Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 34 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) bënë të ditur se janë zgjidhur kontratat me 12 shoqëri koncesionare të ndërtimit të HEC-ve. Shkak për këtë sipas METE-së është bërë mospërmbushja e kushteve kontraktuale prej disa vitesh, nga këto kompani.
Shoqëritë e penalizuara janë: Ansara Koncesion, Pre Energu, Stebleva, Energji Univers, Strelca Energy, Geoalbania Uno, Erald Energjitik, Rajan Energy, Eko Energy, Veleshica, Energy dhe Hec i Peqinit.
Masat dhe kontrollet ndaj koncesioneve të llojeve të ndryshme që ka bërë kjo ministri do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim.