Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Miratohet marreveshja e borxhit 8.5 milione USD me Serbine

Publikuar me : 19.05.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 204 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Qeveria miraton kthimin e borxhit prej 8.5 milione dollare qe Shqiperia i ka Serbise. Marreveshja u miratua dje gjate mbledhjes se qeverise, nderkohe qe vendimi vjen vetem pak dite nga miratimi i tij akt nga qeveria e serbe. Edhe pse vendimi eshte zbardhur ne faqen zyrtare ne internet te qeverise, e njejta gje nuk ka ndodhur me marreveshjen.

Ueb-i i qeverise konfirmon vetem miratimin e marreveshjes ne fjale duke mos zbardhur termat e marreveshjes. Ne mbeshtetje te neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, te Kushtetutes, me propozimin te Keshillit te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise vendosi ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Serbise, per shlyerjen e borxhit te Republikes se Shqiperise ndaj Republikes se Serbise, - citohet ne vendimin e qeverise.


Marreveshja ne fjale ka te beje per nje borxh te akumuluar nga Shqiperia gjate qeverisjes komuniste ndaj vendeve te ish-Jugosllavise nga marredheniet tregtare dypaleshe. Borxhi ka nje vlere totale prej 20.7 milione dollare nga te cilat 8.5 milione do ti marre Serbia, ndersa pjesa tjeter do te ndahet ndermjet Bosnjes, Maqedonise, Sllovenise, Kroacise dhe Malit te Zi. Vlen per tu theksuar se nga kjo shume nuk do te perfitoje Kosova edhe pse gjate akumulimit te ketij borxhi, ajo kaq ene pjese e ish-Federates Jugosllave.


Pas miratimit te marten e shkuar, qeveria serbe i kerkoi parlamentit ratifikimin sa me shpejte te saj me qellim qe te filloje sa me pare kthimi i parave. Meqenese marreveshje te tilla duhet te ratifikohen nga parlamentet reciproke, mbetet per tu pare koha se kur do te behet votimi i saj ne Parlamentin Shqiptar.


Marreveshja ne fjale eshte mbajtur e fshehte ne Shqiperi, nderkohe qe kane qene mediat serbe ato qe kane dhene lajmin te parat duke zbardhur edhe nje pjese te saj. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug njoftonte javen e shkuar ne lidhje me kerkesen qe qeveria serbe i kishte bere parlamentit te ketij vendi per te ratifikuar sa me shpejte marreveshjen ne fjale.


Sipas marreveshjes dy paleshe Shqiperi-Serbi, vendi yne ka pese vjet afat per ti paguar Serbise borxhin total prej 8.5 milione dollare plus interesat. Gjate kesaj periudhe, pagesat do te behen ne data fikse dy here ne vit, ne 31 mars dhe 30 shtator. Marreveshja gjithashtu parashikon edhe penalitete ne rast se Shqiperia vonohet ne pagesat e detyrimeve. Ne rast te vonesave, mbi shumen qe duhet paguar do te aplikohen interesa plus.


Marreveshja midis qeverise shqiptare dhe shteteve qe kane dale nga shperberja e Jugosllavise per kthimin e borxhit nga vendi yne eshte nenshkruar ne shkurt te ketij viti. Pjese e saj ishte edhe miratimi i shumave qe vendi yne duhet ti paguaje secilit prej ketyre vendeve. Nga borxhi total prej 20.7 milione dollare, sipas marreveshjes ne fjale, Shqiperia duhet ti paguaje Kroacise 5.5 milione, Sllovenise 3.8 milione dollare, Bosnjes 3.7 milione, Malit te Zi 532 mije dollare dhe Serbise rreth 8.5 milione dollare. Shuma prej 20.7 milione dollare eshte vetem principali, ndersa bashke me interesat, vendi duhet te paguaje nje shume prej 23.7 milione dollare.


Mosperfshirja e Kosoves ne listen e shteteve perfituese nga borxhi shqiptar ndaj shteteve te ish-Jugosllavise shkaktoi pakenaqesi ne shtetin tjeter shqiptar ne Ballkan. Kjo, me arsyetimin se gjate kohes kur eshte mbledhur borxhi, edhe Kosova ka qene pjese e Jugosllavise. Pas miratimit te mbledhje qeveria, pritet qe marreveshja te ratifikohet edhe ne parlament dhe me pas hyrjes ne fuqi te filloje te zbatohet.

Ndarja e borxhit sipas shteteve
Serbia 8.5 mln USD
Sllovenia 3.8
Kroacia 5.5
Bosnja 3.7
Mali i Zi 0.5


Borxhi publik rritet me 20 miliarde leke

TIRANE- Borxhi publik i Shqiperise ka njohur nje rritje galopante vetem pergjate tre muajve te pare te ketij viti. Rritja e investimeve publike para fushates elektorale per zgjedhjet e 8 majit ka bere qe qeveria te heqe dore nga politika e ndjekur pergjate vitit te shkuar per mbajtjen nen kontroll te borxhit duke liruar tashme doren. Te dhenat me te fundit zyrtare nga Ministria e Financave raportojne per nje rritje me plot 20 miliarde leke e borxhit publik vetem per tre muajt e pare te ketij viti, shifer tejet e larte krahasuar me treguesit aktual te stokut te borxhit te vendit.


Shqiperia e mbylli vitin 2010 me nje borxh publik ne nivelin e 715 miliarde lekeve, pas perpjekjeve te qeverise per te ulur shpenzimet me qellim mbajtjen e ketij treguesi nen 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Por kjo gje nuk mund te thuhet per tre muajt e pare te vitit 2011. Nese deri ne fund te 2010, borxhi total i vendit ishte 715 miliarde leke, vetem per nje cerek viti ai u rrit ne 735 miliarde leke. Nga te dhenat, mesohet se pjesa derrmuese e borxhit gjate kesaj periudhe eshte marre ne tregun vendas. Keshtu, nese kemi te bejme me nje rritje totale prej 20 miliarde leke, plot 18 miliarde leke jane marre nga bankat apo individet me ane te bonove te thesarit.

Pjesa me e madhe e borxhit publik te vendit perbehet nga borxhi i brendshem. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave, rreth 425 miliarde leke jane borxh i marre nga qeveria, kryesisht prej bankave vendase, ndersa 310 miliarde leke jane borxh i jashtem. Ne kete borxh hyn edhe ai prej 400 miliarde euro i marre nje vit me pare nga qeveria nepermjet eurobondit.


Per sa i perket borxhit te brendshem, pjesa me e madhe e tij perbehet nga instrumentet afatshkurter, sic jane bonot e thesarit. Borxhi i marre ne kete forme perben rreth 57 per qind te totalit te borxhit te brendshem te qeverise, ndersa mesohet se me te preferuarat kane qene bonot e thesarit me afat maturimi 12 mujor dhe ato me afat gjashte mujor.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit