Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mes shumë diskutimesh dhe debatesh nga ana e maxhorancës dhe opozitës, Kuvendi miratoi në seancën e sotme buxhetin faktik për vitin 2010.
Pas votimit në tërësi, votimi elektronik ka vulosur miratimin e buxhetit me 71 vota pro dhe 53 vota kundër. Gjatë diskutimit të buxhetit faktik 2010 në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi shkëmbyen akuza me njëri-tjetrin.
Kreu i grupi parlamentar të PS-së, Ruçi akuzoi Berishën se është i vetmi kryeministër që merret me opozitën, ndërsa bëri një krahasim mes çmimeve të qeverisjes së socialistëve dhe asaj demokratike, duke vënë në dukej rritjen me disa herë të tyre.