Bluzat e bardha nuk i njohin te drejtat e pacienteve, por edhe keta te fundit nuk eshte se kane informacion mbi te drejtat qe gezojne. Ky eshte konkluzioni i nje studimi te mbeshtetur nga fondacioni Soros qe u prezantua diten e djeshme nga Qendra Kombetare e Cilesise se Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore (QKCSA).
Per kete arsye u prezantua po dje gjate nje seminari ne prani te perfaqesuesve te Ministrise se Shendetesise edhe Karta per te Drejtat e Pacienteve, nje dokument unikal qe synon te informoje doktoret edhe pacientet vete rreth te drejtave te ketyre te fundit.
16 pika te detyrueshme
Kjo karte permban 16 pika te detyrueshme te zbatohen nga personali shendetesor dhe institucionet shendetesore. Mirepo ky dokument, nje rregullore e miratuar edhe nga Ministria e Shendetesise qe u garanton pacienteve ne qendrat shendetesore nje sere te drejtash, rezulton i panjohur per nje pjese te punonjesve ne sistemin shendetesor ne vend.
Sipas studimit te realizuar ne 13 spitale rajonale, perfshi edhe spitalet e kryeqytetit, rezulton se ka probleme te dukshme me njohjen dhe garantimin e te drejtave te pacienteve. Ka aspekte qe respektive, ne kete drejtim, por ka edhe nje sere mangesish, pohoi doktori i njohur Isuf Kalo, sipas te cilit 36perqind e mjekeve i njohin plotesisht te drejtat e pacientit, 55perqind i njohin pjeserisht, nderkohe qe 9perqind nuk i njohin aspak keto te drejta.
Studimi u krye permes nje ankete, se ciles iu pergjigjen edhe vete pacientet. Nga 260 pyetesore te plotesuar nga vete pacientet rezulton se 50perqind prej tyre nuk i njohin te drejtat e tyre, 25perqind i njohin pjeserisht, nderkohe qe 25perqind te tjere njohin plotesisht keto te drejta. Nderkohe pacientet e pyetur nga gazeta konfirmojne se nuk i njohin te drejta e tyre por do te ishte e domosdoshme qe keto te drejta me shume se te behen te njohura te fillojne te respective nga personeli shendetesor.
Kush paguan demin, doktori apo spitali?
Karta e te Drejtave te pacienteve duhet te njihet dhe te zbatohet. Eshte e rendesishme qe te gjithe aktoret te punojne per informimin dhe zbatimin e kesaj karte, u shpreh Valbona Çarcani pergjegjese e programit te shendetit prane Fondacionit SOROS. Nderkohe te pranishmit ne seminar theksuan se kjo karte duhet te behet ligj ne te kundert nuk do te ishte e zbatueshme.
Nese ne piken 14 thuhet se pacienti ka te drejte per kompensim ne rast se demtohet nga ndonje gabim mjekesor, ketu nuk shpjegohet nese kompensimi do te jete nga institucioni ku shaktohet demtimi apo nga individi, punonjes i ketij institucioni qe e shakton kete demtim, u theksua ne seminar nga te pranishmit.
Karta Shqiptare e te Drejtave te Pacienteve
1 E drejta per masat parandaluese
2 E drejta per akses
3 E drejta per Informim
4. E drejta per pelqim
5. E drejta per Zgjidhje te lire
6. E drejta per privatesi dhe konfidencialitete
7. E drejta e respektimit te kohes se pacientit
8. E drejta per te marre sherbim shendetesor cilesor te standardeve te larta.
9. E drejta per sherbim te shendetesor te sigurte dhe te mbrojtur nga rreziqet
10. E drejta per te perfituar nga novacionet dhe arritjet shkencore bashkekohore mjekesore.
11. E drejta per te evituar vuajtjen dhe dhimbjen e panevojshme
12. E drejta per trajtimin ne baze te vecorive individuale
13. E drejta per ankimim
14. E drejta per kompensim
15. E drejta per tu organizuar Aktivisht ne shoqata joqeveritare per te bere avokatin/mbrojtesin e te drejtave te pacientit.
16. E drejta per te marre pjese aktive ne politikeberjen ne fushen e shendetesise dhe permiresimin e cilesise ne sistemin shendetesor