Publikuar me : 02.09.2011 Ne :
Sociale - 43 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Afërdita Dreshaj dhe Anja Saranoviç
Një foto e shkrepur gjatë provave të Miss Universe, në të cilën pozojnë së bashku përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Serbisë ka shkaktuar reagimin e disa mediave serbe, të cilat e kanë akuzuar bukuroshen Anja Saranoviç si ‘tradhtare”. Poza e dy bukurosheve ballkanase (Afërdita Dreshaj dhe Anja Saranoviç), e cila u shpërnda më pas në rrjetet sociale, u komentua në Serbi si një farë njohjeje e shtetit të Kosovës nga përfaqësuesja serbe.
E gjendur në mes të polemikave për diçka krejt të zakonshme, bukuroshja serbe është detyruar të mohojë akuzat, duke i dhënë justifikimit të saj nuancat nacionaliste. “Unë mbështes politikën e vendit tim. Fotoja nuk do të thotë se unë e njoh pavarësinë e Kosovës, sepse Kosova është serbi, është Jeruzalemi serb”, është shprehur Anja Saranoviç.