Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Politike - 90 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministria e Mjedisit sulmon Presidentin Topi për rikthimin në Parlament një ditë më parë të ligjit për mbetjet urbane.
Në një deklaratë për shtyp, zv.ministri i Mjedisit, Taulant Bino, e cilësoi refuzimin e Topit si akt të motivuar politikisht dhe pa argumente kushtetuese.
“Refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë.
Refuzimi është pengesë e qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve të BE-së, duke lënë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual të menaxhimit që për ministrinë është i mangët”, tha Bino.