Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ministrat Mjaft kohe eshte humbur. Shqiperia ka nevoje per nje pakt politik

Publikuar me : 12.09.2011 Ne : Politike - 72 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Frattini dhe Lambrinidis


Mjaft kohë është humbur, Shqipëria ka nevojë për një pakt politik, pasi vetëm kështu do të ketë shansin të bëhet së shpejti anëtare e Bashkimit Europian. Ky është mesazhi që i është përcjellë klasës politike shqiptare nga ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, në përfundim të vizitës në Tiranë.

 Në mbyllje të takimeve me krerët e shtetit dhe liderin e opozitës, ministri i Jashtëm grek u shpreh se vizita e tij dhe homologut italian në Shqipëri vjen në një çast kritik për integrimin e vendit në BE.

“Procesi është pa dyshim i vëshirë. Ka nevojë për përgatitje dhe bashkëpunim nga të dyja palët për ndërtimin e një konsensusi politik. Ne ju garantojmë se do të jemi në anën tuaj dhe do t’u mbështesim në përpjekjet tuaja për të arritur ëndrrën tuaj dhe ëndrrën tonë”, tha ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis.

Ndërsa kryediplomati italian, Franko Fratini, tha se mbetet i domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike dhe funksionimi normal i Parlamentit. “Kemi lënë pas një vit të humbur. Ne duhet ta rifitojmë këtë kohë. Funksionimi normal i Parlamentit dhe bashkëpunimi qeveri-opozitë janë të domosdoshme për Shqipërinë. Ne kemi folur për angazhimin politik, por pa këtë dhe pa pasqyrimin e kësaj në veprime dhe jo fjalë, nuk do të ketë asgjë pozitive në raportin e ardhshëm për Shqipërinë”, tha Fratini.

“Ajo për të cilën Shqipëria ka nevojë është një pakt politik si në rastin e anëtarësimit në NATO. Ky pakt do të diktohet nga shqiptarët dhe jo nga ne. Në rast se ndodh kjo, Shqipëria ka shansin të bëhet së shpejti anëtare e Bashkimit Europian”, përfundoi Fratini.

G.N./ Redaksia online

 

* * *

 

Në fillim të vizitës së tyre në Shqipëri, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, Stavros Lambrinidis dhe Franko Fratini, janë takuar me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Dy shefat e diplomacisë së dy vendeve fqinje u shoqëruan nga ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi.

Pas Ministrisë së Jashtme, dy ministrat i janë drejtuar Kryeministrisë, ku kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Berisha. Më tej, ministrat janë takuar edhe me presidentin Topi, e më pas me liderin e opozitës, Edi Rama.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir MetenKryeministri Sali Berisha Partia Demokratike nis sot negociatat me krerët e partive parlamentare per zgjedhjen e presidentit të ri. Në krye të ekipit negociues do të jetë vetë kryetari Berisha, i cili ndiqet nga nënkryetari Patozi dhe Edmond Spaho. Negociatat nisn me kreun e LSI-së, Ilir Meta, me të cilin kryeministri pritet të takohet sot. Në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit