Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Politike - 74 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kreu i LSI-së i ka hapur dyert e partisë së tij deputetit socialist Kastriot Islami, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Partia Socialiste.
Sipas Metës, në rast të largimit të Islamit nga PS-ja, statuti i LSI-së garanton rrugën e dyerve të hapura për cilindo që aderon në strukturat e saj.
Meta ka komentuar zhvillimet e brendshme në gjirin e PS, duke u shprehur: Nuk besoj që Islami ka bërë ndonjë shkelje që të meritojë këtë vendim. Madje alternativën e tij politike e ka përqafuar vet lidershipi i PS-së. Nuk besoj se Islami do ti bashkohet LSI-së, megjithatë partia jonë ka statusin e saj për këdo që aderon të bëhet pjesë e saj.