Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Moisiu Sulmet e Topallit ndaj Presidentit jane te pabaza

Publikuar me : 22.09.2010 Ne : Politike - 142 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'


Sipas ish-kreut te shtetit, kryetarja e Kuvendit nuk duhet te akuzoje te tjeret per shkelje, kur ajo ka bere te tilla

Ish-presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, i cileson sulmet e kryeparlamentares Topalli ndaj kreut te shtetit si te pabaza. Duke bere nje paralelizem te ngjarjeve kur ai vete ka qene president dhe eshte akuzuar nga kjo qeveri se ka shkelur afatin me 2 dite per emerimin e kryetarit.Ti besh nje akuze te tille Presidentit te Republikes eshte nje nga akuzat me te renda.


Jane 2 shkaqe qe mund te kerkohet shkarkimi i Presidentit te Republikes, kur ka shkelje te rende te Kushtetutes dhe kur ben krime te renda. Shprehje te tilla, une mendoj qe jo vetem nuk jane te bazuara nga ana e kushtetutshmerise, por jane shume radikale dhe pavend, - tha Moisiu.Sipas paraardhesit te Topit, faj per vonesen ne plotesimin e Gjykates Kushtetuese me anetare e ka edhe rregullorja e Kuvendit qe, sipas tij, ka mangesi dhe kerkon qe te ndryshohet.


Une, sigurisht, nuk mendoj se eshte normale qe te vazhdoje kjo, por ama, nese kemi kater anetare te Gjykates Kushtetuese manget, Presidenti dergon dekrete dhe ato nuk shqyrtohen per faj te parlamentit apo presidentit, presidentit vazhdojne ti rikthehen e ti rikthehen, kjo eshte nje parregullsi ne proceduren e parlamentit, - u shpreh ish-kreu i shtetit.


Ish-presidenti i beri thirrje klases politike per me shume tolerance dhe pergjegjesi shteterore. Ai theksoi se kryetarja e Kuvendit, Topalli, nuk duhet te akuzoje te tjeret per shkelje, kur ajo vete ka bere te tilla. Nje rast te tille, zoti Moisiu e sjell kur ai vete ka qene president.


Kryetarja e Kuvendit ka thene nje fjale shume te rende per mua, jashtezakonisht te rende, por harron se edhe per vete ka bere shkelje. E kam thene disa here dhe po e perseris qe kryetarja e Kuvendit ka akoma nje dekret timin te firmosur ne vitin 2005, te cilin ajo akoma nuk e ka shqyrtuar ne parlament mbi nje gjyqtare te Gjykates se Larte, Gjinovefa Gaba, per te cilen ajo akoma nuk e ka shqyrtuar ne Kuvend.


Kjo eshte nje shkelje flagrante, - theksoi Moisiu. Ndersa per proceduren e ndjekur nga kryetarja e Kuvendit, e cila e hodhi dy here ne votim dekretin e presidentit Topi per ligjin per Pronat, pasi heren e pare mazhoranca nuk kishte votat votimin e dyfishte ne parlament te dekretit te presidentit per pronat, ish-kreu i shtetit e perkufizon vetem me nje fjale turp.


Lidhur me krizen politike, ne te cilen eshte perfshire vendi prej nje viti, ish-presidenti Moisiu thote se pergjegjesine per moszgjidhjen e krizes e kane te dyja palet, por pergjegjesia me e madhe, sipas tij, eshte e mazhorances, pasi asaj i takon ti jape fund kesaj situate. Dy dite me pare, drejtuesja e Kuvendit u shpreh se ka nje shkelje katermujore te ligjit themeltar te shtetit per kreun e Gjykates Kushtetuese.


Mazhoranca eshte shprehur e gatshme per te mbledhur ne seance te jashtezakonshme Parlamentin, po te vinte emri i kryetarit te gjykates Kushtetuese, sepse prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i kryetarit te gjykates Kushtetuese. Deri tani nuk ka ardhur, nderkohe emra te tjere kane kaluar nga komisioni i Ligjeve, te cilet me kalendarin e tyre sipas procedures se re, - theksoi Jozefina Topalli.


Akuzat e kryetares se Kuvendit per shkelje te Kushtetutes eshte edhe nje nga pikat qe parashikon shkarkimin e kreut te shtetit. Ne nenin 90 te ligjit themeltar percaktohet se Presidenti i Republikes mund te shkarkohet per shkelje te rende te Kushtetutes dhe per kryerjen e nje krimi te rende. Propozimi per shkarkimin e Presidentit ne keto raste mund te behet nga jo me pak se nje e katerta e anetareve te Kuvendit.


Neni 90. (Shkarkimi i Presidentit)

1. Presidenti i Republikes nuk ka pergjegjesi per aktet e kryera ne ushtrim te detyres se tij.

2. Presidenti i Republikes mund te shkarkohet per shkelje te rende te Kushtetutes dhe per kryerjen e nje krimi te rende. Propozimi per shkarkimin e Presidentit ne keto raste mund te behet nga jo me pak se nje e katerta e anetareve te Kuvendit dhe duhet te mbeshtetet nga jo me pak se dy te tretat e te gjithe anetareve te tij.

3. Vendimi i Kuvendit i dergohet Gjykates Kushtetuese, e cila, kur verteton fajesine e Presidentit te Republikes, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit