Publikuar me : 14.10.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) bëri të ditur se janë revokuar lejet minerare për 45 shoqëri, të cilat operojnë në sektorin minerar në vendin tonë, pasi nuk kanë realizuar detyrimet e tyre ligjore.
Vendimi i Ministrisë së ekonomisë vjen pas një vendimi të marrë një muaj më parë, për nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për shoqëritë në fjalë. Sipas njoftimit të METE-s mbi subjektet, për të cilat është marrë vendimi për revokimin e lejes minerare, janë zhvilluar kontrolle të vazhdueshme nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.
“Kontrollet e kryera kanë verifikuar se këto subjekte minerare nuk kanë realizuar detyrimet sipas ligjit, nuk kanë punuar, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse” theksohet në njoftimin e METE-s.