Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Moisiu: Dyshimet per zgjedhjet e ardhshme

Publikuar me : 24.11.2008 Ne : Politike - 287 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka
marre pjese ne Festivalin
Boteror te Paqes ne Londer, te
organizuar nga Federata Universale
e Paqes. Moisiu, i cili mban
statusin e Ambasadorit te Paqes
per Shqiperine ne kete Federate,
ishte njeri prej personaliteteve te
shumte boterore, si ish-presidenti
i Sllovakise, zoti Kovac, ishkryeministri
rumun, Viktor Çorba
etj., te cilet moren pjese gjithashtu
ne kete Festival.
Ish-presidenti shqiptar ka
mbajtur nje fjalim, permes te cilit
ka theksuar rendesine e paqes,
por, nga ana tjeter, ai ka renditur
edhe faktoret qe e prishin ate. "Besoj
se konfliktet krijohen jo nga
popujt, por nga udheheqesit e
tyre. Jane keta udheheqes qe, ne
kohe te ndryshme, kane shtyre
popujt e tyre te perplasen me njeritjetrin.
Si shkaqe kane perdorur
etnicitetin, racen ose besimin fetar",
theksoi Moisiu. Me tej, ishpresidenti
eshte ndalur ne rendesine
qe merr roli i udheheqesit te nje
shteti ne ndertimin e paqes, jo
vetem brenda vendit te tij, por
edhe me gjere. "Nuk ka popuj te
keqij, por ka lidere te keqij", u
shpreh Moisiu, duke shtuar se,
jane udheheqesit, ata qe duhen
fajesuar per tragjedite dhe
varferine e popujve.
Ne Festivalin Boteror te Paqes,
Kosova eshte perfaqesuar nga zoti
Idajet Hyseni. Ai tha se "Kosova,
qe prej nje viti, eshte pranuar ne
Keshillin Global te Federates Universale
per Paqe. Kjo Federate ka
lobuar per njohjen nderkombetare
te Kosoves. Tashme qe ne
Kosove eshte vendosur paqja, ne
na duhet ta ruajme ate".
Nderkohe "Shqip" u takua me
ish-presidentin Moisiu, menjehere
pas perfundimit te Festivalit
te Paqes dhe i mori intervisten
e meposhtme.
Kodi Elektoral u miratua
nga Parlamenti shqiptar.
Edhe kesaj radhe, emigrantet
nuk do te perfshihen ne votime.
Si ish-president, ju
keni qene i ndjeshem ndaj
çeshtjeve te emigracionit...
Jam shprehur edhe me pare per
kete çeshtje, ku kam theksuar se
perfshirja emigranteve ne votime
eshte nje ide e mire, pasi nje e treta
e popullit shqiptar eshte jashte
Shqiperise. Ata jane nje pjese aktive
e shoqerise, qe kane kontakt
te vazhdueshem me demokracine
dhe jane ne gjendje te kontribuojne.
Fatkeqesisht, kjo eshte
perdorur per demagogji politike.
Une kam ngulur kembe qe ne vitin
2003, ku, permes nje mesazhi derguar
Parlamentit, kerkova te krijohej
ministria apo nje komitet shteteror
per emigracionin. Madje,
ate kohe pata biseduar edhe me
Kryeministrin Fatos Nano, e me
vone, me zotin Sali Berisha. Ata
nuk e kundershtuan kete propozim,
por asnjehere s‘e kane
mbeshtetur.
Perse kjo indiference e
politikes shqiptare ndaj emigranteve?
Fatkeqesia eshte se ata i perdorin
emigrantet per demagogji.
Shume pak kane bere per ta. Kam
pershtypjen qe politika shqiptare
i ruhet emigracionit per vete arsyen
se kane nje edukate tjeter dhe,
me sa duket, kjo nuk pelqehet
shume. Jo vetem kaq, por eshte
problem shume serioz qe politika
shqiptare nuk tregon kujdes apo
nuk merret fare. Fatkeqesia e politikaneve
shqiptare qendron ne
faktin se ata kerkojne per pushtet,
jo per te ndertuar shtet. Pushteti
merret per shtet, ku secili vendos
nga nje tulle dhe sipas radhes eshte
populli qe jep besimin, kur vjen
koha e zgjedhjeve.
A besoni se nje dite do te
marre fund ky nenvleresim
ndaj emigranteve?
Shpresoj dhe besoj. E cilesoj te
domosdoshme qe duhet te marre
fund.
Le te ndalemi ne situaten
parazgjedhore ne Shqiperi.
Te gjithe pyesin: A do te kete
zgjedhje me standarde evropiane
ne vitin 2009? Cili eshte
mendimi juaj?
Ështe evidente qe jemi ende
larg zhvillimit te zgjedhjeve normale
ne Shqiperi. Ne nuk kemi
ende listat apo kartat e identitetit.
Kodi eshte miratuar nga Parlamenti,
por nuk eshte nje çeshtje e
perfunduar, pasi ende nuk e ka firmosur
Presidenti i vendit, zoti
Bamir Topi. Kane mbetur vetem
disa muaj deri te data zgjedhjeve
te pergjithshme. Ne, problemin
me te madh e kemi pasur me listat
zgjedhore.
Me falni qe po kembengul:
A do te jene zgjedhjet e
2009-es te lira, te ndershme
dhe pa probleme?
Deshiren e kam te jene te tilla.
Mirepo, fakti qe po vonohen
shume, problem i regjistrimit te
popullates duhet te jete i sakte,
çeshtja kartave te identitetit eshte
ende e paperfunduar, me detyrojne
te them se e kam te veshtire
te parashikoj si do te jene. Dua te
theksoj se çeshtjen e pajisjes me
karta identiteti te shqiptareve, ia
kam parashtruar Kryeministrit te
atehershem, Fatos Nano, pas nje
vizite qe pata ne Moldavi, ne vitin
2004. Atje pashe nje skeme perfekte,
por nuk gjeta angazhimin e
tij. Jane marre me tendere e stertendere.
Une jam i mendimit se
nuk ka qene çeshtje tenderesh,
por me shume nje tejzgjatje e
qellimshme.
Duke pasur parasysh te
gjitha keto problem qe
parashtruat, mendoni se Shqiperia
rrezikon te zhvilloje
zgjedhje jo vetem te lira, por
edhe sipas standardeve te
kerkuara ne menyre konstante
nga Bashkimi Evropian?
Si qytetar shqiptar do te deshiroja
qe keto zgjedhje te permbushin
standardet e kerkuara. Por,
duke pare problemet qe theksova
me siper dhe, duke njohur mentalitetin
qe pushtetaret duan ta
mbajne apo te vijne ne pushtet me
çdo kusht, pra kam dyshimet e mia.
Si u ndiet ate dite kur nuk
u lejuat te vizitonit deputetet
ne greve urie?
Sigurisht qe nuk u ndjeva aspak
mire. Vetekuptohet qe nje ishpresident
nuk mund te ndalohet,
aq me teper qe une shkoja atje per
qellime humane, pasi nje pjese te
deputeteve greviste i njihja. Por ja
qe te ne ndodhin çudira.
Gjate kohes qe ishit President,
keni "shuar" shume
sherre politike. Nese ne te
ardhmen do t‘ju ofrohet
mundesia e te qenit mediator
per çeshtje te ndryshme,
a do ta pranonit?
Ne Shqiperi nuk ndodhin te tilla
gjera. Deri tani nuk kane
ndodhur, sepse nese nje personalitet
le detyren, e shikojne me sy
te shtrember.

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit