Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Meta “La Repubblica” do te me paguaj 50 mije euro gjobe dhe do te kerkoj falje (video)

Publikuar me : 22.10.2011 Ne : Politike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


www.youtube.com/watch?v=9-_g2tYX9Z4


Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës është prononcuar në lidhje me çështjen e shumë përfolur në gazetën “La Republika”. “Nuk ekziston asnjë çështje Lavitola”, është shprehur Meta për mediat, ndërkohë që deklaroi se kjo gazetë do t`i paguajë 50 mijë euro për shpifjet që ka lëshuar në drejtim të tij. “Gazeta do të jetë e detyruar të zbardhë vendimin e gjykatës dhe të kërkojë falje”, është shprehur kreu i LSI-së

Nga Shkodra Meta theksoi se LSI është e hapur për bashkëpunim në reformën zgjedhore. Sipas tij Reforma Zgjedhore duhet të përfshijë të gjithë klasën politike.

*****

LSI: La Republika s’është serioze, përgjimi është kthyer fitimprurës

Ilir Meta jo vetëm që ka hedhur poshtë sërish faktin se njihet personalisht me sekserin italian, Lavitola, por gjatë ditës së sotme ka thënë se do të hedhë në gjyq gazetën italiane, “La Reppublica”, pasi sipas Metës, ka shpifur për të, ndërkohë që ka publikuar një intervistë, që Meta thotë se nuk e ka dhënë kurrë.

Meta është shprehur i shqetësuar edhe për fatin e Fratinit, duke thënë se media të ndyshme po përpiqen që ta dëmtojnë atë, me anë të shpifjeve.

“Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë intervistë për La Reppublica. Kjo gazetë ka shpifur ndaj zotit Ilir Meta. Për këtë arsye, zoti Meta do ta hedhë në gjyq këtë gazetë.

Makinacionet dhe fabrikimet e segmenteve të caktuara për të manipuluar të vërtetën, me qëllim dëmtimin e figurës së z. Frattini, janë të papranueshme për z. Meta, pasi z. Frattini ka dhënë një kontribut të vecantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, duke qenë njëkohësisht arkitekt i Udhërrëfyesit të këtij procesi të rëndësishëm.

Ndaj, z.Meta ndjehet i detyruar ta ndjekë gazetën La Republica ligjërisht për shpifje ndaj personit të tij, pranë gjykatave italiane”, ka thënë sekretari i LSI-së, Ardit Çela.

“Me këtë rast dua të konfirmoj edhe një herë, në emër të z. Meta se drejtuesi i gazetës L’Avanti, z. Lavitola, të cilin sikurse ka deklaruar më parë, z. Meta e njeh prej kohësh si përfaqësues të medias italiane, ka qenë i pranishëm në një konferencë shtypi gjatë vizitës zyrtare të z. Meta në Romë, ashtu si edhe shumë gazetarë të tjerë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me z. Frattini, është përshëndetur me z. Lavitola, ashtu si me shumë gazetarë të tjerë italianë dhe shqiptarë, në hollin e ambjenteve të konferencës”, vazhdoi ai.

Sipas LSI-së, “tashmë është e qartë për opinionin publik, në të dy anët e Adriatikut, se biznesi i përgjimeve është bërë gjithnjë e më fitimprurës për qarqe të caktuara”.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir MetenKryeministri Sali Berisha Partia Demokratike nis sot negociatat me krerët e partive parlamentare per zgjedhjen e presidentit të ri. Në krye të ekipit negociues do të jetë vetë kryetari Berisha, i cili ndiqet nga nënkryetari Patozi dhe Edmond Spaho. Negociatat nisn me kreun e LSI-së, Ilir Meta, me të cilin kryeministri pritet të takohet sot. Në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit