Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Modeli i rrenojave

Publikuar me : 02.06.2011 Ne : Kulture - 215 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit ngjan sikur po ben nje rishqyrtim te pasurise filmike, fotografike apo e te dhenave te rezervuara ne disa dekada. Edhe rinovimi i faqes zyrtare te internetit percjell kete frymezim te ri e te vonuar ndaj trashegimise qe ruhet aty e qe nuk eshte thjesht kombetare.


Botimet jane nje forme e perpunimit dhe promovimit te memories se AQSHF. Ato vuajne mungesen e konceptimit sipas kritereve te botimeve arkivore, dhe materiali vizual shpesh cohet shkon dem me menyren jokorrekte te prezantimit.


Ne dhjete vitet e fundit jane botuar histori te kinemase, guida te filmit shqiptar, monografi e kataloge per regjisore, aktore e operatore karriere. E reja nga kjo fushe eshte nje guide mbi kinemane vetem per kryeqytetin shqiptar pergjate 85 viteve.


Arti i shtate ne Tirane me autor Spiro Mehillin, hartues i disa librave, kryesisht monografi mbi figura te Tiranes se vjeter, u prezantua dje ne Arkivin e Filmit.
Ai shkruan nje histori per objekte qe as rrenojat su kane mbetur, nje histori te atyre qe sjane. Por jane kujtimet si fillim, jane arkivat, shteterore e personale, bashkekohesit te gjalle e te vdekur qe kane deshmite.


Mehilli percjell kontrastet e historive per kinemate e kryeqytetit qe do te thote transformimet qe pesuan ne kohe, nderrimin e funksioneve, nga vende kulturimi ne vende denimi apo ne vende ku merrej nje kulture masive qe nuk i ngjante me atij modeli qe kishin dashur ata qe i ngriten.


Rasti i kinemase se pare e te vertete ne Tirane, e quajtur Nasional bart fatin e gjithe te tjerave. Nasional eshte model i marredhenieve te shtetit me sipermarresit private qe investuan mijera napolona ne kete lloj kulture.


Projektimi i kinemase teater ze fill ne muajt e pare te Tiranes kryeqytet, me 1925. Inxhinieri Xhuf Koljanka, industrialisti Alqi Hobdari dhe deputeti Ferit Vokopola, krijuan ne vere te ketij viti shoqerine aksionere Kino-Theater Nasional. Eshte Shoqeria e Pare Kinematografike.


Per ta mbajtur ne kembe kete sipermarrje i kerkuan mbeshtetje qeverise, duke argumentuar se qellimi nuk ishte tregetia por ngritja e nivelit artistik e kulturor te vendit. Kerkesa u refuzua, por Hobdari dhe Koljanka, kembengulin dhe i kujtojne Keshillit te Ministrave se arsyet qe i shtynin te ngrinin nje veper te shenjte duke vene ne rrezik mijera napolona, ishte ideali patriotik.


Veren e vitit 1926, Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin mbi subvencionimine shoqerise Kino-Thetare Nasional
Tue marr parasysh iniciativen teper me rendesi te shoqerise Kinema Teater Nacjonale per te celur nje Institut Artistik i cili ka per te zhvillum ndjesi artistike te popullit dhe ka per ti sherbyer mjaft ceshtjes se edukates se brezit te ri, tue e larguem kete nga cfaqesimet e pa adaptueme me edukaten e moralin e duhun, e shofim teper te nevojshme qi ti vehen lehtesimet e duhuna ketij instituti per tu mekembuem brenda nji kohe te shkurter.


Me qellim pra, qi ti jepet nji ndihme kesaj shoqnije tash ne fillim e siper, e cila detyrohet te bame sakrifica te medha financiare dhe tue ditun se derisa te stervitet populli yne me te ketilla te cfaquna serioze, ka per te kerkuem nje kohe e gjate ne te cilen shoqnia nuk mund te nxjerrij shpenzimet e ne keto vjete e para, e gjejme tarsyeshme ti bahet ndihma ne kete menyre qi parashifet ne projektligjen e bashkangjitur.


Sipas zotimeve te bame, shoqnija ka per te sjellun filam te vecante per nxenesit e shkollave, te cilet do te hyjne gratis krye pesembedhjete ditesh dhe kjo gje ka per te qene teper e dobishme per mesimet e ndryshme te shkolles, tue i bamun keto konkrete ashtu si jane tue u ba ne te gjithevendet e qytetenueme.


Vecanerisht dihet se zhvillimi i ndjenjave artistike serioze ne popull ka nje rendesi te vecante mbasi djelmenia sot terhiqet neper kafeshndanet dhe gazino ku nuk ndigjon gja tjeter vec kangave te huaja dhe te papajtueshme me moral.


Çelja e nji instituti te ri me parime artistike kombetare ka per te rritur moralin e popullit dhe ka per te stervitun kete me shijue vepra te nji arti te vertete te bazuem ne forcen e edukates kombetare.


Pervec kesaj, elementi femnuer, i cili deri me sot nuk e ka pasur fatin me marr pjese neper cfaqesina kinema-teatrore, po i jepet rasti qi mund te shijoje vepra artistike dhe ne kete menyre familja shqiptare do te mund te hedhin hapat e para ne parimin e deshirueshem tue iu afruem jetes occidentale...


Drejtori Pergjithshem, P.Pogoni d.v.
Kinema Teater Nasional hapet me 22 qershor 1926. Me 600 vende, me lozhe e galeri. Spiro Mehilli thote se Nasional foton e te ciles e ka zgjedhur per kopertine te librit, mbetet kinemaja me e mire ne historikun e kinemave qe ka patuar Tirana. Ajo nisi me projektimin e filmave memece, me dy aparatura projeksioni te markes BAYER dhe ZEISS. Ate vit kryeqyteti numeronte 2816 shtepi me 16513 banore, nga keta 12513 vendas dhe 4000 te ardhur me statusin e ri qe fitoi Tirana.


Me 1930 Nasional u be prone e vellezerve Beshiri. Nga te ardhurat, pronaret i detyroheshin shtetit nje takse prej 10 franga ari ne dite.
Ne vitin 1939 objekti u dogj, demi ishte 500 napolona. U mekemb shpejt, ne vitin 1940 dhe nderroi emer. U quajt Kinema Rex. Kishte serish 600 vende. Inaugurimin e saj e beri mekembesi i mbretit, Francesco Jacomoni.


Kur autori Mehilli thote se Nasional ishte me e mira, ka parasysh parametrat moderne te objektit, kushtet e ngrohjes dhe ftohjes, po edhe te higjienes. Kinemate ne pergjithesi ishin nen mbikeqyrjen e nje ekipi te bashkise. Te mos flasim per gjendjen e mjerueshme ku u katandisen kinemate ne periudhen e regjimit, WC-te e tyre ne vitet shtatedhjete, shton autori.


Kjo pasuri kulturore dhe arkitekturore e kryeqytetit, me emrat Rozafat, Parisi, Kursali, Ideali, ne vitin 1967, ishte rrudhur deri ne 3 kinema.
Nasionalin e famshem, thote auori, qe kishte marre tashme emrin e trete politik Kinema 17 Nentori, do te mbahej mend per gjyqet popullore. Ne vitet 2000, ne gjurmen e tij te fundit u ngrit nje qender tregtare.


Per kete guide qe bashke me objektet tregon edhe repertorin filmik, Spiro Mehilli merr shkas nga kujtimet e tij te femijenise. I ati, Vasil Mehilli, ishte biletashites ne Kinema Gloria (Imperial dhe Republika me pas) dhe ne vitet 1934-1935, pergjegjes i kinemase. Te kjo veper e inxhinier Strazimirit, punoi operator edhe xhaxhai i tij, Andrea.
Autori ka mbledhur deshmi nga pasardhes te ish pronareve te kinemave te para ne Tirane, Nuri Beshiri, Nasi Hobdari, Reshat Qosja, Halit dhe Ali Sheqeri dhe Njazi e Bardhyl Lleshi, Igli Kamber Bego, Aleksander Janku etj..


Lufta dhe paqja


Foto e kinemase Imperial e vitit 1940-1941. Frekuentimi i kinemave ne vitet luftes ishte i admirueshem. Nga argetimet e rregullta qe gezonin te huajt te cilet shkonin ne menyre te organizuar. Pas vitit 1939 Italia ishte vendi kryesor per importin e filmave nga Italia. Situata ndryshoi disi gjate pushtimit nazist, kur administratoret iu kthyen prurjeve nga vende te ndryshme te Europes dhe Amerika. E rendesishme ishte qe distribucioni ne Tirane te ishte i tille qe te respektohej larmia, jo nje film ne kinema te ndryshme. Pas vitit 1945, gjithcka u permbys.


Per dimer Skenderbeg per dimer, Skenderbej per vere


Me emrin e heroit kombetar Tirana kishte dy kinema, nje dimerore Skenderbeg qe ndodhej ne Rrugen e Elbasanit, dhe Skenderbej kinema verore qe sic shihet nga fotoja ndodhej prane sheshit. Prone e Sheqerajve e cila ne vitin 1947 pati fatin e gjithe kinemave private u konfiskua nga shteti. Ne Bulevardin Zogu I ndodhej edhe Kinema Donika, gjurme te te ciles nuk ekzistojne. Ishte tipike per kinemate verore, qe pjesa e ekranit dhe kabines se shfaqjes se filmit te mbulohej me nje cope, qe te mos dukej drita, sidomos ne kohe lufte.


Elita te Savoja


Kinema-teater Savoja (me vone Kosova, pastaj Teatri Popullor), ishte kompleksi multikulturor me i preferuar qe ishte ngritur nga arkitekte italiane si nje vend clodhjeje per komunitetin e te huajve ne Tirane.


'
Komente
nga : OJkEVgwGE
Koment publikuar ne daten 15.08.2011
Pin my tail and call me a donkey, that really hepeld.

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit