Publikuar me : 30.12.2011 Ne :
Politike - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ilir Meta
Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh sigurinë se forca politike që udhëhiqet prej tij do të luaj rol kyç në reformën zgjedhore që ka nisur tashmë. Këtë deklaratë Meta e bërë gjatë një takimi me mbështetësit e LSI-së të zhvilluar në Korçë.
LSI vazhdimisht ka shprehur pretendime për një sistem zgjedhor me korrektim pasi sipas saj sistemit proporcional rajonal pa korrektim penalizon partitë e vogla.
Partitë e vogla pak ditë më parë zhvilluan një takim të përbashkët ku paraqiten pretendimet për reformën zgjedhore që ka nisur me kompromisin PD-PS. Në mbështetje të këtyre pretendimeve ka dalë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart.
Në reformën e vitit 2008, PD-PS nuk morën parasysh pretendimet e “të vegjëlve” por nuk dihet se si do veprohet këtë herë. Deri tani Berisha është shprehur se nuk do të ketë ndryshim sistemi ndërsa Rama nga ana tjetër është shprehur se marrë parasysh pretendimet e aleatëve edhe pse këta të fundit e kanë akuzuar se ai po bën në fakt të kundërtën.