|
Mlladic, ne Beograd te Ri, Serbia 10 milione euro per kapjen e tij
Publikuar me : 28.10.2010 Ne :
Kronike - 104 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Serbia do ta rrite ne 10 milione euro shperblimin per informaten, e cila do te conte ne kapjen e te akuzuarit te Tribunalit te Hages, Ratko Mlladiq.
Ky propozim do te gjendet sot ne mbledhjen e qeverise dhe mendoj se do te miratohet, i tha Radios Evropa e Lire shefi i zyres per media ne qeverine serbe, Milivoje Mihajlloviq.
Shperblimi i pare qe u shpall ne tetor, 2007 ishte nje milion euro. Departamenti amerikan i Shtetit gjithashtu ka shpallur nje shperblim tjeter per kapjen e te shumekerkuarit Ratko Mlladiq ne vlere prej 5 milione dollare.
Krimineli i shumekerkuar serb per krime lufte, gjenerali serb Ratko Mlladiq dyshohet se po fshihet ne pjesen e Beogradit te Ri.
Kjo eshte bere e ditur ne nje shkrim te gazetes amerikane New York Times, e cila shkruan se krimineli me i kerkuar ne Evrope pas ikjeve dhe fshehjes se tij per 15 vjet te siguruar nga shteti dhe ushtria, se fundi sigurisht se fshihet ne Beogradin e Ri, sigurisht sic shkruan gazeta, me ndihmen e perkrahesve te tij me te besuar.
Ai ne moshen e tij 68 vjecare, supozohet se eshte i semure dhe i izoluar dhe sigurisht sic thuhet leviz ne disa apartamente ne Beogradin e Ri.
Gazeta NYT, citon nje hetues serb, i cili ben te ditur se rrjeti i mbrojtjes se Mlladicit eshte ngushtuar ne nje apo dy veta, te cilet jane te lidhur me ish-Armates Jugosllave. Ai sic thuhet leviz ne disa banesa, ndersa shfrytezon ne muaj 200 euro per ushqime. Per dallim nga kjo, Mlladic jetonte ne nje shtepi me garden e tij private prej 52 pjestareve dhe kater automjete transportuese, me te cilat ishte paraqitur disa here ne opinion deri ne vitin 2001. Pas vitit 2002 ai eshte hetuar se po jetonte ne lagjen Topcider te Beogradit, ndersa nga ajo periudhe i jane humbur gjurmet.
Aksionet per kapjen e kryekriminelit serb gjithnje kishin deshtuar. Diplomatet perendimor por edhe analistet serb dyshojne ne te gjitha rastet, duke pohuar se shteti kishte mbrojtur kriminelin Mlladic. Kjo loje ka vazhduar per gjashte vite. Ata presin qe ai te vdes nga sulmi ne tru apo nga veshkat, edhe andaj ne kete menyre shpresojne se do te behen pjese e BE-se, por duke mos bere asgje, ka theksuar nje diplomat evropian per NYT.
Mlladic akuzohet si pergjegjes per masakren e Srebrenices dhe krime tjeter. Ne Srebrenice ai ka dhene urdher per vrasjen e 10 mije civile boshnjake, prej te cileve 3.500 femije, nje nga masakrat me te renda qe njeh njerezimi pas luftes se dyte boterore. (INA)
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 61 here.
Kisha e Voskopojës, foto arkiv
Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjeçare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike.
Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategorisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|