Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Miratohet ne parim ndryshimi i buxhetit

Publikuar me : 20.07.2010 Ne : Politike - 149 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pas 12 ore debatesh, miratohen ne parim, pa votat e opozites, shkurtimet ne buxhet per 6-mujorin e dyte te ketij viti


Seanca e djeshme solli perplasje PD-PS. Perplasen grupet per kohen e deputeteve. PS braktis sallen

TIRANE - Mazhoranca miratoi dje ne parim, pa votat e opozites, projektligjin per shkurtimin e shpenzimeve buxhetore per gjysmen e dyte te vitit 2010. Pas 12 ore debatesh te ashpra per rishikimin e buxhetit te shtetit, mazhoranca kaloi ne miratim ne parim ndryshimet e parashikuara prej tyre. Nga ana e saj, opozita kritikoi ndryshimet qe po behen ne buxhet.


Sipas deputeteve te majte, vendi ndodhet ne nje situate kritike ekonomike dhe kerkon nje rishikim me te mire per sa i perket zerave qe do te shkurtohen ne buxhetin e shtetit. Megjithese opozita paralajmeroi nje perkeqesim te situates me keto ndryshime, kjo gje nuk e ndaloi mazhorances qe te miratonte me votat e saj projektligjin Per disa ndryshime ne buxhetin e shtetit per 6-mujorin e dyte te vitit 2010.


Seanca maratone e dites se djeshme u shoqerua me perplasje midis shumices dhe pakices, madje duke sjelle edhe nderprerjen e seances plenare. Ishte mbyllja e parakohshme e pikes se pare te rendit te dites, diskutimi mbi projektbuxhetin qe solli edhe acarimin e opozites ne Parlament.


Ne emer te grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, kerkoi vijimin e diskutimeve, pasi, sic tha edhe ai, kryetaret e komisioneve te PS ne Kuvend nuk kishin folur dhe ishte radha e tyre per te marre fjalen.


Por, kryetari i grupit te PD, Astrit Patozi, shprehu deshiren qe ky debat te mos zhvillohej fare dhe te mbyllej per te filluar me piken tjeter te rendit te dites, votimin e buxhetit. Deklarata e zyrtarit te larte demokrat ka shkaktuar debat ne radhet e opozites, duke sjelle edhe nderprerjen e seances per disa minuta. Kjo nderprerje u lajmerua nga kryetari i seances, Ardian Turku, ne menyre qe dy kreret e grupeve politike te zgjidhnin midis tyre kete ceshtje.


Socialistet kerkuan serish mbarimin e fjaleve te deputeteve te tyre. Por, drejtuesi i seances i kerkoi Ilir Beqes mbajtjen e fjales ne emer te grupit. Pavaresisht debateve, deputeti socialist shprehu qendrimin e opozites. Pas mbarimit te fjales, grupit Parlamentar Socialist, duartrokiti dhe me pas la sallen e Kuvendit.


Pas kesaj, ne emer te grupit te PD, mori fjalen Ridvan Bode. Nder te tjera, ai ftoi opoziten qe te miratojne se bashku nje rregull fiskal me shumice te cilesuar mbi borxhin publik, ne menyre qe asnje mazhorance te mos beje ndryshime pa votat e opozites. Me mbarimin e fjales se tij, seanca maratone vijoi me votimin ne parim. Prezent ne salle ishin 71 deputete. Projektligji u miratua me te gjitha votat e pranishme, pa asnje vote kunder dhe abstenim.


Ne kete menyre, projektligji i kalon komisioneve parlamentare per miratimin nen per nen dhe me pas votimin ne seancen e ardhshme.
Ndryshimet e miratuara mbreme synojne mbajtjen nen kontroll te nivelit te borxhit publik dhe deficitit buxhetor. Per sa i perket borxhit, qeveria parashikon vetem mbajtjen e tij ne nivelet e 59.5 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, ndersa parashikon nje deficit 3.1 per qind ose 38 miliarde leke.


Gjithashtu, parashikohet shkurtimi i shpenzimeve me rreth 39 miliarde leke, nga te cilat 20 miliarde jane ne zerin e investimeve si dhe ulja e nivelit te te ardhurave me rreth 27 miliarde leke.


Parashikohet qe te ardhurat te jene ne nivelin e 334 miliarde lekeve, ndersa shpenzimet ne rreth 372 miliarde leke. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat pakesohen me 16.3 miliarde leke duke arritur ne 230 miliarde leke. Me ulje gjithashtu parashikohen edhe te ardhurat nga pushtetit vendor, ku nga rreth 21 miliarde qe ishin parashikuar ne fillim te vitit tashme jane ne nivelin e 15.5 miliarde lekeve. I vetmi tregues qe paraqitet me rritje jane te ardhurat jo-tatimore, te cilat parashikohet te arrijne ne 28 miliarde leke.


Ministrite qe preken nga shkurtimi i buxhetit

Ne ndryshimet e miratuara per buxhetin e ri, Ministria e Puneve Publike eshte ajo qe preket me shume. Fillimisht, kjo ministri ishte parashikuar te kishte nje buxhet prej rreth 52 miliarde leke, nga te cilat 37 miliarde do te shkonin per ndertimin e rrugeve nacionale.


Por, shkurtimi i ndjeshem i fondeve per kete dikaster prek se tepermi zerin e investimeve ne rruget nacionale, shkurtimet e te cilave perbejne mbi dy te tretat e shkurtimeve totale per Ministrine e Puneve Publike. Me ulje te konsiderueshme te fondeve ne raport me buxhetin total te saj do te perballet edhe Ministria e Bujqesise. Fillimisht, kesaj ministrie i ishte ndare nje fond prej 6.8 miliarde lekesh, ndersa tashme propozohet shkurtimi i tyre me rreth 1.8 miliarde leke.


Pjese me e madhe e shkurtimeve, prek investimet ne veprat qe sherbejne per vaditjen dhe kullimin. Me 5.8 miliarde leke jane ulur fondet per Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Nga totali prej 43.8 miliarde lekesh qe ishte miratuar fillimisht, tashme Ministria e Arsimit do te duhet te zhvilloje projektet e saj duke pasur ne dispozicion 38 miliarde leke.


Per sa i perket Ministrise se Shendetesise, gjate gjashtemujorit te ardhshem do te duhet ta mbylle ne mungese te rreth 4 miliarde lekeve. Pjesa me e madhe e shkurtimeve per Shendetesine do te behen tek zeri i sherbimit dytesor, i cili ulet me 2.6 miliarde leke.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit