Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mesuesit Tekstet shkollore jane me probleme

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Sociale - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Eglantina Bardhi

Tekstet kanë shumë probleme dhe fatkeqësisht këto probleme nuk ndeshen vetëm nga nxënësit, por edhe mësuesit e tyre. Tekste të mbingarkuara, përkthime aspak cilësore, histori e shtrembëruar janë disa nga problemet madhore të testeve shkollore të arsimit parauniversitar. Një studim i mbështetur nga SOROS (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë) në 2011 nga realizuar nga shoqata “Specialistët e Edukimit” zbulon fakte aspak të këndshëm sa i takon cilësisë së teksteve shkollore, madje edhe gabime e vështirësi të shumta. Studimi i mbështetur nga ky fondacion është zgjeruar duke bërë edhe krahasime me 4 vende të rajonit dhe rezultatet janë se vendi ynë lë për të dëshiruar për sa i takon reformës së teksteve. Profesoresha Elreta Mato, një nga autoret kryesore të studimit, shpjegon për gazetën “Shekulli” disa nga problematikat kryesore të testeve që kanë ndeshur vetë mësuesit. Në studim u përfshinë rreth 300 mësues në shkolla të ndryshme të vendit. Ndërkohë u morën edhe opinione të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave në lidhje me këtë fenomen.

“Mësuesit e lidhin në një masë të madhe mospërvetësimin e koncepteve dhe aftësive me tekstet shkollore. Mësuesit pohojnë se mospërmbushja e objektivave kurrikulare lidhet më së shumti me tekstet e papërshtatshme, mostrajnimin e tyre, tekstet e reja dhe numri i madh i nxënësve në klasë, sidomos në shkollat e mesme të Tiranës”, pohon Elreta Mato, duke shtuar se mësuesit renditën si probleme edhe mungesën e mjediseve të përshtatshme dhe mjeteve didaktike për mësimdhënie.

Ndërsa drejtori i shkollës 9-vjeçare “Aleks Buda”, si edhe mësues historie për disa dekada, Ndue Kolndreu, theksoi se problematikat në disa tekste shkollore jo vetëm ekzistojnë, por janë bërë pengesë në punën e tyre. “Duhet të dini se disa nga tekstet që janë për aftësimin për jetën e nxënësve nuk e përcjellin tamam këtë mesazh, ka tekste që janë shumë të mbingarkuara për moshën e nxënësve, dhe plot probleme të tjera. Megjithatë, unë dua të ndalem edhe në faktin se  paraqitet një problem i madh edhe provimet e maturës shtetërore dhe provimet e lirimit, sepse pyetjet në disa raste nuk përshtaten me tekstet që kanë bërë nxënësit, sepse në shkollat të ndryshme përdoren alternativa të ndryshme tekstesh ndaj dhe pyetjet nuk korespondojnë me ato ç’kanë mësuar nxënësit”, pohon Kolndreu.

Më tej profesoresha Erleta Mato shpjegon në studimi se problematika e teksteve shihet të ketë qenë në qendër të shqetësimeve të mësuesve për shkak të mospërputhjes së objektivave me programet, mbingarkesës së koncepteve dhe aftësive të trajtuara në to, gabimeve shkencore që ndeshin gjuha e rënduar, sasia e madhe e informacionit etj.

Sipas saj, mësuesit pohojnë se shpesh tekstet e lëndëve shoqërore të drejtimit shkencor që fokusohej në grup lëndët shkencore paraqiteshin më të ngarkuara se ato të drejtimit shoqëror, gjë që krijoi shqetësime artificiale në mësimdhënie dhe nxënien nga shkollat e mesme të profilizuara.

 

Pjesët më problematike të teksteve sipas mësuesve

Mësuesit e lëndëve të ndryshme përcaktuan si problematike këto pjesë përbërëse të teksteve shkollore:

- Mospërputhja e ushtrimeve me teoritë (matematikë)

- Përsëritje e koncepteve në disa tema brenda tekstit (biologji dhe fizikë)

- Kapitulli i derivateve (i vështirë për moshën e nxënësve)

- Nivel shumë i lartë vështirësive i statistikës dhe probaliteti (matematikë)

- Integrim jo real i gjuhës me letërsinë (gjuha shqipe dhe letërsia)

- Mbingarkesë në tekste të autorëve dhe veprave që duhet të studiohen (gjuhë shqipe dhe letërsia)

- Paqartësia dhe faktet e kundërta në trajtimin e historisë së vendit (Histori e Shqipërisë)

- Orientime të papërshtatshme për studim dhe analizë teksti (letërsi)

- Mbingarkesë konceptesh dhe sasi të madhe të tyre për njohuritë e reja (kimi, fizikë etj)

- Pamundësi realizimi eksperimentesh për shkak të mungesës së mjeteve në klasë (fizikë, kimi, biologji)

- Ilustrime me cilësi të ulët në disa tekste të shkollës fillore (ditori natyre, edukatë qytetare etj)

 

Përkthimet nuk kuptohen

Të ndodhur përballë problematikave të theksuar të teksteve shkollore mësuesit kanë dhënë disa rekomandime se si mund të përmirësohet tekstet. Kështu, në studimin e mbështetur nga SOROS-i, ata propozojnë uljen e mbingarkesës konceptuale në lëndët (matematikë, kimi, fisikë dhe gjuhë shqipe),  ndryshimin e shkallës së fleksibilitetit në funksion të rritjes së saj, rritjen e përputhshmërisë së teksteve shkollore me kurrikulat, përdorimi i gjuhës së përshtatshme etj.

Sa i takon teksteve të përkthyera, mësuesit kanë shumë vërejtje. Sipas tyre, tekstet e përkthyera të shkencës së tokës, fizikës e kimisë nuk janë në përputhje me programet e këtyre lëndëve. “Në tekste vërehen përkthime jo të sakta të koncepteve dhe të përmbajtjeve të caktuara”, thuhet në studim.

 

Vendi ynë, më problematiku në rajon me tekstet shkollore

Në komentet e tyre mësuesit shprehen se ndryshimet në shumicën e rasteve priten me pakënaqësi, sepse rrisin pasigurinë e tyre ndaj zbatimit të gjërave të reja. Ndryshe nga vendet e tjera qoftë edhe ato të rajonit reforma e teksteve nuk është shoqëruar me trajnimin e mësuesve. Në studim thuhet se në Kosovë ndryshimi i planprogrameve u shoqërua me trajnime masive të mësuesve, ndryshe nga vendi ynë. Ajo që është akoma më shqetësuese në krahasim me vendet e rajonit, është fakti se tekstet shkollore në vendin tonë përgatiten në një kohë shumë të shkurtër. “Në Kosovë dhe Maqedoni një tekst përgatitet për 12 muaj, në Kroaci për 18 muaj dhe në Shqipëri 3 – 6 muaj. Gjithashtu në Shqipëri vihet re se ka kritere penguese për të dalë pa bashkautor në tekst, ndërsa në rajon nuk ekzistonte kjo pengesë”, thuhet në studim.  Sa i takon teksteve të përkthyera u vu re një tjetër problem në vendin tonë sepse 9 tekste janë plotësisht të përkthyera, ndërsa në Kroaci, Kosovë dhe Maqedoni janë si tekste përkthimi të vetëm tekstet e gjuhëve të huaja ndërsa përkthimet përdoren si materiale ndihmëse në lëndë të ndryshme. Gjithashtu studimi tregon se në vendin tonë mësuesit e përzgjedhjes së teksteve punojnë në grup, por ruajnë anonimatin kurse në përvojat e vendeve të rajonit përzgjedhësit vendosin emrat si recensentë në kopertinat e teksteve shkollore duke qenë transparentë për përgjegjësinë e tyre si vlerësues.

 

Reforma e teksteve shkollore kur është realizuar

Në Shqipëri 2006

Në Kosovë 2004

Në Maqedoni 2002

Në Kroaci 2000

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 80 here.
Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine  Tani o bote me uro gjume te embelAurora Molla  Aurora Molla një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amanetin e saj. Aurora e kishte ndjerë fatin e saj që e priste, dhe para se të largohej i kishte thënë së ëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj. Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimit, pasi i ka rënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit