Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Miratimi i ligjit per njohjen e genocidit, shkakton probleme mes Turqise dhe Frances

Publikuar me : 22.12.2011 Ne : Rajoni - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Protesta e turqëve në Paris


Dhoma e ulët e parlamentit francez ka miratuar një ligj që bë të palejueshëm mohimin e genocidit ndaj armenëve. Një ligj i tillë pritet të që kaloi në Senatin francez para fundit të këtij viti dhe që pritet të shkaktojë tension mes Parisit dhe Ankarasë.

Turqia e kundërshton termin “genocid” dhe ka paralajmëruar Francën për pasoja serioze pas miratimit të ligjit. Ministri i Jashtëm i Francës Alain Juppe publikisht ka kundërshtuar një ligj të tillë.

“Është i padobishëm dhe kundër-produktiv. Miratimi i ligjit në Francë nuk do të ndryshojë mendjet në Turqi. Marrëdhëniet mund të dëmtohen dhe mund të vijnë rrjedhimisht veprime serioze”, tha Juppe.

Sipas ligjit, kushdo që mohon gjenocidin mund të dënohet me mbi 1 vit burg dhe gjobë deri në 45 000 euro.

Përdorimi i termit genocit i referohet masakrës Osmane mbi Armenin në vitin 1915. Armeni pretendon se 1.5 milion njerëz u vranë në osmanët gjatë viteve 1915-16.

Ndërsa Ankaraja thotë se afërsisht 300 000 njerëz u vranë si dhe të vrarë kishte edhe nga radhët e Turqve kur armenët e ngritën kundër perandorisë osmane kur trupat e Rusisë hynë në lindje të Anatolisë, sot lindja e Turqisë.

Zyrtarisht më shumë se 20 vende kanë njohur vrasjet si gjenocid.

Sipas medieve në Francë qëndrimi i tij është lëvizje taktike dhe vjen si kundërvënie ndaj mbështetjes së Nikola Sarkozisë ndaj ligjit.

Ka më shumë se gjysmë milion armenë etnikë që jetojnë në Francë dhe vota e tyre konsiderohet e rëndësishme për zgjedhjet e ardhme presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Gjatë momentit që ligji po diskutohej në dhomë e ulët të parlamentit jashtë ambasadës Franceze në Turqi ishin mbledhur shumë njerëz në shenjë proteste.

Në shenjë proteste gjithashtu dhe ambasadori i Turqisë në Paris do të largohet nga Francë për një kohë të papërcaktuar.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fransua Holland per vizite ne Afganistan

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 60 here.
Fransua Holland per vizite ne AfganistanFransua Holland / Foto arkiv Presidenti i ri francez, Fransua Holland, ka arritur sot në Kabul të Afganistan për në një vizitë që nuk ishte paparalajmëruar. Holland në këtë vizitë shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Drian Jean-Yves Le, ministri i Jashtëm, Laurent Fabius, dhe shefi i ushtrisë, Guillard Eduoard. Hollande pritet të takohet me ushtarët francezë. Ndihmësit e Holland thanë se presidenti francez në Afganistan do të qëndrojë disa orë dhe do t’ju shpjegojë...Lexo te gjithe artikullin »


» Jemen, vriten 35 anetare te Al Kaedes
» “Parate e droges shkojne per partite ne Shqiperi”
» BE-ja e bashkuar per te mbajtur Greqine ne eurozone
» Amnesty Internacional Koha per te vene njerezit para korporatave
» Mitt Romni Do te ul papunesine ne 6 perqind
» Raporti, romet ne Europe diskriminohen
» Kazakistan, vdesin 60 foshnja, hetohet materniteti
» Lavrov Konflikti sirian mund te preke edhe Libanin
» Doktori qe ndihmoi CIA-n per gjetjen e Bin Ladenit, denohet me 33 vjet burg
» Presidencialet, egjiptianet ne zgjedhje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit