Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Siç është bërë e ditur nga një deklaratë se sindikatës minatorët e Bulqizës pritet që nesër të rifillojnë punën. Vendimi është marrë sot gjatë një mbledhje në prani të ministrit të Ekonomisë Nasip Naço, përfaqësuesve të kompanisë koncesionare ACR, Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, AKBN-së dhe përfaqësues të sindikatës së minatorëve të Bulqizës.
Nesër do të rinisë puna në nivelin e 12. 13. 14 dhe 15 të galerisë, pas ndërprerjes së saj në fillimi të muajit tetor, kohë në të cilën një minator humbi jetën si pasoj e një shpërthimi me gaz metan.
Në mbledhje u diskutua që minatorët të paguhen 100 perqind dhe të shpërblehen njëkohësisht edhe me pagën e 13-të brenda datës 25 dhjetor.