Njerez te zgjedhur te opozites menjanojne perplajsjen e protestuesve me forcat e policise te instaluar ne kryeministri
14 maji do te mbahet mend si dita e opozites. Ishte paralajmeruar si protesta me e madhe e opozites dhe keshtu ndodhi. Mjijra njerez jane derdhur dje ne rruget e kryeqytetit per tu mbashkur ne protesten me te madhe te organizuar ndonjehere nga opozita ne emer te trasparences se kutise. Njerezit kane veshtuar nga kater anet e kryeqytetit aq sa per nje mend besoje se qyteti ishte I pushtuar nga populli opozitar. Per minuta te tera akset rrugore te kryeqytetin nuk kane funksionuar e kjo ka ndodhur ne rruget si Bulevardit Zogu i Pare, Bulevardit Bajram Curri, Rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajes dhe Rruga e Durresit ku protestues nga e gjithe Shqiperia I jane bashkuar kauzes se nisur dy jave me pare nga Partia Socialiste. E ndersa veshtimi I protestuesve dukej I frikshem, dje nuk eshte kthyer qofte dhe nje xham, ndoshta fale edhe prosive te vashdueshme te liderve te se majtes.
Incidente
Ne fakt kurrresesi nuk mund te quhen te tilla. Kur mijra njerez u derdhen ne bulevardin Deshmoret e Kombit gjeja me e lehte qe mund te besoje ishte rrezimi I atij gardhi hekurash qe ndante nje toge police me mija protestues. Dhe gjerat nuk di se si mund te kishin perfunduar ne rast se disja djem, nen drejtimin e nje njeriu qe di te komandoje, aarinin te shuanin cdo shperthim te protestuesve. Sapo ndermjet tyre konstatohej njerez qe gjuanin me mjete te forta ndaj toges se policise te intaluar neperballe kryeministrise, ishin pikerisht keto djelmosha qe nderhynun dhe protestat I rikthehej misionit te saj politike.
Pikerisht kane qene keto djeme qe kane siguruar dje rendin dhe qetesise ne sheshin skenderbej dhe aq e vertete eshte kjo saqe forcat e policise dukeshin si kopertuar e ekzistences se shtetit. Ndersa lideret poltik te se majtes me shume se sa fjalimet ne foltoren e rezistences kujdeseshin per qetesine ndermjet protestuesve, aq sa edhe vete Krey I PS-se u detyruar qe te beje thirrje qe ne emer te trasparnces se votive nuk duhej keputur qofte edhe nje lule. Ndaj dhe ato incidente te shenuara ne rrugen Zogu I Pare kurresesi nuk mund te quhen te tilla. Ajo qe ndodhi ne nisje te protestes ishte vetem nje konfrontim me nje qyetar ne rrugen prane stacionit te trenit pasi protestuesit kishin bllokuar rrugen. Shak per kete ishte bllokimi I autobusave te veriut ne zonen e quajtur Zogu I Ziu.
Por pas nderhyrjes se policise, e cila cbllokoi nje krah te rruges, populli opozitarinisi veshimin e tij drejte bulevardit Deshmoret e Kombit. Me parrulla, pankarta dhe banderola protestuesit kane marshuar rrugeve te Tiranes me thirrje kunder kryeministrit Berisha dhe qeverise qe ai drejton. Protestuesit jane drejtuar nga nga deputete te ndryshem socialiste qe sipas strategjise se zgjedhur nga selia roze jane shperndare ne te gjitha akset rrugore nga ky veshonte populli opozitar. Nderkohe qe forcat te shumta te policise kishin blinduar dje kryeqytetit ku duket se ishin urdheruar vetem te ndiqinin nga afer vijueshmerine e protestes. Keshtu, nga ajo sa ndodhi dje protesta e radhes e opozites ishte jo vetem nje mbeshtetje per grevistet e urise por edhe nje demonstrim force i perkrahesve qe mbeshtesin kerkesen e opozites per hapjen e kutive. Dje me shume se sa kurre ky ze nuk ka qene me I forte.
Basha, inspektim nga taraca e kryeministrise
Asnjehere me shume se sad je, kryeministria nuk ka qene e rrethuar nga forca te shumta te policise, ku viheshin re jo vetem efektiva civile por edhe forca te nderhyrjes se shpejt. Frika se pershkallzimit te protestes, qe per shume kend ishte e perkthyer ne dhune, duket se ka detyryar Ministrine e Brendshme te marre masa te forta. Aq e vertete eshte kjo sa qe Ministri Basha eshte detyryar te beje inspektim qe nga taraca e kryeministrise. Keshtu, pak minuta para nisjes se protestes se opozites Ministri eshte filmuar duke takuar efektivat e gardes te cilet kane qene te dislokuara dje ne kater anet e kryeministrise.
Nderkohe mesohet se ne sherbim per rutjen e rendit gjate protestes se djeshme kane qene rreth 1500 forca policise. Megjithate pervec perdorimit te skafandes, pas gjutjeve sporadike nga disa protestues me mjete te forta, policia nuk eshte detyryar te perdori arsenalin e rende ne ruajtjen e rendit ne kryeqytet gjate protestes me te madhe te opozites te organizuar ndodnjehere ne vend.