Publikuar me : 12.09.2011 Ne :
Kronike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kompania austriake “ACR” me anë të një deklarate për shtyp javën që shkoi u kishte dhënë një ultimatum minatorëve për tu rikthyer në punë sot, në rast të kundërt ata do të konsideroheshin të vetë pushuar nga puna.
Si kundërpërgjigje minatorët e Bulqizës kanë përshkallëzuar sot protestat e tyre para ambienteve të kompanisë ACR, në pritje të plotësimit të kërkesave. Së bashku me ta në protestë janë edhe fëmijët e tyre të cilët do të bojkotojnë mësimin duke mos u paraqitur në shkollë sot në ditën e parë të saj.
Gjithashtu, pritet që sot komisioni i grevës të marrë vendimin në lidhje me rinisjen e grevës së urisë. Greva e urisë është lajmëruar që më parë nga minatorët, të cilët deklaruan se ndërprerja e saj ishte e përkohshme, deri në një marrëveshje mes palëve.
Ndërkohë që ende nuk ka nënshkrim dhe kompromis për marrëveshjen mes tyre dhe firmës koncensionare “ACR”, minatorët deklarojne se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.