Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Politike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën të ditur se do të nisë më 17 janar gara mes kompanive për ndërtimin me koncesion të HEC-eve, “Vokopola 1” dhe “Vokopola 2”.
Ftesa për këtë garë përfshin dokumentacionin përkatës për ndërtimin e HEC-it në rrjedhën e lumit të Vokopolës dhe degëve të tij deri në lumin Osum.
Dorëzimi i dokumentacionit nga kompanitë që do të marrin pjesë në këtë garë, parashikon që ata të ngurtësojnë sipas ligjit, 2 perqind të vlerës së parashikuar prej tyre për ndërtimin e këtij HEC-i të ri, thanë burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë.