Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Moisiu: Anetaret e Kushtetueses te mos zgjidhen sipas preferencave politike

Publikuar me : 12.02.2010 Ne : Kuriozitete - 361 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Ish-presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, thekson se anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese nuk duhet te zgjidhen sipas preferencave politike, por sipas integritetit profesional. Ne nje interviste per gazeten "Shekulli", Moisiu ve ne dukje se shpeshhere ne pelqimet qe ka dhene Kuvendi per anetaret e Gjykates Kushtetuese, perzgjedhja e tyre ka marre edhe konotacione politike. Per sa u perket vendimeve te dhena per rrezimin e paktit detar me Greqine dhe rrezimin e ligjit te lustracionit, ish-kreu i shtetit u shpreh se vendimet e Gjykates kane qene te bazuara ne Kushtetuten dhe interesat e vendit. Ne kete menyre, sipas Moisiut Gjykata Kushtetuese deri me tani ka pasur nje zhvillim pozitiv dhe per kete arsye ky zhvillim duhet te ruhet nga presionet e politikes.



Z. Moisiu, si e gjykoni rolin e Gjykates Kushtetuese gjate gjithe ketyre viteve perballe presioneve te politikes?
Gjykata Kushtetuese eshte nje institucion i ri, i cili ka ardhur me ndryshimet demokratike pas viteve 90. Eshte nje nga institucionet qe vertet ka treguar pavaresi dhe ka treguar integritet, i cili ka ardhur ne rritje, sepse une e permenda qe konstitucionalizmi eshte i rendesishem, por integriteti eshte shume me i rendesishem ne kete rast. Ai i ri qe eshte pjese e Gjykates Kushtetuese duhet te mos i bindet asgjeje, pervec Kushtetutes dhe ligjit, interesave te vendit dhe atyre demokratike. Une nuk e lidh absolutisht me keto vendimet e fundit qe ka dhene Gjykata Kushtetuese, por e kemi problemin tek ceshtja e integritetit sepse klasa jone politike per fatin tone te keq, deri me tani ka treguar shume luhatje, shume zigzage ne zhvillimet e saj dhe ne teresi ne menyren e sjelljes se saj, ndersa Gjykata Kushtetuese nuk mund te them se nuk ka bere gabime, por ajo ka ardhur ne rritje. Shqetesimi im edhe si ish-kryetari i shtetit dhe si qytetar i ketij vendi bashke me te gjithe te tjeret, eshte sesi ta ruajme kete arritje. Jo vetem ta ruajme, por edhe si ta ndihmojme qe kjo te zhvillohet me tej. Kushtetuta e ka percaktuar qarte se emerimin per anetaret e Gjykates Kushtetuese e ben Presidenti dhe pelqimin e jep Parlamenti. Por, ne nuk mund te rrime indiferente, pasi jemi qytetare te ketij vendi, duhet ta shprehim shqetesimin tone sesi kjo pune te behet me mire. Kete shqetesim e shprehen edhe ambasadoret e huaj. Ata nuk erdhen per te qene degjues apo vezhgues, por per te shprehur rendesine qe ka kjo ceshtje.


Si mendoni, cili duhet te jete mekanizmi i reformimit te Gjykates Kushtetuese?
Sot problemi nuk eshte me shume reformimi sesa eshte problemi, kur ne jemi ne prag te zgjedhjes se gjashte anetareve te rinj. Ajo nente anetare ka, gjashte i bie shumica. Keta anetare duhet qe te mos zgjidhen nisur nga aspekti politik, militantist por te zgjidhen ne aspektin profesional dhe integral sepse kjo eshte teper e rendesishme. Gjykata Kushtetuese gjate ketyre viteve te fundit, gjate kohes qe kam qene une ne krye te shtetit edhe ne vazhdim ka marre vendime apo ka abroguar vendime e ligje, qofte kur ne pushtet ka qene e majta dhe qofte tani kur ne pushtet eshte e djathta. Pikerisht, kjo eshte detyra e saj, qe te ruaje integritetin, kushtetueshmerine dhe te ruaje zhvillimin demokratik te vendit tone. Eshte e rendesishme qe te zbatohet parimi "check and balance" (Kontroll dhe ekuilibrim). Pjesa kryesore i takon Presidentit te Republikes, pasi ai i emeron anetaret e Gjykates Kushtetuese, ndersa Parlamenti jep pelqimin. Per fat keq, ne disa raste dhenia e pelqimit eshte konfonduar dhe shpeshhere ka marre edhe konotacion politik.


Si i gjykoni zhvillimet e fundit ne Gjykaten Kushtetuese, ku jane rrezuar disa vendime sic ishte rasti per paktin detar me Greqine si dhe ligjin e lustracionit?
Une thashe qe nuk vleresoj thjesht vendimet e fundit te Gjykates Kushtetuese, e vleresoj ne teresi ate. Gjykata Kushtetuese i eshte kundervene cdo lloj vendimi qe nuk perputhet me Kushtetuten, qofte kur ne pushtet ka qene e majta, qofte edhe tani qe eshte e djathta. Kjo tregon qe ka arritur nje nivel pozitiv, te cilin ne duhet ta ruajme, ta mbeshtesim dhe ta zhvillojme me tej. Une gjykoj qe vendimet e Gjykates Kushtetuese kane qene te drejta.
Nisur nga kendveshtrimi juaj, edhe si ish-president i vendit, a ka nderhyrje direkte nga politika ne vendimet e Gjykates Kushtetuese apo ne funksionimin e saj?
Kete nuk mund ta them une, pasi kete e di Gjykata Kushtetuese, nese ka nderhyre apo nuk ka nderhyre politika. Une mund te them kete, qe Gjykata Kushtetuese ka krijuar politiken e saj ne mbrojtje te Kushtetutes ne vazhdimesi.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit