Qeveria miratoi dje vendimin per krijimin e Teatrit te Komedise. Kryeministri Berisha u shpreh se pas konsultimesh te gjera e te gjithanshme, qeveria miraton ngritjen e ketij teatri, si nje vendosmeri per te mbeshtetur fuqishem komedine e satiren shqiptare.
Teatri, - u shpreh Kryeministri - do te behet nje promotor i fuqishem i zhvillimit te ketij zhanri, te kesaj gjinie themelore per letrat, letersine, artet skenike dhe artet e tjera te vendit. Ministrit te Kultures i eshte kerkuar qe te sjelle ne qeveri edhe vendimin per Cirkun Kombetar.
Qeveria eshte e vendosur qe Cirkun ta shnderroje ne nje institucion kombetar e ti jape mbeshtetje te fuqishme, ne menyre qe edhe cirku, qe ka artiste e artiste te talentuar qe kane punuar me vetemohim e sakrifica te medha, te skajuar nga qeveria vendore gjer tani, te mund te modernizohet dhe tu jape adhuruesve te tij, qe jane te shumte e te te gjitha moshave, spektakle e performancen me te mire.
Ky investim i qeverise lidhet me nje vizion largpames te kryeministrit edhe ne fushen e turizmit. Duhet te jemi te vetedijshem se Shqiperia vizitohet nga mbi 3.5 milion turiste, tha dje Berisha, dhe detyrimet tona jane te medha qe ata te mund te ndjekim veprimtari artistike ne kryeqytet apo zona te tjera.