Publikuar me : 24.12.2011 Ne :
Politike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë një vizite në Elbasan deklaroi se LSI nuk është pjesë e spekulimeve në lidhje me kandidaturat për President.
“Komenti im lidhur me këtë çështje do të jetë në momentin e duhur. LSI nuk preferon të jetë pjesë e spekulimeve për Presidentin, ne jemi pjesë e zgjedhjes”, tha ai.
Meta ka rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër përjashtimit të Kastriot Islamit nga PS, duke e cilësuar një fenomen të paprecedentë dhe kthim në të kaluarën. “Përjashtimi i Islamit është një fenomen i paprecedent, LSI dënon të gjitha lëvizjet e fundit në PS. Ky qëndrim i kësaj partie nuk i shkonte për shtat një figure me kaq kontribute dhe eksperiencë si Islamit. PS me këtë vendim po tregon një kthim në të kaluarën”, theksoi Meta.