk ka nevoje te jesh nacionalist per te vene re se gjerat vijojne te jene problematike, sa i perket respektimit te te drejtave te shqiptareve ne Serbi, ama duhet te jesh i mprehte qe te vesh re se jo vetem qe po shkelen te drejtat, por komuniteti (qe fajin e vetem e ka pse flet shqip), po zbohet prej trojeve te tyre. Historia nuk eshte e re, thelbesisht, ama paraqitet ne nje forme interesante, politikaneve serbe nuk u mungon fantazia.


Se dyti, nuk mund te mos besh nje krahasim me Kosoven, apo pse jo, me Shqiperine. Keto dy vende, kaq krenare per faktin se jane faktore stabiliteti ne rajon, kaq krenare qe nuk kane sulmuar kerkend, respektojne te drejtat e njeriut te kujtdo komuniteti, negociojne me kedo, nuk do te jene ne BE para Serbise. Edhe pse, ne rastin e Shqiperise, pas heqjeve te vizave nuk ka patur azilkerkues, sic ka patur Serbia.


Pse e paska kaq te lehte Serbia kete rrugen e integrimit, edhe pse nuk respekton minoritete, edhe pse lejon keqtrajtimin e homoseksualeve, burgosjen e anarkisteve (te gjitha keto kane ndodhur vitin qe shkoi, jo ne kohe te Milloshevicit). Pse, kur Serbia shume pak vjet me pare qe shteti qe i vuri zjarrin Ballkanit, duke vrare shqiptare, kroate, boshnjake deri edhe serbe? Pse, kur ne Serbi pak vjet me pare vrane gjer dhe kryeministrin e tyre? Mos valle duhet bere e njejta gje edhe prej shqiptareve qe te ece perpara Shqiperia e Kosova?


Pergjigjja eshte jo, natyrisht qe shkelja e te drejtave te njeriut, perndjekja e minoriteteve, censura e shtypja politike, gjer dhe ideologjia luftedashese, nuk mund te jene aspirata te asnje populli.


Por, ashtu si Serbia, Shqiperia e Kosova duhet te fillojne te bejne dicka teper te rendesishme, te kujdesen per bashkekombasit e tyre. Ashtu si ministrat serbe qe shkojne e takojne serbet e Kosoves, e i bien botes mbare verdalle per ta e per te drejtat e tyre, ashtu edhe tanet do te duhej te interesoheshin per shqiptaret e Serbise.


Ashtu si serbet qe vijne e gjejne varre ne Shkoder, ashtu edhe tanet do te duhej te shkonin e te gjenin varret shqiptare ne Nish e ne Sanxhak. Jo per hakmarrje, as per nacionalizem, por per te thene te verteten qe na perket, te cilen smund ta leme te shuhet per hir te miresjelljes ndaj nje shteti arrogant.


Nuk duhen mbrojtur shqiptaret qe jane minoritare ne shtete te rajonit thjesht pse jane shqiptare, por duhen mbrojtur pse ka shtet shqiptar. Ne menyre te tille operon nje shtet, duke u kujdesur per minoritetet e kombesise se vet gjetiu, duke u kujdesur per diasporen, ai rrit potencialin e vet politik, potencialin e vet nderhyres e vendimmarres. Rrit kapacitetin e vet negociues, e per pasoje, ndoshta behet aq i rendesishem sa ta therrasin edhe ne BE.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, PD nis sot negociatat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 38 here.
Presidenti, PD nis sot negociatatKryeministri, Sali Berisha Partia Demokratike nis sot negociatat me krerët e partive parlamentare per zgjedhjen e presidentit të ri. Në krye të ekipit negociues do të jetë vetë kryetari Berisha, i cili ndiqet nga nënkryetari Patozi dhe Edmond Spaho.   Në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit