Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Mineralet e mbitokes

Publikuar me : 21.12.2010 Ne : Kulture - 193 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dy akte te artistes Lumturi Blloshmi vesh muret e galerise me fletushka promocionale dhe shet nje pikture ne kembim te nje koktejli per nder te vizitoreve. Frenezia e konsumit, nje shkas per tu frikesuar estetikisht? Asgje e dykuptimte ne te quajturin art konceptual te Blloshmit


Okazion Qeras Lume Blloshmi. Eshte fundi i historise qe tregoi mbreme artistja me performancen Okazion - likuidim total!. Historia qendron te veshja e mureve te nje galerie private ne Tirane (Zenit) me fletushka promocionale qe e ftojne konsumatorin drejt qendrave te medha tregtare dhe markave te prodhimit.


Mendojini ato qe i gjeni te pragu i shtepise te shumefishuara edhe ne pragjet e komshinjve, te dhjetera dhe qindrafishuara ne muret e galerise si pohim i fjaleperfjalshem i nje realiteti, madje si zevendesim i nje realiteti me ikonat e mallrave qe hahen, harxhohen, riblihen. E keshtu nga a para.


Historia e performances eshte bere nga thirrjet per tundim per te tregjet e konsumit, elektroshtepiakeve, teknologjise se larte, te produkteve per mirembajtjen e shendetit, shtepise, kopshtit.


Njoftimet ne sfond blu mizerijne Praktiker ulje ne gjithe mobiljet per veranda; piku i vapes, piku i ofertave; Big Market Bli shqip 28-29 Nentor, zbulo produktet dhe fito dhuratat; realizo kuzhinen tende; Uljet e janarit TV LCD LG 32LH2000, High Definition ishte 58.900 L. behet 49.900 L., kurseni 9000 L; Blini me keste te ulta mujore, nga 6 deri ne 48 muaj Frigorifer Altus KFS 240, ngrires i siperm, kapaciteti ftohes 248 litra, ngrirje me akull, rafte plastike, opsionit i nderrimit te anes se deres, ngjyra e bardhe...


Kater vajza u sherbenin vizitoreve te ekspozites nga nje flete format te bardhe, bosh. Udherrefimi i tyre eshte i qarte ju ndodheni brenda nje realiteti virtual, nje hiper-realiteti. Kopshtet njeperdorimeshe te konsumit qe ju ofrohen jane si ky dimension pamor i unifikuar prej propagandes te riprodhimit mekanik, prej informacionit, shifrave, imazhit te objekteve.


Ne fund te hapesires ekspozuese rri nje kanister me dengun e gazetave te perditshme shqiptare. Ato jane suporti ne kete beteje reklamash komenton kuratori i performances, galeristi Krenar Zejno.


Sigurisht qe pare keshtu, per mediat, ne kete stad, cdo gje qe thuhet eshte e nenkuptuar, por ai pirg instalacioni nuk i shton dhe as e thellon konceptin e Blloshmit, perkundrazi e vulgarizon.


Portretet e vizitoreve kishin shprehjen e njeriut qe ndihet ne shtepi, te familjarizuar me ate qe po sheh, sepse kjo qe ai sheh perdite i duket nje realitet qe ska arsye ti kundervihet, madje ai e ndjen se e ka nen sherbim. Kjo nuk eshte shenje e mire per dialog ne nje ekspozite.


Ndoshta prisnin dicka nga fondi i skandaleve konceptuale dhe imazheve te Blloshmit.
Nga ekspozitat personale ne gjashte vitet e fundit kujtojme performancen Menu Kama Sutra, ne Galerine Kombetare te Arteve ku me grafika dhe foto ajo ben nje ironi mbi kuptimin mishtor qe i eshte dhene seksualitetit ne modernitet; kujtojme herezite politike, nje seri tablosh te vogla ne mix-media ku figurat politike i satirizon holle dhe hapur koken e politikanit-historian Paskal Milo e vendos ne prehrin e Enver Hoxhes; portretin e Fatos Nanon e dekoron me portretin e Xhoana Nanos, te rrethuar me shishe pijesh alkoolike; Edi Ramen e koncepton si Shiva; kokes se Skender Gjinushit i pranve koken e Marksit etj..


Shpesh Blloshmi perdor sende ready-made. Me dhjetera bidona Coca-Cola ka ngritur nje piramide ne trotuarin perballe Galerise Kombetare te Arteve; deri edhe gershetin e saj te prere e ka kryqezuar me nje brushe ne telajo. Vitin e kaluar me ekspoziten Its a Wonderful Life ajo instaloi nje bufe 12 mijeshe plot me kavanoz te mbushur me bishta cigare.


Se fundi ready-made i saj zhduk realitetin krijues, zhduk doren e artistit dhe dorezon ne nje hapesire ku e vetmja gje autentike do ishte koncepti per nje dominim konsumator social dhe ekonomik. Kjo eshte prurja per kete vit e Blloshmit. Duket nje aksion i njeanshem, ku idete e artistes shkojne kalimthi.


Publiku i saj mbreme ishin miq, artiste, te aferm, dhe miqte dyshohet te mos llogariten fare si publik. Vete ekspozita i ngjan atij korrierit te fletushkave qe ka perdorur Blloshmi, te cilat njoftojne familjarin Bli qe te perfitosh.


Kuratori e vleresoi propozimin e fundit artistik te Blloshmit, mbi te gjitha, per shqetesimin qytetar dhe intelektual qe bart. Sipas tij ky tempull ikonik rri mire ne nje galeri e stilit gotik. Ne fakt, Zenit eshte nje galeri e vogel, intime, e ngrohte, kurse koncepti i Blloshmit ngrihet mbi frenezine e konsumit.


Me kete mjedis ekspozita nuk krijon asnje lloj kundervenie, nuk provokon, nuk ngjall dyshim, nuk leviz, nuk thellon leximin. Asgje ambigue, asgje e dykuptimte ne te quajturin art konceptual i Blloshmit.


Dyshimi i saj, si hulumtim ne realitetin e perfshire ne rrjedhe te modernitetit, po ta krahasonim me kerkimin e mineralit te cmuar, nuk vjen nga thellesia e tokes.
Lajmi qe u dha ne fund te performances, ishte ky Lume Blloshmi ka shitur nje tablo, si kembim per koktejlin qe kishte organizuar ne nje hotel per miqte ne ekspozite.
Po te mos shkojme, do ta haje kapitali, tha kuratori.


Artistja pat thene dikur Punet e mia nuk jane per te shitur, se jane piktura sociale shoqerore. Ata qe kane pare smarrin vesh nga Arti, kurse ata qe skane...


Biografi


Blloshmi eshte nga te paktet artiste te brezit te saj qe ka guxuar dhe ia ka dale me sukses te hidhet ne artin konceptual. Eshte edukuar ne nje shkolle realiste dhe krahas piktures ka aplikuar instalacionin, performancen, body-artin, fotografine, videoartin.
Lumturi Blloshmi u lind me 1944, ne Tirane.


Bija e nje ushtaraku qe kishte studiuar ne Akademine Ushtarake ne Vjene, nga radha e te pareve qe Enver Hoxha i denoi me vdekje, pa gjyq, vazhdoi te jetonte ne Tirane. Ndoqi liceun dhe Institutin e Larte te Arteve ku u diplomua me 1968. Per 11 vjet (1974-1985) iu hoq e drejta e ekspozimit (ishte edhe kusherira me te cilen Vilson Blloshmi, poeti i pushkatuar bashke me Genc Leken, mbante leterkembim).


Vazhdonte te bente nje pikture realiste ashtu si orientimi i saj ne shkollen shqiptare. Nga punet e hershme ruan pak. Kane humbur. Krijimtaria e saj e ekspozueshme brenda dhe jashte vendit, nis njezet vjet pas studimeve, me 1987.
Ekspozon rregullisht edhe me me intensitet pas viteve 90 brenda dhe jashte vendit.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit