Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

METE përfundoi paketën e re ligjore për zhvillimin e veprimtarive minerare në Shqipëri, në kuadër të reformimit të sektorit minerar. Sipas paketës sw re ministria do të lëshojë 151 licenca minerare këtë vit, duke planifikuar që çdo javë të japë nga 20 të tilla.
Ministria deklaron se ka përgatitur një paketë të re ligjesh për minierat me qëllim reformimin e këtij sektor. Pjesë e planit vjetor të kësaj ministrie janë procedurat e konkurimit për 151 zona minerare si dhe për rreth 20 objekte minerare dhe mbetjesh minerare të ish-ndërmarrjeve shtetërore.
Aktualisht janë publikuar detajet e 36 zonave minerare që do ofrohen për kompanitë, ndërsa pjesa tjetër do publikohet në ditët në vazhdim.