Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi se është vendosur një tjetër gjobë ndaj kompanisë CEZ, për abuzime me aparatet matëse të energjisë elektrike.
Gjoba e vendosur sot nga METE për CEZ-in kap vlerën e 500 mijë eurove. Ky është penalizmi i dytë që ministria i vendos kompanisë së shpërndarjes.
Një javë më parë METE gjobiti kompaninë CEZ me 30 milionë lekë të reja, pas konstatimit se janë instaluar aparate matës të paverifikuar përpara përdorimit.